NJOFTIM

 

 Njoftim për Organizimin e Trajnimit Vazhdues Online për Avokatët

 

Ne mbeshtetje te Ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, Kreu VII “EDUKIMI PROFESIONAL I AVOKATIT”, nenet  52-55,

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë eshte autoriteti i vetëm, i cili është përgjegjëse për hartimin dhe zhvillimin e strategjisë së edukimit profesional të avokatëve në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kuadër, në muajin Mars - Prill – Maj 2021 do te organizohen aktivitete të trajnimit vazhdues për avokatët në ushtrim të profesionit.

Trajnimi vazhdues ka qëllim azhornimin e avokatëve me njohuritë specifike profesionale në fusha të ndryshme të së drejtës.

Duhet theksuar se ky lloj trajnimi është i detyrueshëm për të gjithë avokatët  dhe me përmbushjen e tij çdo avokat do të pajiset me certifikatën e trajnimit nga DHASH. Mungesa e frekuentimit të këtyre programeve trajnimi përbën shkak për fillim të  procesit disiplinor ndaj avokatit (Neni 54 I Ligjit 55/2018).

Temat e trajnimit vazhdues për vitin 2021 janë:

  1.        .Ndryshimet e Kodit te Procedures Penale dhe roli I avokatit në këto procedura;
  2.          Ndryshimet e Kodit te Procedures Civile në funksion te rritjes së efektivitetit të gjykimit civil;
  3.          Kodi I Procedurave Administrative.

Me qellim organizimin dhe ndarjen e avokatëve në grupe trajnimi, ju lutem plotësoni brenda muajit shkurt 2021, formularin e aplikimit të cilin mund ta gjeni KËTU, dhe ta dërgoni me rrugë postare në adresat email:

info@dhka.org.al

rezarta.abdiu@dhka.org.al