Këshillit të Përgjithshëm të DHKA

Të nderuar antarë të Këshillit Përgjithshëm të DHKA, ju njoftojmë se ditën e Premte datë 11.05.2018, ora 12.30 në ambientet e kompleksit XIBRAKU, zhvillohet mbledhja e radhës e këtij forumi me rend dite si më poshtë:

 

  1. Raport mbi aktivitetin 5 vjeçar të Komitetit Disiplinor, me rastin e përfundimit të mandatit të antarëve të zgjedhur nga rradhët e avokatisë të këtij organi;
  2. Organizimi i zgjedhjeve për antar të Komitetit të ri Disiplinor mbi bazën e kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga ana e Këshillit Drejtues për këtë qëllim;
  3. Diskutime për situatën e re të krijuar në ushtrim të profesionit të avokatit, në lidhje me futjen në skemën e TVSH me nivel qarkullimi 0 lekë, sipas ndryshimeve të fundit të marra nga ana KM;
  4. Informacion mbi trajnimet vazhduese të avokatëve dhe masat e mara për trajnimin vazhdues të avokatëve që do të marrin pjesë në procesin penal të drejtësisë për të mitur.
  5. Marrja e masave të menjëhershme dhe zëvendësimin e antarëve të KP për shkak të vakancës së  krijuar nga ushtrimi i funksioneve publike të disa antarëve të Këshillit të Përgjithshëm, ç’ka bie ndesh me ushtrimin e profesionit të avokatit, sipas nenit 4 të ligjit.
  6. Të ndryshme

 

KËSHILLI DREJTUES
KRYETARI
Maksim HAXHIA