Njoftim mbi Provimin e Avokatisë

Dhoma Kombetare e avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar  kërkesave të ligjit nr.9109 dt 17.07.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërsië”, neni 26 i tij, do të zhvillohet ditën e Premte datë 28 Prill 2017, ora 15:00. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.
Të gjithë personat e interesuar dhe që

plotësojnë kriteret sipas nenit 25 dhe 25/1 të ligjit të mësipërm, apo ata persona që janë diplomuar në universitetet brenda apo jashtë vendit përpara dates 01 Nëntor 2012,  duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojne ditën e Premte dt.31 Mars 2017 dhe përfundojne në datën 26 Prill 2017.
Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë.
Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatise dhe që janë regjistruar me vërtetim nga ana e fakultetit, për shkak të moslëshimit të kartonit të diplomës, duhet të kenë me vehte edhe fotokopje të çertifikatës së lëshuar për këtë qëllim si dhe fotokopje të noterizuar të diplomës MASTER profesional ose shkencor. Kandidatët që nuk kanë shlyer detyrimet financiare të frekuentimit të Shkollës, më parë duhet të shlyejnë detyrimet e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.
Për sqarime më të hollësishme mund të merni informacion në nr. e telefonit 042251876.

KESHILLI DREJTUES I DHKASH