Njoftim për fillimin e SHKA dhe Grupet

Njoftohen të gjithë kandidatët e regjistruar pranë SHKA se sezoni i ri i programit te trajnimit fillestar per periudhen Tetor 2016 Korrik 2017 fillon ditën e Martë në datën 25 Tetor 2016, ora 16.00, në ambientet pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Ditën e Martë datë 25 Tetor, do të paraqiten të gjithë kandidatët e grupeve nga 1 deri në 9. Kandidatët e rretheve, që përkojnë me grupet 10 deri 12, do të frekuentojnë programet mësimore çdo të Shtunë, prej orës 10.30 minuta deri në orën 18.00.


Për temat që do të zhvillohen, mënyrën e funksionimit dhe për çdo hollësi të mëtejshme do të sqaroheni nga stafi i SHKA ditën e parë të fillimit të programit mësimor.

Ndarja e grupeve të kandidatëve është sipas shpalljes Lista e Grupeve 2016 - 2017 në rubrikën Shkolla Avokatisë, mbi bazën e rretheve dhe rendit alfabetik. Kandidatet e Tiranës janë nga grupi 1 deri 9, ndërsa ata të rretheve nga grupi 10 deri 12.

Jeni të lutur të raportoni pranë sekretarisë së SHKA çdo gabim të mundshëm që do të konstatoni në shkrimin e emrit dhe mbiemrit tuaj, pasi do të rezultojë me pasoja në përpilimin e certifikatës përfundimtare.

Ju urojmë suksese për sezonin në vijim.