Njoftim per Aplikim

Per zgjedhjen e gjyqtarit te Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes,  voton brenda muajit prill 2017, kandidaturen per gjyqtarin e rite Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut (GJEDNJ). Keshilli i Evropes fton qeverine shqiptare te paraqese brenda dates 20 mars 2017, listen me propozime per tre kandidaturat mete pershtatshrne per kete pozicion.
Ky njoftim per aplikim bazohet  ne Udherrefyesin e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes CM ( 2012) 40-add), date 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit eshte per nje afat prej 9 (nente) vjetesh dhe mbaron pas perfundimit te ketij  afati ose kur ai/ajo arrin moshen 70 vjec. Kandidatet nese zgjidhen, duhet te jene ne gjendje te mbajne kete detyre per te pakten sa gjysrnen e mandatit 9 - vjecar, para se te arrijne moshen 70 vjec.
Aplikanti duhet te plotesoje keto kriteret:

 

  • Te jete shtetas shqiptar;
  • Te kete arsim te larte juridik;
  • Te kete te pakten 15 vjet pervoje pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i se drejtes, nepunes i nivelit te larte ne administraten publike, me nje veprimtari te spikatur ne fushen e se drejtes, kryesisht ne fushen e te drejtave te njeriut. Perparesi do te kene kandidatet me pervoje praktike ne sistemin e drejtesise;
  • Te   mos  kete  mbajtur  funksione politike  ne adrninistraten  publike  ose pozicione drejtuese ne nje parti politike gjate IO vjeteve te fundit perpara kandidimit
  • Te kete karakter te larte moral ne perputhje me piken 1, te  nenit 21, te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut
  • Te zoteroje nje nga gjuhet zyrtare te Keshillit te Evropes (anglisht  ose frengjisht) si dhe se paku te kete njohuri baze te gjuhes tjeter, Do te konsiderohet  perparesi zoterimi i  te dyja gjuheve zyrtare te Keshillit  te Evropes.

Dokumentet qe duhet te dorezohen jane:

  • Kerkese per aplikim;
  • Kopje e kartes se identitetit;
  • CV ne gjuhen shqipe dhe CV te formatizuar sipas modelit ne linkun e rneposhtem, ne nje nga gjuhet zyrtare te Keshillit te Evropes ( anglisht ose frengjisht); http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc
  • Dokumente te diplomimit dhe kualifikimeve shkencore;
  • Dokument qe te provoje vjetersine ne profesion;
  • Dokumente qe provojne njohjen dhe zoterimin e gjuheve zyrtare te Keshillit te Evropes apo gjuheve te tjera te huaja;
  • Vetedeklarim qe eshte person i padenuar/denuar apo ndaj te cilit nuk jane dhene masa sigurie apo denim me vendim joperfundirntar per kryerjen e krimeve, ne perputhje me parashikimet e ligjit nr. 138/2015, "Per garantimin e integritetit te personave qe zgj idhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike", i ndryshuar;
  • Vetedeklarim se interesat private nuk permbajne burime te paligjshme financiare, fshehje te pasurive, deklarime te rreme apo konflikt interesi, ne perputhje me parashikimet e ligjit nr.9049, date 10.4.2003 "Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike", i ndryshuar dhe ligjit nr.9367, date 7.4.2005 "Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar;
    (Deklarimi i rreme pervec pergjegjesise penale sipas ligjit, sjell perjashtimin nga cdo procedure e metejshme).
  • Dokumente te tjera ne funksion te permbushjes se kritereve te tjera plotesuese.

Pas vleresimit te dosjeve te aplikimit, kandidatet mund t'i nenshtrohen intervistimit, ku nje pjese e pyetjeve do te jene ne nje nga gjuhet zyrtare te Keshillit te Evropes (anglisht ose frengjisht).

Afati i dorezimit: 30 Nentor 2016

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi "Deshmoret e Kombit" nr.1.1000
Tirane - Shqiperi
Zyra e Sekretarit te Pergjithshem
tel: 04 22 77 401