NJOFTIM 28.12.2019

Bazuar nenit 9 të ligjit 111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë njofton të gjithë avokatët e interesuar të marrin pjesë në procesin e regjistrimit dhe hartimin e listave për ofrimin e ndihmës juridike dytësore.

Regjistrimi i avokatëve bëhet mbi bazën e aplikimit individual nëpërmjet plotësimit të formularit tip për këtë qëllim. Formulari mund të tërhiqet pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose mund të shkarkohet nga faqja zyrtare dhka.org.al.

Avokati aplikant mund të aplikojë në një prej specialiteteve si më poshtë:

-          Procese civile dhe penale

-          Mbrojtja e të miturve

-          Mbrojtja e viktimës për dhunën në familje

Avokatët që do të aplikojnë duhet të kenë një eksperiencë në profesionin e avokatit prej 2 vjet, duhet të jenë të pajisur me lejen vjetore të ushtrimit të profesionit të avokatit si dhe të jenë regjistruar në organin tatimor.

Në lidhje me mbrojtjen e të miturve aplikojnë vetëm avokatët që zotërojnë certifikatë mbrojtje për këtë qëllim.

Aplikimet bëhen mbi bazën e organizimit sipas dhomave vendore të avokatisë.

Regjistrimet përfundojnë në datën 25 Janar 2020.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë Kliko këtu . . . . .