Njoftim ne lidhje me detyrimin e deklarimit dhe pageses se Tatimit mbi Vleren e Shtuar

Njoftohen te gjithe avokatet, antare te Dhomes Kombetare te Avokatise qe jane ne ushtrim te profesionit te avokatit, se para pak kohesh ka hyre ne fuqi vendimi i Gjykates se Larte, nr. 00-2017- 1809 vendimit, date 19.07.2017, i cili ka vendosur shfuqizimin e VKM ne lidhje me detyrimin e deklarimit dhe pageses se Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH) nga ana e avokateve, pa kufi xhiro.

 

Ky vendim i hap rruge klasifikimit te avokateve ne kuptimin tregetar, sipas regullit klasik te ndarjes, ne avokate subjekte te biznesit te vogel dhe ne avokate subjekte te biznesit te madh. Kufiri ndares i ketij klasifikimi lidhet me qarkullimin vjetor qe realizon cdo avokat, sipas te cilit avokatet qe kryejne nje volum xhiro vjetore deri 5'000'000 leke (te reja) ne vit, jane subjekte te tatimit te thjeshtuar te fitimit dhe perjashtohen nga detyrimi per te deklaruar dhe paguar TVSH, nderkohe qe ata avokate qe realizojne xhiro vjetore mbi 5'000'000 leke ne vit, kane detyrimin te jene subjekt i pageses se TVSH.

Ne kete kuader, duke qene se deri me sot avokatet kane qene subjekte te pageses se TVSH me kufi xhiro 0 leke, ne zbatim te vendimit te GJ.L. ju rekomandojme te ndiqni procedurat si me poshte:

1. Çdo avokat ne menyre individuale, ose perfaqesuesi i tij, duhet te paraqitet prane zyres se drejtorise rajonale tatimore ku duhet te kontaktoje inspektorin e tatimeve qe mbulon aktivitetin e tij dhe te kerkoje ndryshimin e statusit, nga subjekt i pageses se TVSH ne subjekt biznes i vogel, pavaresisht formes juridike person fizik apo juridik.

2. Pasi te kete marre miratimin per kete qellim duhet te drejtohet tek operatoret e mirembajtjes se kasave fiskale, per te bere ndryshimin e aparatit, per prodhimin e kuponit me TVSH zero.

3. Pas ketyre dy proceseve te para, te paraqitet prane drejtorive rajonale tatimore per te dorezuar bllokun e faturave tatimore te terhequra dhe te paperdorura nga ana e tyre, nderkohe qe duhet te pajisen me blloqet tatimore me emertimin “Fature e Thjeshte Tatimore”. Blloqet e fatures se thjeshte tatimore nuk terhiqen nga autoriteti tatimor, por blihen ne shitje te lire ne pika te autorizuara te qytetit

4. Me kete rast detyrimi i deklarimit online prane organit tatimor reduktohet nje here ne çdo tre muaj dhe kufizohet vetem me deklarimin e kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore dhe taimin ne burim.

 

Per çdo paqartesi mund te komunikoni me administraten e Dhomes Kombetare te Avokatise.