PER REGJISTRIMIN PER NDJEKEJEN E TRAJNIMIT FILLESTAR PRANE SHKOLLES AVOKATISE

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar, se regjistrimet për Shkollën e Avokatisë, për frekuentimin e programit të trajnimit fillestar për fitimin e titullit Avokat për sezonin 2019 – 2020, fillojnë në datën 25 Shtator 2019 dhe do të  përfundojnë në datën 30 Tetor 2019. Të drejtën e regjistrimit dhe të frekuentimit e kanë të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar studimet univeristare dhe janë diplomuar me diplomë “Master Shkencor” ose “Master Profesional”, përpara datës 25 Tetor 2019.

Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit ligjor të paraqitur nga secili prej tyre. Lista e dokumentave të nevojshme për këtë qëllim paraqitet në fund të këtij njoftimi.

 

Shkolla e Avokatisë fillon programet trajnuese për sezonin e ri  në datën 10 Nëntor 2019 dhe përfundon në datën 10 Korrik 2020.

Programi do të zhvillohet i ndarë në grupe, ku çdo grup do të frekuentojë mësimin një ditë në javë, respektivisht ditën e Martë dhe të Enjte, prej orës 16’45 deri 20’45. Për kandidatët që kanë vendbanimin në rrethe, programi do të zhvillohet vetëm ditën e Shtunë prej orës 11.00 deri 15.30. Grupet do të komunikohen në faqen zyrtare të Dhomës së Avokatisë. 

Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me adresë rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9 Tiranë. 

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me DHASH me nr. telefoni 04 2 251876, adresë e-mail: info@dhka.org.al

 

DOKUMENTAT QË NEVOJITEN PËR REGJISTRIMIN PRANË SHKOLLËS SË AVOKATISË

1. FOTOKOPJE E NOTERIZUAR E DIPLOMËS BACHELOR DHE MASTER SHKENCOR OSE PROFESIONAL. 

2. FOTOKOPJE E NOTERIZUAR E ÇERTIFIKATËS SË NOTAVE

3. NJESIMI I DIPLOMES NGA MINISTRIA E ARSIMIT (Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit)

4. FOTOKOPJE TE KARTES SE IDENTITETIT

5. VERTETIMIN E GJENDJES GJYQESORE (Dëshmi Penalitetit, e cila sigurohet nëpërmjet aplikimit në çdo degë të Postës Shqiptare).

6. VËRTETIMI I AVOKATIT, nëpërmjet të cilit vërtetohet pranimi për fillimin për kryerjen e stazhit 1 vjeçar të as/avokatit. (Për asistentet e rretheve edhe vertetimi i dhomës vendore të avokatise per kete qellim).

7. KERKESA DREJTUAR DHOMES SË AVOKATISE.

8. FOTOGRAFI  (Për dokument), 1 copë

 Shënim: Frekuentimi i Shkollës së avokatisë shoqërohet me pagesën e tarifave përkatëse të cilat kryhen në momentin e regjistrimit.