MEMORANDUM SHPJEGUES

MEMORANDUM SHPJEGUES

Ky Memorandum Shpejgues u pregatit nga Grupi i Punes mbi Deontologjine i CCBE, i cili eshte autor i variantit fillestar te Kodit te Sjelljes, me kerkese te Komitetit te Perhershem te CCBE. Ky Memorandum ka qellim te shpjegoje origjinen e masave te percaktuara ne Kod, te ilustroje problemet per te cilat keto masa jane hartuar, vecanerisht ne lidhje me aktivitetet nder-kufitare, dhe ti ofroje asistence per zbatimin e tyre Autoriteteve Kompetente te Shteteve Anetare. Memorandumi Shpjegues eshte perditesuar gjate Seances Plenare te CCBE me 19 Maj 2006.

Versionet origjinale te Kodit jane ne gjuhen angleze dhe franceze. Perkthimet ne gjuhe te tjera te komunitetit Europian jane pregatitur nen autoritetin e delegacioneve kombetare.

Komentari i Nenit 1.1 – Funksioni i Avokatit ne Shoqeri

Deklarata e Periuxhias, miratuar nga CCBE me 1977, percaktoi parimet kryesore te sjelljes profesionale te avokateve ne Komunitetin Europian (EC). Parashikimet ne Nenin 1.1 ritheksojne qendrimin e Deklarates se Periuxhias mbi funksionin e avokatit ne shoqeri, i cili perben bazen per rregullat qe qeverisin performancen e ketij funksioni.

Komentari i Nenit 1.2 – Natyra e Rregullave te Sjelljes Profesionale

Keto parashikime rivendosin ne menyre substanciale shpjegimin e Deklarates se Periuxhias mbi natyren e rregullave te sjelljes profesionale dhe menyren se si rregulla te vecanta varen nga rrethana lokale te vecanta por qe perseri jane te bazuara ne vlera te perbashketa.

Komentari i Nenit 1.3 – Qellimi i Kodit

Keto parashikime paraqesin zhvillimin e parimeve te Deklarates se Periuxhias ne nje Kod Sjellje per avokatet e Bashkimit Europian dhe te Zones Ekonomike Europiane, dhe avokateve te Shteteve me Statusin e Vezhguesit te CCBE, me nje reference te vecante te aktiviteteve te tyre nder-kufitare. (perkufizuar ne Nenin 1.5). Parashikimet ne Nenin 1.3.2 paraqesin qellimet specifike te CCBE duke pasur ne konsiderate te neneve substanciale te Kodit.

Komentari i Nenit 1.4 – Fusha e Zbatimit Ratione Personale

Rregullat jane vendosur per tu zbatuar nga te gjithe avokatet sic perkufizohen ne Direktiven e Sherbimeve te Avokateve te 1977 dhe Direktiven e Vendosjes se Avokateve te 1998, dhe avokateve te Shteteve Vezhguese te CCBE. Kjo perfshin avokatet e shteteve te cilet vazhdimisht kane aderuar ne Direktivat e mesiperme, emrat e te cileve jane shtuar me amendimin e Direktivave. Kodi zbatohet per te gjithe avokatet e perfaqesuar ne CCBE, pavaresisht se jane Anetare te Plote apo Vezhgues, dhe konkretisht:

Austria Rechtsanwalt
Albania Avokat
Belgjika avocat / advocaat / Rechtsanwalt
Bullgaria advokat
Kroacia odvjetnik
Qipro dikegoros
Republika Ceke advokat
Danimarka advokat
Estonia vandeadvokaat
Finlanda asianajaja / advokat
FYRO Maqedonia advokat
Franca avocat
Gjermania Rechtsanwalt
Greqia dikegoros
Hungaria ugyved
islanda logmaour
irlanda barrister, solicitor
italia avvocato
Latvia zverinats advokats
Liechtenstein Rechtsanwalt
Lituania advokatas
Luksemburgu avocat / Rechtsanwalt
Malta avukat, prokuratur legali
Hollanda advocaat
Norvegjia advokat
Polonia adwokat, radca prawny
Portugalia advogado
Rumania avocat
Slovakia advokat / advokatka
Slovenia odvetnik / odvetnica
Spanja abogado / advocat / abokatu / avogado
Suedia advokat
Zvicra Rechtsanwalt / Anwalt / Fursprech / Fursprecher /avocat / avvocato /advokat
Turqia avukat
Ukraiina advocate
Anglia advocate, barrister, solicitor

Shpresohet qe Kodi te pranohet dhe nga profesione ligjore te vendeve te tjera qe nuk jane Shtete Anetare ne Europe apo dhe vende te tjera, ne menyre qe te mund te aplikohet me ane te konventave ndermjet tyre dhe shteteve Anetare.

