Aplikimi per Ndihmen Juridike Dytesore

Në referim të nenit 9 të vkm nr. 111/2018 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka detyrimin ligjor të hartimit dhe miratimit të listave të avokatëve për ofrimin e ndihmës juridike dytësore. 

Për këtë qëllim, bazuar dispozitës së mësipërme DHASH kërkon nga avokatët apo studiot e avokatisë, të paraqesin pranë saj brenda datës 28 Janar 2019 shprehjen e interesit për ofrimin e një shërbimi të tillë.

 

Kërkesa do të përpilohet sipas formularit që shoqëron këtë njoftim dhe e ndarë sipas specialiteteve. Çdo subjekt që shpreh interesin për ofrimin e ndihmës juridike ka të drejtë të zgjedhë pa kufizime kandidimin në specialitet si më poshtë:

  • E drejta civile;
  • E drejta penale;
  • E drejta administrative;
  • Drejtësia penale për të mitur. ( vetëm avokatët që janë duke u trajnuar në këtë fushë dhe që i plotësojnë kushtet për certifikimin nga ana e KE për këtë qëllim)

Aplikantët për kandidim, bashkë me formularin për këtë qëllim, mund të paraqesin edhe dokumenta shtesë të specializimit në fushën që ata kërkojnë. Bashkë me dokumentat e mësipërme duhet të depozitohet edhe vërtetim nga Dega Rajonale Tatimore që vërteton se nuk ka detyrime tatimore, së bashku me deklaratë personale të gjendjes gjyqësore.

Dhënia e ndihmës juridike do të jetë e veçantë për çdo dhomë vendore avokatie dhe, për këtë shkak, aplikimi do të bëhet për çdo dhomë vendore. Nuk lejohet që një avokat i cili nuk është antar i një dhome vendore avokatie, të aplikojë pranë kësaj dhome për ofrimin e ndihmës juridike.

Dokumentat e aplikimit do të depozitohen pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, duke u dorëzuar dorazi pranë sekretarisë të DHASH ose në formë komunikimi elektronik në adresën e-mail: info@dhka.org.al. Në rastin e depozitimit të aplikimit në rrugë elektronike do të bëhet konfirmimi i aplikimit nga ana e DHASH. Në rast të mungesës së këtij konfirmimi subjektet duhet të interesohen personalisht për shkakun e mungesës së komunikimit. 

Dorëzimi i dokumentave duhet të bëhet brenda datës 28 Janar 2019. Jashtë këtij afati nuk pranohen aplikime të reja.