Njoftim

Të nderuar avokatë.

Komiteti Drejtues i DHASH ne mbledhjen e dates 25.03.2019, pasi analizoi situaten ne lidhje me ngjarjen e rëndë pas egzekutimit mafioz te antarit te dhomes se Avokatise Tirane, avokatit Ravik GURRA, e konsideroi kete nje ngjarje shume te rende dhe qe ka goditur vete profesionin e avokatit.

Per kete qellim, ne shenje proteste por edhe duke ju drejtuar organeve kompetente qe te intensifikojne punen ne drejtim te zbulimit dhe vendosjen perpara drejtesise te autoreve te krimit, por njekohesisht per te dhene mesazhin e qarte organeve kompetente qe te risin efektivitetin e punes ne drejtim te parandalimit te ngjarjeve te tilla ne pergjithesi, dhe te  profesionit te nderuar te avokatit ne vecanti, vendosi:

Te nderprese perfaqesimin perpara cdo gjykate dhe organi procedues ne Republiken e Shqiperise per diten e Merkure, Enjte dhe te Premte, ne datat 27,28 dhe 29 Mars 2019.

Perjashtim do te behet vetem per perfaqesimin per masat e sigurimit ne proceset penale.

Ju bejme me dije se vendimi I mesiperm ka efekt per te gjithe avokatet, antare te DHASH dhe thyerja e ketij vendimi nga avokate te vecante do te perbeje shkak per procedim disiplinor.

Njekohesisht jeni te autorizuar te komunikoni me organet gjyqesore dhe ato proceduese ne juridiksionin tuaj per tu komunikuar kete vendim. 

Per cdo paqartesi mbetemi ne komunikim.