Komentari i Nenit 1.5 – Fusha e Aplikimit Ratione Materiale

Rregullat e parashikuara ketu kane zbatim te drejteperdrejte vetem per “aktivitete nder-kufitare” sic jane perkufizuar, te avokateve te Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane dhe avokateve te Shteteve Vezhguese te CCBE – shiko me lart ne nenin 1.4, dhe perkufizimin e “Shtetit Anetar” ne nenin 1.6. (Shiko gjithashtu me lart mundesine e zgjerimit per avokatet e vendeve te tjera.) Perkufizimet e aktiviteteve nder-kufitare, per shembull, perfshijne kontakte ne Vendin A edhe mbi ceshtje te ligjit te brendshem te shtetit A ndermjet nje avokati te Shtetit A dhe nje avokati te Shtetit B; ai perjashton kontaktetet ndermjet avokateve te shtetit A ne shtetin A te nje ceshtje te ngritur ne shtetin B, kur sigurohet se asnje nga aktivitetet profesionale nuk eshte zhvilluar ne shtetin B; ai perfshin cdo aktivitet te avokateve te shtetit A ne shtetin B, madje edhe ne formen e komunikimeve te derguara nga Shteti A ne shtetin B.

Komentari i Nenit 1.6 – Perkufizime

Ky nen perkufizon nje sere termash te perdorur ne Kod, “Shtet Anetar”, “Shtet Anetar i Origjines”, “Shtet Anetar Prites”, “Autoritet Kompetent”, “Direktive 77/249/EEC” dhe “Direktive 98/5/EC”. Referenca e “ku avokati kryen aktivitete nder-kufitare” duhet te interpretohet bazuar ne perkufizimin e “aktiviteteve nder-kufitare” ne Nenin 1.5.

Komentari i Nenit 2.1 – Pavaresia

Ky nen riafirmon ne menyre substanciale qendrimin e pergjithshem te parimit te Deklarates se Peruxhias.

Komentari i Nenit 2.2 – Besimi dhe integriteti Personal

Ky nen riafirmon ne menyre substanciale qendrimin e pergjithshem te parimit te Deklarates se Peruxhias.

Komentari i Nenit 2.2 – Besimi dhe integriteti Personal

Ky nen gjithashtu rivendos nje parim te pergjithshem te perfshire ne Deklaraten e Peruxhias.

Komentari i Nenit 2.3 – Konfidencialiteti

Tek ky nen ne fillim rivendos, ne Nenin 2.3.1, parime te pergjithshme te percaktuara ne Deklaraten e Peruxhias, dhe te riafirmuara/te pranuara nga Gjykata Europiane e Drejtesise ne ceshtjen AM&S (157/79). Me tej, ne Nenet 2.3.2 deri ne 4, i zhvillon ato ne nje rregull te vecante lidhur me mbrojtjen e konfidencialitetit. Neni 2.3.2 permban rregullin baze qe kerkon respektimin e konfidencialitetit. Neni 2.3.3 konfirmon qe detyrimi ngelet ne fuqi mbi avokatin edhe nese avokati ndalon se vepruari per llogari te klientit ne fjale. Neni 2.3.4 konfirmon se avokati nuk duhet vetem te respektoje detyrimin e konfidencialitetit nga ai/ajo vete, por duhet ti kerkoje te gjithe anetareve dhe te punesuareve te firmes se tij te bejne te njejten gje.

Komentari i Nenit 2.4 – Respekt per Rregullat e Bareve dhe Shoqatave Ligjore te tjera

        Neni 4 i Direktives se Sherbimeve te Avokateve permban nene ne lidhje me rregullat qe duhen mbikqyrur nga nje avokat nga njeri Shtet Anetar i cili ofron sherbime per periudha te caktuara opo raste te vecanta ne nje Shtet tjeter Anetar ne baze te Nenit 49 te Traktatit te Komunitetit Europian, i konsoliduar, si me poshte vijon:

 

