Njoftim Për Konferencë Shkencore

DREJTËSIA PENALE SHQIPTARE – MES VLERAVE TË TRADITËS, MERITËS SË NDRYSHIMEVE DHE LARGËPAMËSISË SË LIGJIT DHE SHOQËRISË

Departamenti i së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës ka nderin që të ju ftojë të merni pjesë në Konferencën Shkencore Kombëtare me temë : “Drejtësia penale shqiptare – Mes vlerave të traditës, meritës së ndryshimeve dhe largëpamësisë së ligjit dhe shoqërisë” të organizuar në bashkëpunim me

:

  • Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, Tiranë,
  • Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë, Tiranë

Konferenca do të organizohet në kuadër të aktiviteteve të ndërrmarra me rastin e VITIT MBARËKOMBËTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDËRBEUT, 105 vjetorit të Ditës së Drejtësisë Shqiptare si dhe me rastin e 90 vjetorit të Kodit të Parë Penal Shqiptar. 

Konferenca kombëtare në fjalë ka për qëllim të formësojë një debat akademik në të cilin studiuesit e së drejtës penale dhe jo vetëm, të shprehin dhe shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e legjislacionit dhe organeve ligjzbatuese në vend. Dhe, për më tepër, të kenë mundësi të tregojnë alternativat e zgjidhjes së sfidave me të cilat përballet sistemit yne i drejtësisë si dhe legjislacioni shqiptar nëpërmjet paraqitjes së punimeve sa profesionale dhe aq shkencore me qëllim përmisimin e mëtejshëm. 

Veprimtaria kërkimore shkencore do të shtrihet në lëmin penal (E drejta penale; procedurale; ndërkombëtare penale; politika penale; kriminalogjia; kriminalistika; klinika e ligjit; etj.).

30 Tetor 2018 është afati për dorëzimin e abstraktit !

Data të rëndësishme
Dita e Konferences: 7 Dhjetor, 2018
Vendi: Fakulteti Drejtësisë, Rruga “Milto Tutalani”, Tiranë, Shqipëri
Gjuha e Konferencës: Shqip
Dorëzimi i abstrakteve: 30.10.2018
Lajmërimi për pranimin e abstraktit:  05.11.2018
Dorëzimi i plotë i artikullit:  30.11.2018
E-mail: konferencakombetare2018@gmail.com

 

PJESËMARRJA NË KONFERENCË ËSHTË PA PAGESË. 

Autorët duhet të përgatitin punimin e tyre shkencor duke ju përmbajtur rregullave si më poshtë vijonë:

  • Titulli i Materialit, shkrim “Times New Roman 14”;
  • Emri i autorit me titujt shkencorë përkatës si edhe pozicioni dhe profesioni aktual i tij/saj, shoqëruar me adresën e emailit;
  • Abstrakti i Materialit me shkrim Italic shkrim “Times New Roman 14”, “spacio 1”, teksti “Justified”;
  • Pjesa punimit e ndarë sipas nënçështjeve përkatëse;
  • Materiali duhet të jetë 10 – 12 faqe kompjuterike;
  • Shkrimi i Materialit duhet të jetë “Times New Roman 12” me “Spacio 1” dhe i gjithë teksti të jetë“Justified”;
  • Materiali duhet të respektojë elementët gramatikorë dhe gjuhësorë dhe të jetë i shkruar me “ë” dhe “ç”.
  • Footnote-a duhet të shkruhet me shkrim “Times New Roman 10” dhe të përmbajë: titullin e veprës, autorin, shtëpinë botuese, datën dhe vendin e botimit, faqen nga është marre citati. Nëse autori është konsultuar me një site interneti duhet të shënohet edhe data e aksesueshmërisë;

Në fund të footnote – s vendoset pikë dhe footnote – a jepet me “Justify”.

 

MOSRESPEKTIMI I AFATEVE DHE RREGULLAVE TË PËRCAKTUARA SA MË LART NGA ANA E AUTORËVE –PJESËMARRËS DO TË SJELLË PËRJASHTIMIN E TYRE NGA KONFERENCA DHE BOTIMI I SAJ.