Dokumentat E Rregjistrimit Per Asistent Avokat

Të gjithë asistentë avokatët në muajin Shtator të çdo viti duhet të regjistrohen pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë për të ndjekur ciklin 1 vjeçar të trajnimit fillestar, si një detyrim ligjor për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit.

 

Me poshte do te gjeni listen e dokumentave qe nevojiten per tu rregjistruar si Asistent Avokat:

  1. Fotokopje  noterizuar e diplomes bachelor dhe master shkencor ose profesional. 
  2. Fotokopje e noterizuar e çertifikates se notave
  3. Njehsimi i diplomes nga ministria e arsimit (për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit)
  4. Fotokopje te kartes se identitetit
  5. Vertetimin e gjendjes gjyqesore (dëshmia e penalitetit sigurohet nepermjet aplikimit në postën shqiptare) 
  6. Vertetim  avokatit, ku vertetohet pranimi per fillimin per kryerjen  stazhit 1 vjecar te as/avokatit (për asistentet e rretheve edhe vertetimi i dhomes avokatise per kete qellim).
  7. Kerkesa drejtuar dhomes kombetare avokatise (përveç identitetit duhet te shënohet nr.telefoni dhe adrese e-mail)
  8. Fotografi  (për dokument), cope  1
  9. 1’000 leke  per tarife  asistent avokat
  10.  2’000 leke tarifa e regjistrimit shka
  11.  Pagesa e kestit fillestar per tarifen e frekuentimit te shka.