    • (a) Aktivitetet e lidhura me perfaqesimin e nje klienti ne procedurat gjyqesore apo perpara autoriteteve publike duhet te ndiqen ne cdo Shtet Anetar Prites ne baze te kushteve te vendosura per avokatet ne ate vend, me perjashtim te cdo kushti qe kerkon rezidence, apo regjistrimin ne nje organizate profesionale, ne ate shtet.
    • (b) Nje avokat qe ndjek keto procedura duhet te kontrolloje rregullat e sjelljes profesionale ne Shtetin Anetar Prites, pa paragjykuar detyrimet e avokatit ne Shtetin Anetar nga i cili ai/ajo vjen.
    • (c) Kur keto aktivitete ndiqen ne Mbreterine e Bashkuar “rregullat e sjelljes profesionale te Shtetit Anetar Prites” do te thote rregullat e sjelljes qe aplikohen per “solicitors”, ku keto aktivitete nuk jane te rezervuara per “barristers” dhe avokatet. Nese jo, rregullat e sjelljes profesionale te atyre te fundit duhet te aplikohen. Megjithate, barristers te irlandes, gjithmone duhet ti neshtrohen rregullave te sjelljes profesionale qe aplikohen ne Angli per barrister dhe avokatet. Kur keto aktivitete kryhen ne irlande “rregullat e sjelljes profesionale te Shtetit Anetar Prites” do te thote, per aq kohe qe ata bejne perfaqesim me goje ne nje ceshtje ne gjykate, rregullat e sjelljes profesionale te zbatueshme per barristers. Ne te gjitha ceshtjet e tjera rregullat profesionale te sjelljes qe aplikohen per “solicitors” duhet te aplikohen. Megjiithate, barristers dhe avokatet nga Anglia duhet ti nenshtrohen gjithmone rregullave te sjelljes profesionale qe aplikohen ne irlande per barristers, dhe
    • (d) Nje avokat qe kryen aktivitete te tjera nga ato te referuara ne (a) siper duhet te ngelen te detyruar mbi kushtet dhe rregullat e sjelljes profesionale te Shtetit Anetar nga i cili ai vjen pa paragjykaur respektimin e rregullave, pavarsisht origjines se tyre, te cilat rregullojne profesionin ne Shtetin Anetar Prites, vecanerisht ato qe lidhen me papajtueshmerine e ushtrimit te aktiviteteve te nje avokati me ushtrimin e aktiviteteve te tjera ne ate shtet, sekretin profesional, mardheniet me avokatet e tjere, ndalimin per te njejtin avokat qe vepron per palet me konflikt te ndersjelle me njera-tjetren, dhe reklamimin. Rregullat e mevonshme jane te zbatueshme vetem nese ato jane te mundshme per tu kontrolluar nga nje avokat i cili nuk eshte vendosur ne Shtetin Anetar Prites dhe ne masen ne te cilen kontrollimi i tyre eshte objektivisht i justifikuar per te siguruar, ne ate shtet, ushtrimin e duhur te aktiviteteve te avokatit, te qendrimit te profesionit dhe rrespektimit te rregullave te lidhur me papajtueshmerine.

 

      Direktiva per Vendosjen (ne kuprimin e fillimit te ushtrimit ne nje shtet te caktuar, tjeter nga ai i vendit te origjines) e Avokateve permban masat qe kane te bejne me rregullat qe duhet te vezhgohen nga nje avokat i nje Shteti Anetar i cili ushtron ne menyre permanente funksionin ne nje Shtet tjeter Anetar ne baze te Nenit 43 te Traktatit te Komunitetit Europian, i konsoliduar, si me poshte:

 

  • (a) Pavarsisht rregullave te sjelljes profesionale, subjekt i te cilave ai/ajo eshte ne Shtetin Anetar te origjines, nje avokat i cili ushtron funksionin e tij ne baze te titullit profesional te fituar ne vendin e origjines, do te jete subjekt i te njejtave rregulla per sjelljen profesionale, njesoj si avokatet e vendit prites, ne lidhje me te gjitha aktivitetet e kryera ne ate territor (Neni 6.1).
  • (b) Shteti Anetar Prites mund te kerkoje nga nje avokat i cili e ushtron profesionin ne baze te titullit profesional te fituar ne vendin e origjines, te beje/paguaje sigurimin profesional ose te behet anetar i fondit te garancise profesionale, bazuar ne rregullat qe ai shtet ka vendosur per aktivitetet profesionale ne territorin e tij. Megjithate, nje avokat qe e ushtron profesionin ne baze te titullit te vendit te tij duhet te perjashtohet nga kjo kerkese, nese avokati mund te vertetoje se ai/ajo eshte i mbuluar nga sigurimet apo fondi i garancise bazuar ne rregullat e Shtetit Anetar te Origjines , per aq kohe ky siguracion ose garanci eshte ekuivalente ne kriteret, kushtet dhe mases se mbulimit/siguracionit. Ne rastet kur ekuivalenca eshte e pjesshme, Autoriteti Kompetent ne Shtetin Anetar Prites mund te kerkoje te kontraktohet siguracion apo garanci shtese per mbulimin e elementeve te cilet nuk jane mbuluar nga siguracioni apo garancia e kontraktuar ne baze te rregullave te Shtetit Anetar te Origjines (Neni 6.3), dhe
  • (c) Nje avokat i regjistruar ne Shtetin Anetar Prites me titullin profesional te shtetit te origjines mund te ushtroje profesionin si avokat i paguar qe punon per nje avokat tjeter, nje organizate apo zyre avokatie, apo ne nje aktivitet publik apo privat ne masen qe Shteti Anetar Prites e lejon per avokatet e regjistruar sipas titullit profesional te atij shteti. (Neni 8).

