Njoftim

NJOFTIM

Njoftohen avokatët e Dhomës Vendore të Avokatisë Lushnjë, Berat dhe Korçë se sipas kalendarit të përcaktuar nga ana e organeve drejtuese të DHASH, do të zhvillohen zgjedhjet për organet drejtuese të këtyre dhomave vendore sipas kalendarit të mëposhtëm:

- Dhoma vendore Lushnjë, ditën e Martë datë 09 Nëntor 2021, ora 12.30;

- Dhoma vendore Berat, ditën e Mërkurë datë 10 Nëntor 2021, ora 12.30;

- Dhoma vendore Korçë, ditën e Premte datë 12 Nëntor 2021, ora 12.30;

Vendi i organizimit do tu bëhet e ditur nga ana e organizatorëve të zgjedhjeve.

 Të gjithë avokatët që kanë shlyer detyrimet lidhur me pagesën e kontributit të antarësisë për vitin 2020 – 2021 kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Për hollësi të mëtejshme lidhur me listën e pjesëmarrësve në votim mund të kontaktohet me kryetarin e dhomës vendore të avokatisë, ose mund të kontaktoni në numër telefoni 04 2 251876.

Lutemi merrni masa për sigurimin e pjesëmarrjes.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë