Mbi Drejtesine per te Miturit

Dhoma Kombetare e Avokatisë njofton se bazuar ne percaktimin e nenit 25 të ligjit nr. 37/2017, “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe Platformen on-line HELP, e cila merret me organizimin e trajnimeve të profesionistëve të fushës si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, etj, në vendet antare të KE, do të fillojë ne muajin Maj 2018 - ciklin e kurseve të trajnimit intensiv, në përfundim të të cilit pjesëmarrësit/avokatet

do të pajisen me certifikatën përkatëse të parashikuar në Kodin për të Miturit.
Ligji në fjalë, në nenin 32 pika 2 dhe 3 të tij, përcakton detyrimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë të marrë masat e nevojshme të organizimit dhe  të hartojë programet e trajnimit si dhe të ketë eskluzivitetin e organit të vetëm kompetent për pajisjen me certifikatën përkatëse të përfaqësimit në procesin e drejtësisë penale për të mitur. Çdo dokument tjetër i siguruar nëpërmjet pjesëmarjeve në aktivitete të ndryshme trajnuese, nuk ka vlerë në kuptim të kërkesave të ligjit të mësipërm.
Njëkohësisht në nenin 140, pika 5 e Kodit parashikohet detyrimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë të përgatisë dhe depozitojë listën përkatëse të avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë të miturit, pranë organeve kompetente.
Për këtë qëllim të gjithë avokatët që kanë eksperiencë ne fushën e drejtësisë penale për të mitur, ftohen të shprehin interesin pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.