Ne rastet qe nuk mbulohen nga asnje nga Direktivat, apo vendosin kerkesa me te larta se ato te Direktivave, detyrimet e nje avokati ne baze te ligjit komunitar per te observuar rregullat e Bareve dhe Shoqatave Ligjore te vendeve te tjera, jane ceshtje interpretimi te cdo parashikimi/neni perkates , sic eshte psh Direktiva per Tregtine Elektronike (2000/31/EC). Nje qellim madhor i ketij Kodi eshte te minimizoje, dhe nese eshte e mundur te eleminoje se bashku, problemet qe mund te ngrihen prej “deontologjise se dyfishte”, me te cilen do te kuptohet zbatimi i me shume se nje grupi rregullash kombetare te cilat potencialisht mund te jene ne kundershtim me nje situate te caktuar (shiko Nenin 1.3.1).

Komentari i Nenit 2.5 – Punesimet e papajtueshme

Ekzistojne dallime si ndermjet dhe brenda Shteteve Anetare lidhur me kufirin persa i takon mundesise qe kane avokatet per t’u perfshire ne funksione/profesione te tjera, si psh ne aktivitete tregtare. Qellimi i pergjithshem i rregullave qe perjashtojne avokatet nga funksionet e tjera eshte te mbrojne avokatin nga ndikimet qe mund te demtojne pavarsine e avokatit apo rolin e tij/saj ne administrimin e drejtesise. Ndryshimet ne keto rregulla reflektojne kushte te ndryshme lokale/kombetare, perceptime te ndryshme mbi funksionim korrekt te avokateve dhe teknikave te ndryshme te hartimit te rregullave. Ne disa raste ekziston nje ndalim i plote i perfshirjes ne disa punesime te specifikuara, sikunder ne disa raste perfshirja ne punesime te tjera ne parim/pergjithesi lejohet, por duke iu nenshtruar mbikqyrjes te disa garancive specifike mbi pavarsine e avokatit.

Nenet 2.5.2 dhe 3 percaktojne masa mbi rrethana te caktura ne te cilat nje avokat i nje Shteti Anetar eshte i perfshire ne aktivitete nder-kufitare (sic perkufizohet ne Nenin 1.5) ne nje Shtet Anetar Prites kur ai/ajo nuk eshte anetar i profesionit ligjor te Shtetit Prites.

Neni 2.5.2 percakton mbikqyrje te plote te rregullave te Shtetit Prites lidhur me punesimet e papajtueshme te avokatit i cili perfshihet ne proceset gjyqesore kombetare apo perpara autoriteteve publike kombetare te Shtetit Prites. Kjo gje zbatohet pavarsisht faktit nese avokati eshte vendosur ose jo ne Shtetin Prites. Neni 2.5.3, nga ana tjeter, vendos detyrimin per “respektimin” e rregullave te Shtetit Prites lidhur me punesimet e ndaluara apo te papajtueshme ne ceshtje te tjera, por vetem ne rastet kur avokati i cili eshte i vendosur ne nje Shtet Anetar Prites deshiron te marre pjese direkt ne aktivitete tregtare apo aktivitete te tjera te cilat nuk jane te lidhura me praktikimin e ligjit.

Komentari i Nenit 2.6 – Reklama Personale

Termi “reklame profesionale” mbulon reklamimin e firmave te avokateve, si dhe te avokateve individuale, e cila eshte e ndryshme me reklamen e organizates te organizuar nga Baret apo Shoqatat Ligjore, per anetaret e tyre ne teresi. Rregullat e reklames personale nga avokatet ndryshojne ne menyre te ndjeshme ne Shtetet Anetare. Neni 2.6 e percakton qarte qe nuk ekzistojne kundershti dominuese te reklames personale ne aktivitetet nder-kufitare. Megjithate, avokatet pavarsisht kesaj jane subjekt i te gjitha ndalimeve apo kufizimeve te vendosura nga rregullat e vendeve te tyre te origjines, dhe nje avokat do te vazhdoje te jete subjekt i ndalimeve dhe kufizimeve te vendosura nga rregullat e Shtetit Anetar Prites, kur ato jane te detyrueshme per avokatin bazuar ne Direktiven e Sherbimeve te Avokateve apo Direktiven e Vendosjes se Avokateve.

Komentar i Nenit 2.7 – interesi i Klientit

Ky percaktim thekson parimin e pergjithshem qe avokati duhet te vendose interesat e klientit perpara interesave te vete avokatit apo kolegeve te profesionit ligjor.

Komentar i Nenit 2.8 – Kufizimi i Pergjegjesise se Avokatit ndaj Klientit

Ky nen e ben te qarte se nuk ka nje objeksion dominues per te kufizuar pergjegjesine e avokatit ndaj klientit te tij/saj ne praktikimin nderkufitar, si me kontrate apo duke perdorur nje shoqeri te kufizuar, partneritet te kufizuar apo partneritet me pergjegjesi te kufizuar. Megjithate, percaktohet se kjo gje mund te konsiderohet ne rastet kur legjislacioni perkates dhe rregullat perkatese te sjelljes e lejojne – dhe ne nje numer juridiksionesh ligji apo rregullat profesionale e ndalojne apo kufizojne kete kufizim te pergjegjesise.

