Aplimin Për Regjistrim Pranë Shka

Dhoma Kombëtare e Avokatise njofton se në datën 23 Tetor 2018 fillon sezoni i ri i programit të trajnimit 1 vjecar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë,për sezonin 2018 - 2019.

Programi do të zhvillohet i ndarë në grupe, ku çdo grup

do të frekuentojë mësimin dy ditë në javë, prej orës 16’30 deri 20’30. Ndarja dhe përbërja e grupeve do të komunikohen në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Regjistrimet për pjesëmarjen në programin e trajnimit për sezonin 2018 – 2019 përfundojnë në datën 20 Tetor 2018 për të gjithë studentët të cilët janë diplomuar përpara muajit Tetor të këtij viti.

Përveç dokumentave sipas formularit tip të regjistrimit të kandidatëve për asistent avokat, në mungesë të kartonit të diplomës, aplikantët duhet të paraqesin domosdoshmërisht vërtetimin përkatës të lëshuar nga fakulteti i Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me Dhomën Kombëtare të Avokatisë me nr. telefoni 04 2 251876.

DHOMA KOMBETARE E AVOKATISE