Rregjistrimet ne SHKA

Dhoma Kombëtare e Avokatisë njofton të gjithë personat e interesuar, se regjistrimet për Shkollën Kombëtare të Avokatisë, për ndjekjen e programit të trajnimit fillestar për fitimin e titullit Avokat për sezonin 2017 – 2018, fillojnë në datën 15 Shtator 2017 dhe do të  përfundojnë në datën 25 Tetor 2017.

Të drejtën e regjistrimit dhe të frekuentimit e kanë të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar studimet univeristare dhe janë diplomuar me diplomë “Master Shkencor” ose “Master Profesional”, përpara datës 25 Tetor 2017.

Përveç dokumentave sipas formularit tip të regjistrimit të kandidatëve për asistent avokat, në mungesë të kartonit të diplomës, aplikantët që janë diplomuar pranë Universitetit të Tiranës duhet të paraqesin domosdoshmërisht vërtetimin përkatës të lëshuar nga fakulteti i Drejtësisë të këtij Universiteti.

Shkolla Kombëtare e Avokatisë fillon programet trajnuese për sezonin e ri  në datën 30 Tetor 2017 dhe përfundojnë në datën 10 Korrik 2018.

Programi do të zhvillohet i ndarë në grupe, ku çdo grup do të frekuentojë mësimin dy ditë në javë, prej orës 16’30 deri 20’30. Për kandidatët që kanë vendbanimin në rrethe, programi do të zhvillohet vetëm ditën e Shtunë prej orës 11.00 deri 18.30. Grupet do të komunikohen në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me Dhomën Kombëtare të Avokatisë me nr. telefoni 04 2 251876.

 

Dhoma Kombetare e Avokatise