Vendim mbi Zgjedhjet e KP të Dhomës Tiranë

Keshilli drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, ne mbledhjen e tij  te dates 23.02.2017, bazuar ne kërkesat e disa avokatëve kandidatë për të vëzhguar procesin e numurimit dhe shpalljen e rezultateve të votimit në zgjedhjet e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes Tirane, si dhe për të garantuar nje proces  sa me efikas dhe transparent,

 

Vendosi:

1. Procesi i votimit dhe ai numurimit të votave të zhvillohet ne ambjentet e Universitetit të  Arteve duke i dhene mundesi te gjithe kandidateve të jenë prezent dhe të vezhgojne direkt procesin e numerimit te votave dhe shpalljen e fituesve.
2. Ngarkohet Kryetari i Dhomes Kombetare z. Maksim Haxhia, të monitorojë nga afër procesin dhe të kontrollojë veprimtarinë teknike të Komisionit zgjedhor gjatë këtij procesi.
3. Gjatë procesit të numurimit të votave asnjë prej kandidatëve apo persona të tretë duhet të respektojnë regullat e mbarëvajtjes së procesit sipas kërkesave të përcaktuara në Regulloren e Zgjedhjeve.
4. Pretendimet e kandidatëve në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të numurimit të votave dhe shpalljes së fituesve do ti nënshtrohen kërkesave të Regullores së Zgjedhjeve, kapitulli V, pika 8 e saj, “Shpallja e rezultatit dhe ankimimi”.

KËSHILLI DREJTUES I DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË