MARREDHENIET ME KLIENTET

MARREDHENIET ME KLIENTET

      Neni 15


INTERESAT E KLIENTIT

    • Avokati duhet të veprojë gjithnjë për interesat më të larta të klientit të tij. Marredhenia e besimit me klientin eshte detyrim profesional. Besimi arrihet kur avokati karakterizohet nga ndeshmeria dhe integriteti.

Neni 16


DETYRA PER TE INFORMUAR KLIENTIN

    • Avokati duhet t’i shjegojë klientit ligjin dhe linjën e veprimit që ai do të ndjekë duke evidentuar pasojat e mundshme ligjore në favor ose në disfavor te tij. Avokati duhet t’i pergjigjet kerkesave të arsyeshme të klientit për informacion. Avokati duhet të informojë klientin e tij rreth cështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me përfaqesimin në kohë me qëllim që klienti, në mënyrë të arsyeshme, të mbrojë veten, ose të shfrytëzojë një mundësi të ofruar nga ligji, duke perfshirë edhe cdo zgjidhje të ofruar nga pala tjeter.

Neni 17

KTHIMI I DOKUMENTAVE

    • Me kërkesën e klientit te tij, avokati duhet t’i kthejë cdo dokument origjinal të marrë nga klienti për shkak të përfaqësimit të tij.

Neni 18

PASURITE DHE FONDET E KLIENTIT

    • Avokati, me miratimin e klientit mund të hyjë në administrim të pasurive të klientit dhe fondeve të tij që mund të jenë të depozituara në bankë. Për këto fonde dhe pasuri të klientit, avokati mban dokumentacion të plotë për veprimet e kryera. Dokumentacioni ruhet për një periudhë kohe prej 7 vjetësh duke filluar nga perfundimi i përfaqësimit të cështjes. Për ceshtjet penale ky afat fillon nga momenti i perfundimit te vuajtjes se denimit.
      Fondet mbahen në llogari të vecantë në vendin ku ndodhet zyra e avokatit ose në një vend tjetër ku për këtë ka miratim nga klienti.
      Neni 19
      Për marrjen e fondeve apo cdo pasurie tjetër në pronësi të klientit, avokati detyrohet të njoftojë klientin.
      Avokati duhet të mbajë të ndara fondet e klientit nga fondet e tij. Me kërkesën e klientit, avokati i kthen menjëherë atij të gjitha fondet ose pasuritë dhe me iniciativën e tij apo me kërkesë të klientit, bën kontabilizimin e plotë në lidhje me këtë pasuri.

Neni 20

KONFLIKTI I INTERESAVE

  • Avokati nuk mund te japë ndihmë juridike, të këshillojë, të përfaqësojë apo mbrojë në emër te dy ose më shumë klientëve në të njëjtën cështje, në rast se ka konflikt interesash të atyre klientëve midis tyre.Neni 21
    Avokati nuk përfaqëson dhe heq dorë nga perfaqesimi apo mbrojtja e dy ose më shumë personave, kur lind nje konflikt interesash midis klientëve, kur avokati bindet se përfaqësimi do të cënojë marrëdhëniet me klientin tjetër.

    Neni 22

    Avokati që më parë ka përfaqesuar një klient në një ceshjte, nuk përfaqëson një klient tjetër në të njëjtën cështje, kur interesat e këtij personi u sjellin dëm interesave të klientit të mëparshëm.
    Përfaqësimi lejohet përjashtimisht, vetëm në rast se klienti i mëparshëm jep pëlqimin e tij.

    Neni 23

    Avokati duhet gjithashtu të tërhiqet nga përfaqësimi ose mbrojtja në rast se ekziston rreziku i shkeljes të besimit të klientit të mëparshëm, ose në rast se njohja që zotëron avokati për cështjen e klientit të mëparshem, do të përbënte epërsi të padrejtë për klientin e ri. Rregulli i mësipërm është i barazvlershëm edhe për rastin kur profesioni i avokatit ushtrohet në ortakëri, apo nga e njëjta zyrë.
    Neni 24
    Avokati nuk duhet të përfshihet në transaksione biznesi me një klient nëse ai dhe klienti kanë interesa të ndryshme si dhe kur klienti pret nga avokati që ai ta ushtrojë gjykimin profesional për mbrojtjen e klientit, pervecse kur:

     

    • Transaksioni dhe kushtet në te cilat avokati ka fituar interesa janë të drejta, të arsyeshme për klientin dhe i janë deklaruar në mënyrë të plotë dhe transmetuar me shkrim në një mënyrë që të kuptohet si e arsyeshme nga ana e klientit;
    • Avokati këshillon klientin të kërkojë këshillat e një avokati të pavarur lidhur me transaksionin; dhe
      Klienti jep miratimin e tij me shkrim, mbas deklarimit të plotë të kushteve të transaksionit dhe të konfliktit të qenësishëm të interesit në këtë transaksion.