Komentar i Nenit 3.1 – Pranimi dhe Mbarimi i instruksioneve

Parashikimet e Nenit 3.1.1 jane hartuar per te siguruar se nje mardhenie ndermjet avokatit dhe klientit ruhet/mbahet dhe avokati ne fakt merr instruksione nga klienti, eshe nese ato mund te transmetohen nepermjet nje ndermjetesi te autorizuar. Eshte pergjegjesia e avokatit per te kenaqur ndermjetesin e autorizuar dhe deshirat e klientit.

Neni 3.1.2 trajton menyren sesi avokati duhet te kryeje detyrat e tij/saj. Percaktimi se avokati duhet te ndermarre pergjegjesi personale per mosmarrjen parasysh te instruksioneve te marra prej tij/saj do te thote se avokati nuk mund te menjanoje pergjegjesine duke e deleguar tek te tjeret. Kjo gje nuk e ndalon avokatin per te kerkuar te kufizoje pergjegjesine ligjore ne kufirin qe kete e lejon ligji perkates apo rregullat profesionale – shiko 2.8.

Neni 3.1.3 percakton nje parim i cili eshte vecanerisht relevant ne aktivitetet nder-kufitare, psh kur nje avokati i eshte kerkuar te marre persiper nje ceshtje per llogari te nje avokati apo apo klienti nga nje shtet tjeter, i cili mund te mos jete familjar me ligjin apo praktiken, ose kur nje avokati i kerkohet te marre persiper nje ceshtje qe ka lidhje me ligjin e nje shteti tjeter me te cilin ai nuk eshte familjar/kompetent. Nje avokat ne pergjithesi ka te drejte te refuzoje pranimin e instruksioneve qe ne fillim, por neni 3.1.4 thote se, nese keto instruksione jane pranuar, pas pranimit te tyre avokati ka nje detyrim qe te mos heqe dore pa siguruar se interesat e klientit jane te mbrojtura.

Komentar i Nenit 3.2 – Konflikti i interesit

Masat e Nenit 3.2.1 nuk e ndalojne avokatin per te vepruar per dy ose me shume kliente ne te njejten ceshtje vetem neqoftese sigurohet se interesat e tyre ne fakt nuk jane ne konflikt dhe nuk ekziston nje rrezik i konsiderueshem qe ky konflikt te ndodhe. Kur nje avokat eshte duke vepruar per te dy ose me shume kliente ne kete menyre dhe me pas krijohet nje konflikt interesash ndermjet ketyre klienteve apo nje rrezik i thyerjes se konfidences apo rrethana te tjera ne te cilat pavarsia e avokatit mund te demtohet, atehere avokati duhet te ndaloje veprimin per llogari te te dy apo te gjithe klienteve.

Megjithate, mund te ekzistojne rrethana ne te cilat ngrihen diferencime te dy ose me shume klienteve te cilet perfaqesohen nga nje avokat, ne te cilen do te ishte e udhes per avokatin per tu perjekur te veproje si arbiter.i takon avokatit ne keto raste qe te gjykoje vete nese ekziston nje konflikt interesash ndermjet tyre per te cilin avokati duhet te ndaloje se vepruari per llogari te tyre. Nese jo, avokati duhet te marre ne konsiderate nese eshte e nevojshme t’i shpjegoj pozicionin klienteve te tij, te marre miratimin e tyre dhe te veproje si arbiter per te zgjidhur ndryshimin ndermjet tyre , dhe nese kjo perpjekje per te vepruar si ndermjetes do te deshtoje atehere duhet te ndaloje se vepruari per ta.

Neni 3.2.4 zbatohet per masat e mesiperme te Nenit 3 ndaj avokateve qe praktikojne ne nje bashkim/zyre. Per shembull nje zyre avokatie duhet te ndaloje se vepruari kur ekziston nje konflikt interesi ndermjet dy klienteve te firmes, edhe nese avokate te ndryshem te zyres veprojne per secilin klient. Nga ana tjeter, ne raste perjashtimore, ne “dhomat” forme e organizimit te Barristers angleze, ku cdo avokat vepron per klientet ne menyre individuale, eshte e mundshme per avokate te ndryshem ne organizate te veprojne per llogari te klienteve me interesa te kunderta.

Komentar i Nenit 3.3 – Pactum de Quota Litis

Keto masa reflektojne pozicionin e perbashket ne te gjitha Shtetet Anetare se nje marreveshje e parregulluar mbi tarifat e mundshme (pactum de quota litis) eshte ne kundershtim me administrimin e duhur te drejtesise sepse inkurajon procese spekulative dhe eshte e mundshme te abuzohet me to. Megjithate, masat nuk kane per qellim te ndalojne mbajtjen apo prezantimin e marreveshjeve ne baze te te cilave avokatet paguhen mbi rezultatet apo vetem kur ceshtja rezulton e suksesshme, ne te njejten kohe duke siguruar se keto marreveshje kryhen me rregullime te plota dhe kontrol per mbrojtjen e klientit dhe administrimin e duhur te drejtesise.

