Njoftim mbi ndryshime dhe shtesa te ligjit 9136 date 11.9.2003

Dhoma Kombetare e Avokatise ben me dije te gjithe avokatet se diten e Premte date 13 Maj 2016, ora 10.00 u zhvillua ne seance plenare ne Gjykaten Kushtetuese gjyqi me pale kerkuese Dhoma Kombetare e Avokatise kunder subjekteve te interesuara Kuvendi i Shqiperise dhe Keshilli i Ministrave, me object Shfuqizimi si te papajtueshem me Kushtetuten te nenit 4 te ligjit 143/2015 "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin 9136 date 11.9.2003", "Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise". Kerkesa e jone ishte rjedhoje logjike e aksioneve te ndermara nga Dhoma Kombetare e Avokatise, per te kundershtuar ndryshimet ne ligj, te cilat kane sjelle si pasoje rritjen drastike te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga ana e profesioneve te lira ne pergjithesi dhe avokateve ne vecanti.
Seanca plenare u mbyll pas rreth 2 ore diskutime dhe trupi gjykues I Gjykates Kushtetuese pritet te mare vendimin perkates. Nderkohe te gjithe ne jemi ne pritje te ketij vendimi.