Njoftim

NJOFTIM PËR FILLIMIN E SHKOLLËS SË AVOKATISË Njoftohen te gjithe asistent avokatet që janë regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për frekuentimin e Shkollës së Avokatisë se, ditën e Martë datë 16 Nëntor 2021, fillon viti i ri akademik për sezonin 2021 = 2022. Mësimdhënia do të zhvillohet në auditorë pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe asistent avokatët do të jenë të ndarë në grupe. Përbërja e grupeve është bërë kryesisht mbi bazën e rendit alfabetik dhe ndarjen teritoriale të kandidatëve, bazuar regjistrimit pranë DHASH, sipas rubrikës për këtë qëllim. Kompozimi i grupeve gjendet në rubrikën si më poshtë.(Kliko këtu) Ju bëjmë me dije gjithashtu se të gjithë studentët të kontrollojnë saktësinë e emrit, mbiemrit dhe rrethit ku kryejnë stazhin për avokat dhe në rast se konstatojnë pasaktësi, duhet të kontaktojnë pranë DHASH për të bërë korigjimet përkatëse, pasi mbi bazën e këtij publikimi do të përpilohen edhe certifikatat në përfundim të sezonit. Aplikantët që nuk gjejnë emrin në listat e publikuara duhet të interesohen për tu regjistruar. Për periudhën 27 Dhjetor 2021 deri ne daten 3 Janar 2022 nuk do të zhvillohet mësim. Ju faleminderit dhe ju urojme një sezon të mbarë. Bordi Shkencor i DHASH