MARREDHENIET ME GJYKATEN

MARREDHENIET ME GJYKATEN

        Neni 30

 

    • Avokati duhet të sillet me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës në funksion të përfaqësimit e mbrojtjes të interesave të klientit të tij brenda kufijve të caktuar nga ligji dhe kodi etik.

 

        Neni 31

 

    • Avokati asnjëherë nuk duhet të kërkojë të ndikojë tek gjykata me mjete të ndaluara nga ligji, si dhe të kryejë sjellje që synojnë të prishin solemnitetin e gjykimit ose vetë gjykimin në themel të tij.

 

        Neni 32

 

    • Avokati nuk mund t’i japë dhuratë, hua ose sende me vlere, një gjyqtari, apo një nëpunësi të gjykatës.
      Keshilli Drejtues I Dhomes Kombetare e Avokateve mund të miratojë kërkesën e avokatit për të bërë një përjashtim nga ky rregull, në raste të vecanta.

 

        Neni 33

 

    • Avokatit i ndalohet të paraqitet për të përfaqësuar interesat e klientit, para një gjyqtari me të cilin avokati është i lidhur ngushtë ose ka marrëdhënie intime.

 

      Neni 34

 

  • Avokati nuk duhet të japë asnjeherë, me dijeninë e tij, informacion të rremë ose c’orientues gjatë procesit gjyqësor.
    Avokati asnjëherë nuk duhet të nxisë një dëshmitar që të bëjë një dëshmi të rremë.
    Avokati asnjëherë nuk duhet të shkaktojë shtyrje të parsyeshme në seancat gjyqësore.