    Neni 25
    Avokati duhet të mos punojë për një klient të ri nëse ka rrezik të shkelen konfidencat që i janë besuar avokatit nga një ish klient ose nëse njohuritë jane përfituar si rezultat i punësimit të mëparshem si një punonjës shtetëror.
    Neni 26
    NDERPRERJA E PERFAQESIMIT DHE E MBROJTJES 
    Avokati mund të ushtrojë të drejtën e tij për të hequr dorë nga përfaqësimi apo mbrojtja. Avokati tërhiqet nga përfaqësimi apo mbrojtja kur klienti nuk arrin të përmbushë detyrimet juridike, morale dhe financiare ndaj avokatit në lidhje me shërbimet e tij dhe kur më parë është paralajmëruar nga avokati që do të tërhiqet në rast se detyrimet nuk përmbushen.

    Neni 27
    Me ndërprerjen e përfaqesimit apo të mbrojtjes, avokati në marrëveshje me klientin, merr masa që ai i vlerëson të arsyeshme për mbrojtjen e interesave të klientit duke e njoftuar atë në kohë të përshtatshme, por gjithnjë jo më pak se 15 ditë, për t’i dhënë atij mundësinë të gjetjes së një avokati tjetër.

    Neni 28
    TARIFAT

    • Avokati ka të drejtë të kete një tarife për shërbimet e tij. Tarifa duhet të përcaktohet në një marrëveshje me shkrim ndërmjet avokatit dhe klientit të tij. Në mungese të marrëveshjes me shkrim tarifa duhet të përcaktohet në përputhje me normat e tarifave të parashikuara nga “Tarifa e Sherbimeve juridike te Avokateve”, te miratuara nga Dhoma Kombëtare të Avokatisë . Në te dy rastet, tarifa nuk duhet të jetë më e ulet se ajo minimale, e përcaktuar në normat e tarifave për këtë lloj shërbimi.
    • Tarifa e një avokati duhet të jetë e arsyeshme dhe e drejtë. Faktorët që duhet të konsiderohen për të përcaktuar se sa e arsyeshme është një tarifë përfshijnë:
      • Koha dhe puna e kërkuar, risia dhe vështirësia e cështjeve të përfshira dhe aftësite e kërkuara për të kryer shërbimet ligjore;
      • Kufizimet kohore të imponuara nga rrethanat;
      • Natyra dhe kohëzgjatja e marrëdhënieve profesionale me klientin;
      • Përvoja, reputacioni dhe aftësia e avokatit ose avokatëve, në kryerjen e shërbimeve;
      • Si dhe faktore te tjere te cmuar nga ai.
    • Avokati nuk duhet të ketë të drejtë të bëjë një pactum de quota litis. Me “pactum de quota litis” kuptohet një marrëveshje e arritur përpara përfundimit të ceshtjes, e cila përcakton tarifat që duhet t”i paguhen avokatit vetëm për rezultatet e arritura dhe në të cilën klienti merr përsiper t’i paguaje avokatit një pjesë të rezultatit të arritur.
    • Avokati lejohet të përcaktojë “tarifat e rezultateve” me përjashtim të ceshtjeve të së drejtës familjare ose penale. Me “tarifa të rezultateve” kuptohen:
      • Marrëveshjet me shkrim ndërmjet avokatit dhe klientit, sipas të cilit avokati merr përsipër të fillojë një cështje ose rast sipas tarifave minimale të përcaktuara dhe klienti bie dakort të paguajë një shumë të arsyeshme fikse në varësi të rezultateve pozitive të tij. Sasia mund të përkufizohet si shumë totale ose si një përqindje e parave të përcaktuara nga vendimi i gjyqit.
      • Marrëveshja me shkrim ndërmjet avokatit dhe klientit sipas të cilës avokati merr përsipër të fillojë një cëshjte ose rast me tarifen minimale të përcaktuar dhe klienti bie dakort të paguaje tarifa të tjera shtesë për rezultatin pozitiv.
    • Avokati mund të ofrojë ndihmë ligjore falas për:
      • Personat që janë në vështirësi financiare;
      • Personat që mbështeten me ndihmë financiare;
    • Avokati mund të ofroje shërbime pa pagesë për miqtë e ngushte, të afërmit ose avokatë të tjerë.

    Neni 29
    TERHEQJA E PERFAQESIMIT 
    Avokati nuk duhet të tërhiqet nga një perfaqësim i ndërmarrë, pervecse kur ka shkaqe të arsyeshme, sic janë midis te tjerash:

    • Mbingarkesa ose njohuri të pamjaftueshme në një fushë të vecantë ligjore;
    • Pandershmëria e arsyeve të klientit për të kërkuar asistencë ligjore;
    • Kur klienti insiston që avokati të ndërmarrë veprime të cilat janë në kundërshtim me ligjin ose me kodin e etikës;
    • Kur klienti insiston që avokati të ndërmarrë veprime që janë në kundërshtim me vlerësimin e tij professional;
    • Kur klienti nuk mund të paguajë për asistencën ose nuk përmbush detyrimet kontraktuale për pagesën e asistences tashmë të ofruar;

    Avokati nuk mund të ushtrojë të drejtën e tij për t’u tërhequr nga një cështje në mënyrë ose në rrethana të tilla në të cilat klienti mund të mos jetë në gjendje të sigurojë në kohë asistencë ligjore.