MARREDHENIET NDERMJET AVOKATEVE

MARREDHENIET NDERMJET AVOKATEVE

        Neni 35

 

    • Marrëdhëniet ndërmjet avokatëve duhet të mbështeten në parimet e bashkëpunimit, ndërshmërisë dhe konfidencialitetit në interes të klientëve të tyre.

Neni 36

    • Avokati duhet t’i njohë avokatët e Dhomës Kombëtare dhe të reflektojë ndaj tyre mirësjellje e qendrime korrekte në përputhje me normat e etikës profesionale.

Neni 37

    • Avokati, për një cështje të vecantë mund të komunikojë me avokatin e palës tjetër. Nuk i lejohet avokatit që për cështjen konkrete të komunikojë me palën kundërshtare, kur di se përfaqësohet nga një avokat, pa pëlqimin e këtij të fundit.

Neni 38

MARREDHENIET NDERMJET AVOKATEVE

    • Avokati që heq dorë përkohësisht nga ushtrimi i profesionit të tij për aq kohë sa është në marrëdhnie pune me adminisratën publike, nuk duhet të lejojë që emri i tij/saj të qendrojë në emrin e zyrës së avokatisë ose të përdoret në njoftimet profesionale të zyrës gjatë periudhës në të cilën avokati nuk merr pjesë aktivisht dhe rregullisht në zbatim të ligjit si anëtar i zyrës.

Neni 39

SJELLJA E DREJTE NE PROCEDURAT GJYQESORE

    • Në procedurat gjyqësore me pale kundërshtare, me qellim që të gjitha palët dhe avokatet të kenë akses në gjykatë në mënyrë të barabartë, avokati nuk duhet që pa njoftimin e palës tjetër ose avokatit te saj, të kontaktojë ose të japë dokumenta ose materiale gjykatës lidhur me një cështje në shqyrtim ose që do të sillet për gjykim, në rrethana që mund te kenë efektin ose që mund të japin përshtypjen e një dhënie përparësie të padrejtë për njerën palë. Kjo dispozite nuk do të aplikohet për ceshtje kur veprime të tilla janë të lejuara nga ligji.

Neni 40

NDARJA E PAGESAVE

    • Avokati i cili ka marrë përsipër të përfundojë ceshtjet ligjore të papërfunduara të një avokati që ka vdekur, duhet t’i paguajë trashëgimtarëve të avokatit të vdekur, atë pjesë të pagesës totale, që në mënyrë të drejtë përfaqëson shërbimet e kryera nga avokati i vdekur. Avokati mund t’ju paguaje asistentëve të tij të cilët nuk janë avokat pagën, sigurimin shoqëror dhe pagesa të tjera të ngjashme edhe nëse fondet burojnë nga tarfiat e avokatit.

Neni 41

DEKLARIME TE NDALUARA

    • Avokati nuk duhet të krahasoje shërbimet e ij me shërbimet e avokatëve të tjerë.
      Avokati nuk duhet të komentojë avokatët e tjerë për tarifat e vecanta ose për mënyren e ushtrimit të profesionit.
      Avokati që kryen përfqësimin e një klienti i cili ka qënë përfaqësuar më parë nga një avokat tjetër nuk duhet të kritikojë shërbimet e kryera nga avokati i mëparshëm.

Neni 42

KONKURRIMI I PADREJTE

    • Avokati nuk duhet të bëjë asnjë përpjekje, të cilat nuk janë në përputhje me dinjitetin e profesionit për të marrë klientin e kolegut te tij.

Neni 43

PERFAQESIMI

    • Përpara ndërrmarjes të përfaqësimit të një klienti i cili ka qenë i përfaqësuar nga një avokat tjetër, avokati është i detyruar të bindet se marrëdhënia e mëparshme avokat-klient ka përfunduar ashtu sic duhet.
      Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet kur klienti është përfaqësuar nga më shumë se një avokat në të njejtën kohë dhe ndërpret marrëdhëniet e përfaqësimit me njerin.

Neni 44

ASISTENT AVOKAT

    • Avokati është i detyruar të ndjekë punën e asistenit të tij, të ndajë përvojën me të dhe të mundësojë kualifikimin profesional të tij.
      Avokati duhet të bëjë përpjekje që asistentet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës.Avokati është i detyruar që me kërkesën e asistentit, të pajisë atë me një certifakatë që vërteton kohëzgjatjen si asistent pranë tij.

Neni 45

MARREDHENIA ME AVOKATET E PALES TJETER

    • Avokati nuk duhet të perfaqësojë ose këshillojë një klient në cështjet kur avokati i palës tjetër është bashkëshorti/ja prindi, fëmija ose motra a vëllai i avokatit, jeton me avokatin, ose ka marrëdhenie intime personale me avokatin, përvecse kur ky i fundit ka informuar klientin e tij me shkrim mbi këtë marrëdhënie.
      Ky ndalim është i vlefshëm për ortakët e një zyre avokatie dhe ortaket e nje shoqerie.

Neni 46

    • Në cështjet kur interesat e klientit mbrohen nga dy ose më shume avokat që janë të pavarur nga njëri tjetri dhe kur avokatët mbrojnë opinione të ndryshme në lidhje me mundësite pr mbrojtjen e klienit, vendimi përfundimtar do të merret nga klienti. Avokatët që nuk pajtohen me vendimin, mund të heqin dorë nga përfaqësimi apo mbrojtja e klientit.

Neni 47

MARREDHENIET ME AVOKATET E SHTETEVE TE TJERA

    • Avokati ka për detyrë të mos pranoje bashkëpunimin me një avokat i një shteti tjetër për një cështje për të cilën ai nuk është kompetent. Në këtë rast ai duhet të ndihmojë kolegun e tij për të kontaktuar me një avokat tjetër i cili mund të ofroje shërbimin e kërkuar.

Neni 48

  • Kur avokati bashkëpunon me një avokat të një shteti tjetër, është i detyruar të marrë parasysh ndryshimet që mund të ekzistojnë midis sistemeve ligjore dhe kodeve etike përkatëse.