NJOFTIM (Trajnimi vazhdues)

 

“Plotesimi I Formularit te Trajnimit Vazhdues per Avokatet e Dhomave te Avokatise ne Vend”

 

Ne mbeshtetje te Ligjit nr.55/2018 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”, Kreu VII “EDUKIMI PROFESIONAL I AVOKATIT”, nenet  52 -55, Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë eshte autoriteti i vetëm, i cili përgjigjet për hartimin dhe zhvillimin e strategjisë së edukimit profesional të avokatëve në Republikën e Shqipërisë.

Trajnimi eshte i detyrueshem per te gjithe avokatet  dhe me permbushjen e tij cdo avokat do te pajiset me certifikaten e trajnimit nga DHASH. Mos marrja pjese ne programet e trajnimit vazhdues perben shkak per fillimin e procesit disiplinor ndaj avokatit (Neni 54 I Ligjit 55/2018).

Ne kete kuader, pergjate muajve Mars – Qershor 2021, jane zhvilluar aktivitete te trajnimit vazhdues mbi Kodin e Procedures Penale, Kodin e Procedures Civile,  Kodin e Procedurave Administrative, etj. Ne keto trajnime kane marre pjese rreth 400 avokate nga dhoma te ndryshme te avokatise.

Ju bejme thirrje avokateve te cilet nuk e kane plotesuar ende formularin e trajnimit, ta plotesojne dhe dergojne ate me email ne adresen: saragacaj@yahoo.com.

FORMULAR APLIKIMI_Trajnimi Vazhdues_2021

 

DHASH