Ftesë Për Pjesëmarrje

Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me EURALIUS V Dhomën Kombëtare të Avokatisë 

Organizon më datë 17 dhjetor 2018, ora 9.30 – 12.30 një aktivitet ndërgjegjësues për studentët e Programit të Trajnimit Fillestar në Shkollën Kombëtare të Avokatisë dhe Avokatët e rinj, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit në Republikën e Shqipërisë, si dhe

njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë.

Aktiviteti do të organizohet në ambjentet e EUROPE HOUSE

Adresa: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, Shqipëri

Të gjithë personat që kanë interes në këtë drejtim janë të ftuar të marrin pjesë.

Jeni të mirëpritur! 

 

Draft - Programi
Datë 17 Dhjetor 2018, Eurpe House

09.30 – 10.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10.00-10.10 Fjalë mirëseardhje
   Z. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës
10.10 – 10.20 Fjalë përshëndetësë
   Z. Idlir Peçi, Ekspert Ndërkombëtar, EURALIUS
10.20 – 10.40 Fjalë Përshëndetëse
   Z. Maksim Haxhia, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë
10.40 – 10.50 Fjalë Përshëndetëse
   Pedagog i brendëshëm
10.50 – 11.00 Fjalë Përshëndetëse
  Magjistrat i përzgjedhur
11.00 – 12.00 Bashkëbisedim i hapur (pyetje/përgjigje)
12.00 – 12.30 Kokteil