Bazuar ne detyrimet qe rrjedhin nga hyrja ne fuqi më datë 1 Janar 2018 te ligjit nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, i cili përmban norma të posaçme ligjore lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, specifikisht nenit 31 I cili ben fjale per trajnimin e detyrueshem vazhdues te avokateve mbi drejtesine penale per te miturit, Dhoma Kombetare e Avokatise njofton avokatet qe te shprehin interesin e tyre prane Dhomes, me shkrim, per t’u trajnuar mbi dispozitat e Kodit te Drejtesise per te Mitur.
DHKA bazuar ne interesin e shprehur, do te seleksionoje nje grup avokatesh te cilet do te trajnohen ne muajt ne vazhdim, ku si kritere perzgjedhjeje do te sherbejne:
- eksperienca relativisht e gjate ne ushtrimin e avokatise;
- pjesemarrja ne trajnime mbi drejtesine penale per te miturit dhe teknikat miqsore te intervistimit te femijeve;
- vullnetin e shprehur per te marre persiper dhe ndjekur sistematikisht rastet e te miturve.
Interesi shprehet nepermjet nje kerkese te perpiluar nga avokati/avokatja e cila duhet te permbaje vitet ne ushtrimin e profesionit dhe certifikata te trajnimeve ku eshte marre pjese brenda dates 10 Prill 2018.