Parathenie

Parathenie

1. Hyrje

1.1. Funksioni I Avokatit ne nje Shoqeri

Avokatet kane nje rol te vecante ne nje shoqeri qe eshte e krijuar mbi respektimin e shtetit te se drejtes. Detyrat e avokatit nuk fillojne dhe mbarojne me kryerjen me ndershmeri me cfare ai ose ajo eshte instruktuar per te bere per aq sa ligji e lejon. Nje avokat duhet t’i sherbeje interesave te drejtesise ashtu si edhe atyre qe te drejtat dhe lirite, ai ose ajo I jane besuar per t’i deklaruar dhe mbrojtur dhe eshte detyre e avokatit jo vetem per te bere apel mbi ceshtjen e klientit por edhe per te qene keshilltari I tij. Respektimi I funksionit profesional te avokatit eshte nje kusht esencial per shtetin e se drejtes dhe per demokracine ne nje shoqeri.

      Funksioni i avokatit, si rrjedhim, vendos nje sere detyrimesh ligjore dhe morale, mbi avokatin (ndonjehere qe duken se jane ne konflikt me njeri-tjetrin) perkundrejt:

 

  • Klientit.
  • Gjykatave dhe institucioneve te tjera perpara te cilave avokati paraqet ceshtjen e klientit ose vepron ne emer te klientit.
  • Profesionit ligjor ne pergjithesi dhe cdo anetari te tij ne vecanti.
  • Publikut, per te cilin ekzistenca e nje profesioni te lire dhe te pavarur, I mbeshtetur mbi respektimin e rregullave te vendosura nga vete profesioni, eshte nje element esencial per te mbrojtur te drejtat e njeriut perballe pushtetit te shtetit dhe interesave te tjera te shoqerise.

1.2. Natyra e rregullave te Sjelljes Profesionale

1.2.1. Rregullat e sjelljes profesionale jane hartuar nepermjet pranimit te tyre me deshire nga ata ndaj te cilave ato aplikohen per te siguruar performacen e duhur nga ana e avokatit, te profesionit I cili eshte esencial ne te gjitha shoqerite e civilizuara. Deshtimi i avokatit per te ndjekur keto rregulla mund te rezultoje ne marrjen e sanksioneve disiplinore.

1.2.2. Rregullat e vecanta te cdo Bari apo Shoqate Ligjore ngrihen mbi traditat e tij/saj. Ato miratohen sipas organizates dhe sferes se aktivitetit te profesionit ne nje Shtet Anetar te caktuar, procedurave gjyqesore, administrative dhe legjislacionit vendas. Nuk eshte as e mundshme dhe as e deshirueshme qe keto rregulla te krijohen pa marre parysh kontekstin apo te behet perpjekje per ti dhene rregullave aplikim te pergjithshem, te cilat jane ne menyre natyrale te pamundura per tu zbatuar. Megjithate, rregullat e vecanta te secilit Bar apo Shoqate Ligjore, jane te bazuara ne vlera te njejta/perbashketa dhe ne shumicen e rasteve demonstrojne nje baze te perbashket/te njejte.

1.3. Qellimi i Kodit

1.3.1. Integrimi i vazhdueshem ne Bashkimin Europian dhe Zonen Ekonomike Europiane dhe rritjen e frekuentimit te aktiviteteve nder-kufitare te avokateve brenda Zones Ekonomike Europiane ka bere te domosdoshme per interesin publik deklarimin e rregullave te perbashketa qe zbatohen per te gjithe avokater e Zones Ekonomike Europiane, pavarsisht se kujt Bari apo Shoqate Ligjore i perkasin, persa i takon praktikimit nder-kufitar. Qellimi i vecante i deklarimit te ketyre rregullave eshte lehtesimi/zbehja e veshtiresive qe rezultojne nga zbatimi I “Deontologjise se Dyfishte”, ashtu sic qartesisht parashikohet ne Nenet 4 dhe 7.2 te Direktives 77/249/EEC dhe Neneve 6 dhe 7 te Direktives 98/5/EC.

