NJOFTIM MBI PROVIMIN E AVOKATISE TË DATËS 20 MAJ 2022

 

 

Dhoma e Avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar  kërkesave të nenit 21 pika 2 e ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte, datë 20 Maj 2022, ora 12.30. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 13/2 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë në datën 20 Prill 2022 dhe përfundojne në datën 18 Maj  2022.

Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë. Dokumentacion për regjistrim nuk nevojitet pasi dosjet e kandidatëve janë depozituar në momentin e regjistrimit për asistent avokat.

Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatisë, duhet të kenë me vete edhe fotokopje të çertifikatës së Shkollës së Avokatisë. Kandidatët që nuk janë pajisur me certifikatën e shkollës duhet të pajisen me të duke shlyer detyrimet financiare e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.

Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të kërkoni informacion në nr. e telefonit 04 2 251876.

 

KOMITETI DREJTUES I DHASH