Mbi Hapat qe duhen ndjekur per te Fituar Titullin Profesional Avokat

Pergatitja e Udhezuesit "Mbi Hapat qe duhen ndjekur per te Fituar Titullin Profesional Avokat" është pjesë e projektit “Rritja e Kapaciteteve te Shkolles se Avokatise ne ofrimin e trajnimit cilesor per asistent avokatet dhe avokatet nepermjet hartimit te udhezimeve ne pergatitjen per provimin e avokatise”, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Shqipëri. 
Udhezuesi ka per qellim te sherbeje se pari, si nje udherrefyes i hapave ligjore dhe praktike qe duhen ndjekur nga juristet, apo me mire asistent avokatet e regjistruar ne DHKA dhe Shkollen Kombetare te Avokatise  per t’u bere avokat, dhe kryesisht t’i njohe ata me standardet e njohurive dhe aftesive qe ata duhet te zoterojne ne perfundim te trajnimit fillestar, edhe me qellim kalimin me sukses te provimit te avokatise ne ofrimin e sherbimeve ligjore cilesore ndaj

publikut.

Ky Udhezues eshte konceptuar si nje dokument fleksibel me qellim perditesimin e tij ne menyre te vazhdueshme (te pakten 1 here ne vit) me amendimet ligjore, literaturen e fundit, tematiken dhe modulet e reja per t’i sherbyer ne kete menyre kryesisht studenteve te Shkolles se Avokatise, por jo vetem, dhe per kete arsye do te publikohet ne nje format on-line lehtesisht te aksesueshem prej tyre (asistent avokateve dhe avokateve) ne website-in e Dhomes Kombetare te Avokatise.

>> Shkarko Udhezuesin Ketu <<