Njoftim mbi Fazën e Dytë të Zgjedhjeve

Njoftohen të gjithë antarët e Këshillit të Përgjithshëm të dhomës avokatisë Tiranë, të dalë nga zgjedhjet e 25 Shkurtit se, ditën e Premte datë 3 Mars 2017, ora 13.00, tek ambientet e Kompleksit “Xibraku” zhvillohet faza e dytë e zgjedhjes së organeve drejtuese të kësaj dhome avokatie.
Procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e organeve si më poshtë:

 

  • Kryetari i dhomës avokatisë Tiranë,
  • Sekretarin e kësaj dhome,
  • Këshillin drejtues të dhomës avokatisë Tiranë prej 11 vetësh, duke përfshirë në të kryetarin dhe sekretarin e dhomës,
  • Përfaqësuesit e dhomës avokatisë Tiranë për në Këshillin e Përgjithshëm të DHKA, gjithsej 40 persona.

Të gjithë avokatët që pretendojnë për të kandiduar në këto organe janë të lutur të depozitojnë kërkesën e tyre dhe shprehjen e interesit për këtë qëllim prane Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

PËR KËSHILLIN DREJTUES  DHKA
KRYETARI
Prof.Dr. Maksim HAXHIA