Njoftim mbi sezonin e ri te Shkollës së Avokatisë

Dhoma Kombëtare e Avokatise njofton se në datën 15 Tetor 2016 fillon sezoni i ri i programit të trajnimit 1 vjecar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë,për sezonin 2016 - 2017.


Programi do të zhvillohet i ndarë në grupe, ku çdo grup do të frekuentojë mësimin dy ditë në javë, prej orës 16’30 deri 20’30. Ndarja dhe përbërja e grupeve do të komunikohen në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ndarja e grupeve do të bëhet mbi bazë rrethi, ku asistentët me banim në Tiranë do të frekuentojnë shkollën dy ditë në javë, ndërsa të rretheve, vetëm ditën e Shtunë, për të eleminuar vështirësitë që mund të paraqesë frekuentimi në dy ditë.
Regjistrimet për pjesëmarjen në programin e trajnimit për sezonin 2016 – 2017 fillojnë në datën 02 Shtator 2016 dhe përfundojnë në datën 10 Tetor 2016.

Përveç dokumentave sipas formularit tip të regjistrimit të kandidatëve për asistent avokat, në mungesë të kartonit të diplomës, aplikantët duhet të paraqesin domosdoshmërisht vërtetimin përkatës të lëshuar nga fakulteti i drejtësisë i universitetit përkatës, së bashku me certifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me Dhomën Kombëtare të Avokatisë me nr. telefoni 04 2 251876.