Mbi Trajnimit Fillestar per sezonin 2017-2018

Shkolla Kombetare e Avokatise, njofton se programi i trajnimit fillestar per sezonin 2017-2018 per asistente avokatet qe jane rregjistruar prane kesaj Shkolle, do te filloje diten e marte, date 14 nentor 2017.

Shkolla Kombetare e Avokatise i zhvillon kurset e trajnimit fillestar ne ambientet e Universitetit europian te Tiranes, Godina A, klasat nr 307 e 315 (kati i trete). Në po këto ambiente do te funksionojë edhe sekretaria e shkolles (zyra ne katin e dyte ne po te njejten godine), pranë të cilës mund të merrni ose jepni çdo informacion të nevojshëm.



Luten asistentet te cilet jane rregjistruar per te ndjekur trajnimin fillestar per vitin 2017-2018, fillimisht:

  • te gjejne fillimisht emrin ne njerin nga grupet 1-4 (per asistentet e Tiranes) dhe 5-6 (per asistentet jashte Tiranes).
  • ne baze te grupit qe i perkasin, duke iu referuar kalendarit te trajnimit, te saktesojne respektivisht, diten, oren, lenden dhe klasen ku zhvillohet trajnimi.

Shume e rendesishme:

  • Trajnimi fillestar eshte një program i detyrueshme per frekuentim nga asistent avokati, sipas ligjit ne fuqi,
  • Trajnimi filletar, eshte nje kurs kontakti, ku prezenca e asistentit eshte e detyrueshme minimalisht ne masen 80 %,  perndryshe asistenti konsiderohet se nuk e ka permbushur kete detyrim te ligjit dhe nuk pajiset me certifikaten e kursit,
  • Bazuar legjislacionit në fuqi, asistent avokati ka detyrimin te zbatoje kodin e etikes se avokatit, shkelja e të cilit përbën shkak për procedim disiplinor.

Stafi i shkolles, ju uron te gjithe asistent avokateve qe do ndjekin trajnimin fillestar pergjate vitit 2017-2018, suksese.

 

BORDI SHKENCOR SHKA