MARREDHENIET ME PUBLIKUN

MARREDHENIET ME PUBLIKUN

      Neni 49

AKSESI NE SHERBIME

    • Cdo person në shoqëri duhet të ketë akses të lehtë në shërbimet profesionale të pavarura të avokatit.

Neni 50

PUBLICITETI

    • Avokati ka te drejtë të reklamojë aktivitetin e tij, sipas rregullave dhe kufizimeve të përcaktuara në këtë Kod.
      Reklamimi i avokatit ka për qëllim vetëm t’i ofrojë klientit informacionin e nevojshëm në mënyrë që ai të ketë mundësi të zgjedhë avokatin më të përshtatshëm.
      Publiciteti nuk duhet:

       

      • Që me mjete ose përmbajtje të kundërshtojë parime ose detyrime kryesore të avokatit të përcaktuar në këtë Kod;
      • Të përmbajë informacion të rremë, të pasaktë ose corientues apo faktik i cili nuk mund të verifikoheet;
      • Të bëjë krahasime ose të kritikojë avokatë të tjerë, vecanërisht tarifat ose menyen e kryerjes së profesionit prej tyre;
      • Të përfshijë deklarime në lidhje më cilësinë e punës së avokatit, masën e aktivitetit të tij, tarifat speciale;
      • Identifikojë klientin përpara marrjes së miratimit të tij me shkrim.
      • Cdo informacion tjetër që mund të shkelë dispozitat e këtij Kodi Publiciteti mund të përmbajë informacion:
        • Fushat e ligjit në të cilat ushtron aktivitetin avokati;
        • Rreth të kaluarës profesionale dhe formimit professional të avokatit;
        • Rreth njohurive të gjuhëve të huaja;
        • Lidhur me kohen e fillimit te aktivitetit, vendodhjen e selise se tij, ose ndryshimin e saj por jo me shume se 30 dite nga dita qe ka filluar/zhvendosur.

Neni 51

KERKIMI I KLIENTEVE

    • Kërkimi i klientëve nëpërmjet një kontaktimi të drejtpërdrejtë me një klient të mundshëm me qëllimin e vetëm për ta bindur atë se ka nëvojë për shërbimet ë një avokati dhe me të cilin/cilën avokati nuk ka lidhje familjare ose lidhje të mëparshme profesionale ose nëpërmjet shfrytëzimit të një “sekseri”, është i ndaluar.Me përjashtim të cmimit të zakonshëm të publicitetit respektiv avokati nuk duhet t’i japë asgjë me vlerë një personi që rekomandon shërbimet e avokatit.

Neni 52

DISA VEPRIMTARI TE NDALUARA PER AVOKATET

    • Avokati nuk duhet të arrijë asnjë marrëveshje personalisht ose nëpërmjet një sekseri me klientin e tij për të siguruar pasuri ose të drejta të tjera, të cilat janë subjekt i ceshtjes.

Neni 53

TARIFAT REFERUESE

    • Avokati nuk duhet të kërkojë ose pranojë nga një avokat ose cdo person tjetër një tarifë, komision ose cdo lloj pagese tjetër për referimin ose rekomandimin e një klienti. Një avokat nuk duhet t’i paguajë askujt asnjë tarifë, komision ose cdo lloj pagese tjetër për faktin se i kanë referuar atij një klient.

Neni 54

SANKSIONE

  • Avokatet që nuk zbatojnë Kodin Etik bëjnë një shkelje disiplinore e cila bëhet shkak për nisjen e procedimit disiplinor dhe për marrjen e masave që parashikon Ligji Nr. 9109 datë 17.7.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republiken e Shqipërise” dhe Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

DISPOZITE E FUNDIT
Kodi Etik i Avokatit mbasi iu nënshtrua diskutimit në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në datën 12.11.2005, u miratua me vendimin nr. 31 te ketij Keshilli. Data e hyrjes në fuqi te Kodit eshte 12.11.2005, dhe cfuqizon kodin e mëparshem etik.