Komentar i Nenit 3.4 – Rregullimi i Tarifave

Neni 3.4 percakton tre kerkesa: nje standard te pergjithshem per njohjen e klientit me tarifat e avokatit, nje kerkese qe tarifat te jene te drejta dhe te arsyeshme persa i perket mases se tyre, dhe nje kerkese qe te jene ne perputhje me ligjin e aplikueshem dhe rregullat profesionale.

Ne shume Shtete Anetare ekzistojne mekanizma per rregullimin e tarifave te avokateve ne baze te legjislacionit kombetar apo rregullave te sjelljes profesionale, qofte duke iu referuar gjykimit te autoriteteve te Barit apo te tjera. Ne situatat qe rregullohen nga Direktiva e Vendosjes se Avokateve, ku avokati eshte i detyruar te zbatoje rregullat e Shtetit Anetar Prites si dhe rregullat e shtetit te tij/saj, bazat e percaktimit te tarifave mund te kerkohet te jene ne perputhje me te dyja llojet e rregullave.

Komentar i Nenit – Pagimi ne Llogari

Neni 3.5 percakton se nje avokat mund te kerkoje nje pagim ne llogari te tarifave te avokatit dhe/apo disbursimeve, por vendos nje limit duke iu referuar nje perllogaritje (paraprake) te arsyeshme te tyre. Shiko gjithashtu ne Nenin 3.1.4 lidhur me te drejten per te hequr dore.

Komentar i Nenit 3.6 – Ndarja e Tarifave me Jo-Avokatet

Ne disa Shtete Anetare avokateve i lejohet te praktikojne te organizuar me anetare te tjere te disa profesioneve te aprovuara, pavarsisht nese jane profesione ligjore apo jo. Masat e percaktuara ne Nenin 3.6.1 nuk jane hartuar per te ndaluar ndarjen e tarifave brenda ketyre formave te lejuara te organizimit. Gjithashtu, masat nuk jane hartuar per te ndaluar ndarjen e tarifave te avokateve mbi te cilet zbatohet Kodi (shiko ne Nenin 1.4 me siper) me te tjere “avokate”, per shembull avokatet nga Shtetet Jo-Anetare apo anetare te profesioneve te tjera ligjore ne Shtetet Anetare si psh noteret.

Komentar i Nenit 3.7 – Kostoja e Procedurave Gjyqesore dhe Mundesimi i Ndihmes Juridike

Neni 3.7.1 thekson rendesisne e perpjekjeve per te zgjidhur mosmarreveshjet me koston me efektive per klientet, duke perfshire keshillimin nese duhet te behen perpjekje per te negociuar nje zgjidhje, dhe nese duhet te propozohet te referohet mosmarreveshja ne format alternative te zgjidhjes se mosmarreveshjeve. Neni 3.7.2 i kerkon avokateve te informojne klientin mbi ndihmen juridike kur ajo mund te aplikohet. Ekzistojne masa qe ndryshojne ndjeshem ne Shtetet Anetare lidhur me mundesine e ndihmes juridike. Ne aktivitetet nder-kufitare nje avokat duhet te kete parasysh mundesine e aplikimit te ndihmes juridike te nje ligji kombetar me te cilin avokati nuk eshte familjar.

Komentar i Nenit 3.8 – Fondet e Klienteve

Masat e Nenit 3.8 reflektojne rekomandimin e miratuar nga CCBE ne Bruksel ne Nentor 1985 mbi nevojen e hartimit dhe zbatimit te rregullave minimale per te kontrolluar mbajtjen e fondeve te klienteve nga avokatet brenda Komunitetit. Neni 3.8 percakton standarde minimale per tu vezhguar, pa interferuar mbi sistemet kombetare te detajuara te cilet parashikojne nje mbrojtje me te plote apo me strikte per mbrojtjen e fondeve te klienteve.

Avokatet qe mbajne fondet e klienteve , edhe gjate aktiviteteve nder-kufitare, duhet te vezhgojne rregullat e Bareve te vendeve te tyre te origjines. Avokatet duhet te ndergjegjesohen lidhur me pyetjet qe ngrihen kur rregullat e me shume se nje Shteti Anetar jane te aplikueshme, vecanerisht kur avokati eshte i vendosur ne nje Shtet Prites ne baze te Direktives se Vendosjes se Avokateve.

