NJOFTIM MBI PROVIMIN E AVOKATISE 21 MAJ 2021

Dhoma e Avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar  kërkesave të nenit 21 pika 2 e ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte, datë 21 MAJ, ora 12.30. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 13/2 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë në datën 21 Prill 2021 dhe përfundojne në datën 19 Maj 2021.

Asnjë person nuk mund të marre pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë. 

Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatise dhe që janë regjistruar me vërtetim nga ana e fakultetit përkatës për shkak të mospajisjes me kartonin e diplomës, duhet të kenë me vete edhe fotokopje të çertifikatës së Shkollës së Avokatisë dhe fotokopje të noterizuar të diplomës MASTER profesional ose shkencor. Kandidatët që nuk kanë shlyer detyrimet financiare të frekuentimit të Shkollës së Avokatisë duhet të shlyejnë detyrimet e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.

Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të kërkoni informacion në nr. e telefonit 04 2 251876.

 

KOMITETI DREJTUES I DHASH