Njoftim mbi Provimin "Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërsië"

Dhoma Kombetare e avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar  kërkesave të ligjit nr.9109 dt 17.07.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërsië”, neni 26 i tij, do të zhvillohet ditën e Premte datë 06  Maj 2016, ora 15.00 dhe datë 07 Maj 2016, ora 10.00 . Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.
Të gjithë personat e interesuar dhe

që plotësojnë kriteret sipas nenit 25 dhe 25/1 të ligjit të mësipërm, apo ata persona që janë diplomuar në universitetet brenda apo jashtë vendit përpara dates 01 Nëntor 2012,  duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojne ditën e Mërkurë dt.06 Prill 2016 dhe përfundojne në datën 04 Maj 2016.
Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë.
Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatise, duhet të kenë më vehte edhe fotokopje të çertifikatës së lëshuar për këtë qëllim si dhe fotokopje të noterizuar të diplomës MASTER. Kandidatët sipas këtij paragrafi që nuk kanë shlyer detyrimet financiare të frekuentimit të Shkollës, duhet të shlyejnë detyrimet e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.
Për sqarime më të hollësishme mund të merni informacion në nr. e telefonit 042251876; 042252057.

Keshilli Drejtues i DHKASH