Njoftim Shtyerje Për Fillimin E Shkollës Së Avokatisë

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë njofton të gjithë asistent avokatët e regjistruar për pjesëmarrje në Shkollën e Avokatisë për sezonin 2018 - 2019, se fillimi I trajnimit fillestar pranë kësaj Shkolle fillon në datën 30 Tetor 2018.

Me këtë rast njoftohen të gjithë ata studentë që janë diplomuar në periudhën e vjeshtës të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për tu regjistruar pranë DHASH.

Kompozimi I grupeve, ditët dhe orari i mësimit do të shpallen në faqen zyrtare të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me Dhomën Kombëtare të Avokatisë me nr. telefoni 04 2 251876.

DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISË