NJOFTIM PER FILLIMIN E SHKOLLES

Njoftohen te gjithe asistent avokatet që janë regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për frekuentimin e Shkollës së Avokatisë se, ditën e Martë datë 30 Tetor 2018, fillon viti i ri akademik për sezonin 2018-2019.

Mësimdhënia do të zhvillohet e ndarë në grupe, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe frekuentimi do të behet një herë në javë, sipas ndarjes së mëposhtme :

 

Grupi i Parë dhe Grupi i Dytë:      Çdo të Martë, prej orës 17:00 deri 20:00; 
Grupi i Tretë dhe Grupi i Katërt: Çdo të Enjte, prej orës 17:00 deri 20:00
Grupi i Pestë dhe Grupi i Gjashtë:  Çdo të Shtunë, prej orës 11:00 deri 14:00; 

Përbërja e grupeve është bërë kryesisht mbi bazën e rendit alfabetik dhe ndarjen teritoriale të kandidatëve, bazuar regjistrimit pranë DHASH, sipas rubrikës për këtë qëllim. Kompozimi i grupeve gjendet në rubrikën përkatëse.

Nga sa më lart, ju bëjmë me dije se ditën e Martë datë 30 Tetor do të paraqiten pranë ambienteve të UET vetëm asistent avokatët e grupit të Parë dhe të Dytë.

Ju bëjmë me dije gjithashtu se të gjithë studentët të kontrollojnë saktësinë e emrit, mbiemrit dhe rrethit ku kryejnë stazhin për avokat dhe në rast se konstatojnë pasaktësi, duhet të paraqiten pranë DHASH për të bërë korigjimet përkatëse, pasi mbi bazën e këtij publikimi do të përpilohen edhe certifikatat në përfundim të sezonit.

Ju faleminderit dhe ju urojme një sezon të mbarë. 

Komiteti Shkencor i DHASH