1.3.2. Organizatat qe perfaqesojne profesionet ligjore ne CCBE propozojne qe rregullat e kodifikuara ne nenet e meposhtme:

  • Te njihen ne kete kohe si shprehje e konsensusit te te gjitha Bareve dhe Shoqatave Ligjore te Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane.
  • Te miratohen si rregulla te detyrueshme sa me shpejt te jete e mundur ne perputhje me procedurat kombetare apo ato te Zones Ekonomike Europiane, ne lidhje me aktivitetet nderkufitare/nderkombetare te vokatit ne Bashkimin Europian dhe Zonen Ekonomike Europiane.
  • Te merren ne konsiderate gjate rishikimit te rregullave kombetare te deontologjise ose praktikimit te profesionit, me qellim harmonizimin progresiv te tyre.

Me tej, ato artikulojne deshiren qe rregullat kombetare te deontologjise apo praktikes profesionale te interpretohen dhe zbatohen, sa here te jete e mundur, ne menyre konsistente me rregullat e ketij Kodi.

Pas miratimit te rregullave te ketij Kodi si te zbatueshme ne lidhje me aktivitetet nderkombetare te avokatit, avokati do te ngelet I detyruar per te ndjekur rregullat e Barit apo Shoqates Ligjore, ne te cilen ai/ajo ben pjese, deri ne masen qe ato perputhen me rregullat e ketij Kodi.

1.4. Fusha e Aplikimit Ratione Personave

Ky Kod do te zbatohet ndaj avokateve, ashru sic ata jane perkufizuar nga Direktiva 77/249/EEC dhe Direktiva 98/5/EC dhe ndaj avokateve te Vendeve qe kane Statusin e vezhguesit ne CCBE.

1.5. Fusha e Zbatimit Ratione Materiale

Pa paragjykuar procesin e harmonizimit progresiv te rregullave te deontologjise apo praktikes profesionale te cilat zbatohen vetem brenda shtetit anetar perkates, rregullat e meposhtme do te zbatohen per aktivitetet nderkombetare/nderkufitare te avokatit brenda Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane. Me aktivitete nderkufitare do te kuptohen:

  • Te gjitha kontaktet profesionale me avokatet e vendeve anetare te ndryshem nga ata te vendit te vet.
  • Aktivitetet profesionale te avokatit ne nje Shtet Anetar, I ndryshem nga vendi I vet, pavarsisht nese avokati eshte fizikisht prezent ose jo ne ate Shtet Anetar.

1.6. Perkufizime

Ne kete Kod:

“Shtet Anetar” do te thote nje shtet anetar i Bashkimit Europian apo cdo shtet tjeter , profesioni ligjor i te cilit eshte i perfshire ne Nenin 1.4.

Me “Shtet Anetar i Origjines” do te kuptohet Shteti Anetar, ne te cilin avokati ka fituar titullin profesional Avokat.

Me “Shtet Anetar Prites” do te kuptohet c’do shtet tjeter anetar ku avokati kryen aktivitete nder-kufitare.

Me “Autoritet Kompetent” do te kuptohet organizata/t ose autoriteti/et e cdo Shteti Anetar, qe jane pergjegjes per te vendosur rregullat e sjelljes profesionale dhe administrimin e disiplinimit te avokateve.

“Direktiva 77/249/EEC” eshte Direktiva e Keshillit 77/249/EEC e dates 22 Mars 1977 per lehtesimin e ushtrimit efektiv te lirise per te ofruar sherbime.

“Direktiva 98/5/EC” eshte Direktiva 98/5/EC e Parlamentit Europian dhe Keshillit e dates 16 Shkurt 1998 per lehtesimin e ushtrimit te profesionit te avokatit ne menyre permanente ne nje Shtet Anetar, te ndryshem nga Shteti ku eshte marre kualifikimi.