Komentar i Nenit 3.9 – Sigurimi Profesional

Neni 3.9.1 reflekton nje rekomandim i cili gjithashtu eshte i miratuar nga CCBE ne Bruksel ne Nentor 1985, mbi nevojen per te gjithe avokatet e Komunitetit te sigurohen mbi rreziqet qe ngrihen nga ankesat mbi neglizhencen profesionale te avokateve.

Neni 3.9.2 trajton situaten kur sigurimi nuk mund te merret bazuar ne cfare percaktohet ne Nenin 3.9.1.

Komentar i Nenit – Rregullat e Sjelljes ne Gjykate

Kjo mase percakton parimin se avokati eshte i detyruar te respektoje rregullat e gjykates apo tribunalit perpara te cilave avokati ushtrohet apo paraqitet.

Komentar i Nenit 4.2 – Zhvillimi i Drejte i Procedurave

Kjo mase zbaton parimin e pergjithshem se ne procedurat e kundershtimeve nje avokat nuk duhet te beje perpjekje per te marre avantazh te padrejte nga kundershtari i tij. Avokati, psh, nuk duhet te krijoje kontakt me gjyqtarin, pa informuar paraprakisht avokatin e pales tjeter, apo t’i jape gjyqtarit informacion apo dokumenta , pa ia komunikuar ne kohen e duhur avokatit te pales tjeter, pervec rasteve kur keto veprime lejohen nga rregullat e procedures perkatese. Ne masen qe ligji nuk e ndalon, nje avokat nuk duhet te coje perpara gjykates asnje prpozim per zgjidhjen e ceshtjes e bere nga pala tjeter apo avokati i pales tjeter pa marre konsensus te shprehurt nga avokati i pales tjeter. Shiko gjithashtu ne Nenin 4.5 me poshte.

Komentar i Nenit 4.3 – Performanca ne Gjykate

Kjo mase reflekton balancen e nevojshme ndermjet respektimit te gjykates dhe ligjit ne njeren ane, dhe ndjekjes se interesit me te mire te klientit ne anen tjeter.

Komentar i Nenit 4.4 – informacion Fals apo jo i sakte

Kjo mase aplikon parimin se avokati, asnjehere duke e ditur (me ndergjegje), nuk duhet ta drejtoje gjykaten gabim. Kjo eshte e domosdoshme neqoftese duhet te krijohet besim ndermjet gjykatave dhe profesionit ligjor.

Komentar i Nenit 4.5 – Shtese ndaj Arbitrave etj

Kjo mase i shtrin procedurat e mesiperme qe kane te bejne me gjykatat dhe ndaj strukturave te tjera qe ushtrojne funksione gjyqesore apo pothuaj/gjysem gjyqesore.

Komentar i Nenit 5.1 – Shpirti i Bashkepunimit te Profesionit

Keto masa, te cilat bazohen ne qendrimet e Deklarates se Peruxhias, theksojne se eshte ne interesin publik te profesionit ligjor te ruajne nje mardhenie besimi dhe bashkepunimi ndermjet anetareve te saj. Megjithate kjo nuk mund te perdoret per te justifikuar vendosjen e interesave te profesionit perkundrejt interesave te drejtesise apo te klienteve. (shiko gjithashtu Nenin 2.7).

Komentar i Nenit 5.2 – Bashkepunimi Ndermjet Avokateve te Shteteve te Ndryshme Anetare

Kjo masa gjithashtu zhvillon nje parim te percaktuar ne Deklaraten e Peruxhias me nje qellim per te parandaluar keqkuptimet ne bashkepunimin ndermjet avokateve te Shteteve te ndryshme Anetare.

Komentar i Nenit 5.3 – Korrespondenca Ndermjet Avokateve

Ne disa nga Shtetet Anetare komunikimet ndermjet avokateve (me shkrim apo me goje) konsiderohen si konfidenciale ndermjet avokateve. Kjo do te thote se permbajta e ketyre komunikimeve nuk mund ti behet e ditur te tjereve, normalisht nuk mund ti kalohet klienteve te avokateve, dhe nuk mund te prezantohen ne asnje rast ne gjykate. Ne Shtete Anetare te tjera, keto pasoja nuk do te vijne, pervec rasteve kur korrespondenca ka shenimin “konfidenciale”.

Ne Shtete te tjera Anetare, avokati duhet ta mbaj te informuar plotesisht klientin mbi te gjitha komunikimet prej nje kolegu profesional i cili vepron per llogari te nje pale tjeter, dhe shenimi i nje letre si “konfidenciale” do te thote se eshte nje ceshtje ligjore per avokatin te cilit i eshte derguar dhe klientin e tij/saj, dhe jo te keqperdoret nga palet e treta. Ne disa shtete, neqoftese avokati deshiron te tregoje se nje leter eshte derguar per te zgjidhur nje mosmarreveshje, dhe jo per t’ju derguar ne gjykate, avokati duhet ta shenoje letren si “pa paragjykim”.

