Provimi i Avokatise Prill 2018

Dhoma Kombetare e avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar  kërkesave të nenit 26 të ligjit nr.9109 dt 17.07.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte datë 27 Prill 2018, ora 15 oo. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.


Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 25 dhe 25/1 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojne ditën e Martë dt.3 Prill 2018 dhe përfundojne në datën 25 Prill 2018.
Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë.
Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatise dhe që janë regjistruar me vërtetim nga ana e fakultetit përkatës, për shkak të moslëshimit të kartonit të diplomës, duhet të kenë me vehte edhe fotokopje të çertifikatës së SHKA si dhe fotokopje të noterizuar të diplomës MASTER profesional ose shkencor. Kandidatët që nuk kanë shlyer detyrimet financiare të frekuentimit të Shkollës, më parë duhet të shlyejnë detyrimet e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.
Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë ose të merni informacion në nr. e telefonit 042251876.

KESHILLI DREJTUES I DHKASH