Njoftim

• NJOFTIM

• MBI PROVIMIN E AVOKATISE TË DATËS 29 TETOR 2021

• Dhoma e Avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar kërkesave të nenit 21 pika 2 e ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte, datë 29 Tetor 2021, ora 12.30. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.

• Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 13/2 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë në datën 01 Tetor 2021 dhe përfundojne në datën 28 Tetor 2021.

• Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë. Dokumentacion për regjstrim nuk nevojitet pasi dosjet e kandidatëve janë depozituar në momentin e regjistrimit për asistent avokat.

• Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatise, duhet të kenë me vete edhe fotokopje të çertifikatës së Shkollës së Avokatisë. Kandidatët që nuk kanë shlyer detyrimet financiare të frekuentimit të Shkollës së Avokatisë duhet të shlyejnë detyrimet e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.

• Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të kërkoni informacion në nr. e telefonit 04 2 251876.

• KOMITETI DREJTUES I DHASH