Keto ndryshime te rendesishme kombetare ngrene shume keqkuptime. Prandaj eshte e nevojshme qe avokatet te jene shume te kujdesshem gjate korrespondences nder-kufitare. Ne rastet kur nje avokat deshiron te dergoje nje leter nje kolegu te profesionit ne nje Shtet tjeter Anetar mbi bazen se duhet te mbahet konfidenciale ndermjet avokateve, ose eshte “pa paragjykim”, avokati duhet te kerkoje paraprakisht nese kjo leter mund te pranohet mbi keto baza. Nje avokat qe deshiron qe nje komunikim te pranohet mbi nje baze te caktuar duhet ta thoje shprehimisht qe ne fillim te komunikimi (siper letres) apo ne nje leter perxjellese.

Nje avokat i cili eshte marresi i ketij komunikimi, por i cili nuk eshte ne pozicionin per ta respektuar, apo per te siguruar respekt, per bazen mbi te cilen do te dergohet, duhet te informoje derguesin menjehere ne menyre qe korrespondenca te mos niset. Neqoftese komunikimi eshte marre, marresi duhet ta kthej pa e lexuar permbajtjen e tij apo ti referohet atij ne cdo lloj forme; neqoftese ligji kombetar i marresit te korrespondences e ndalon marresin per te respektuar kete detyrim, ai/ajo duhet te informoje derguesin menjehere.

Komentar i Nenit 5.4 – Tarifat Referuese

Kjo mase reflekton parimin se avokati nuk duhet te paguaje ose te pranoje pagese vetem e vetem per referimin e nje klienti, i cili do te rrezikonte te demtonte zgjedhjen e lire te klientit per avokatin apo interesin e klientit per tu referuar ne sherbimin me te mire te mundshem. Kjo nuk e ndalon marreveshjet per ndarjen e tarifave ndermjet avokateve mbi bazat e duhura. (shiko gjithashtu ne nenin 3.6 me siper).

Ne disa Shtete Anetare avokatet jane te lejuar te pranojne dhe mbajne komisione ne ceshtje te caktuara duke siguruar se interesat me te larte te klientit jane permbushur, i eshte dhene informacion i plote klientit dhe klienti ka rene dakort per mbajtjen e komisionit. Ne keto raste, mbajtja e komisionit nga avokati perfaqeson nje pjese te shperblimit te avokatit per sherbimin e ofruar klientit dhe nuk eshte brenda qellimit te ndalimit mbi tarifat referuese e cila eshte hartuar per te ndaluar avokatet te bejne perfitime sekrete.

Komentar i Nenit 5.5 – Komunikimi me Palet Kundershtare

Kjo mase percakton nje parim te pergjithshem te pranuar, dhe eshte hartuar si per te promovuar kryerjen e qete te biznesit ndermjet avokateve, ashtu si edhe per te ndaluar cdo perpjekje per te perfituar avantazh nga nje klient i avokatit tjeter.

Komentar i Nenit 5.6 – Ndryshimi i Avokatit

Neni 5.6 trajton ndryshimin e avokatit. Eshte hequr nga Kodi me 6 Dhjetor 2002.

Komentar i Nenit 5.7 – Pergjegjesia e Tarifave

Keto masa ne menyre substanciale riafirmojne masat qe permban Deklarata e Peruxhias. Duke marre parasysh se keqkuptimet rreth pergjegjesise per tarifat e papaguara jane nje ceshtje e perbashket e ndryshimit ndermjet avokateve te Shteteve Anetare te ndryshme, eshte e rendesishme qe nje avokat i cili deshiron ta perjashtoje veten apo kufizoje detyrimin personal per te qene pergjegjes per tarifat e nje avokati te huaj, i duhet te arrije nje marreveshje te qarte mbi kete ne fillim te transaksionit.

Komentar i Nenit 5.8 – Zhvillimi Profesional Vazhdues

Mbajtja e perditesuar me zhvillimet e legjislacionit eshte nje detyrim profesional. Ne vecanti, eshte esenciale qe avokatet te jene te ndergjegjesuar mbi impaktin ne rritje te Legjislacionit Europian ne fushen e praktikes se tyre.

Komentar i Nenit 5.9 – Mosmarreveshjet ndermjet Avokateve te Shteteve te ndryshme Anetare

Nje avokat ka te drejte te ndjeke cdo zgjidhje/rivendosje ligjore apo tjeter e cila i lejohet kunder nje kolegu ne nje Shtet Anetar tjeter. Pavarsisht kesaj, e deshirueshme do te ishte, ne rastet e shkeljes se sjelljes profesionale apo te nje mosmarreveshje te nje natyre profesionale, te shikohej mundesia e perdorimit te te gjithave mjeteve per zgjidhjen miqesore te kesaj mosmarreveshje, nese eshte e nevojshme me mbeshtetjen e Bareve apo te Shoqatave Ligjore te interesuara, perpara se keto zgjidhje te ushtrohen.