Karta e Parimeve Themelore Ligji Evropian

CCBE
Karta e Parimeve Themelore te Profesionit Ligjor ne Europe

“Ne nje shoqeri te themeluar mbi respektin ndaj Shtetit te se Drejtes avokati ka nje rol te vecante. Detyrat e avokatit nuk fillojne dhe mbarojne me nje permbushje te ndershme nga ai/ajo te detyrave ne menyren dhe ne masen qe percaktohet ne ligj. Avokati duhet t’i sherbeje interesave te drejtesise dhe te drejtave dhe lirive te atyre klienteve qe i jane besuar per t’i sherbyer dhe mbrojtur dhe eshte detyra e avokatit qe jo vetem te mbroje ceshtjen/kauzen e klientit por te jete edhe keshilltari i klientit te tij/saj.”

Kodi I Sjelljes se CCBE-se per Avokatet Europiane, neni 1.1

Ekzistojne parime themelore ne ushtrimin e profesionit ligjor te cilat jane te ngjashme ne te gjithe Europen, megjithese ka dallime te vogla ne menyren se si jane shprehur ne juridiksione te ndryshme. Parimet themelore nenvizohen ne kodet kombetare apo nderkombetare te cilat rregullojne sjelljen e avokateve. Avokatet Evropiane jane te perkushtuar ndaj ketyre parimeve, te cilat jane esenciale per administrimin e duhur te drejtesise, aksesin ne drejtesi dhe te drejten per nje proces te drejte ligjor sic kerkohet nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut. Baret e Avokatise dhe shoqatat ligjore, gjykatat, legjislatoret, qeverite dhe organizatat nderkombetare duhet te udhehiqen dhe t’i mbrojne keto parime themelore ne interes te publikut.

      Parimet themelore jane, vecanerisht:

 

  • (a) Pavarsia e avokatit, dhe liria e avokatit per te ndjekur ceshtjen e klientit.
  • (b) E drejta dhe detyrimi i avokatit per te mbajtuar ne menyre konfidenciale ceshtjet e klientit te tij dhe respektimi I sekretit profesional.
  • (c) Shmangja e konflikteve te interesit, ndermjet klienteve te tij, apo klientit dhe avokatit.
  • (d) Dinjiteti dhe respekti ndaj profesionit te avokatise, integriteti dhe reputacioni I mire I avokatit.
  • (e) Besnikeria ndaj klientit.
  • (f) Trajtimi I drejte I klienteve ne lidhje me pagesat.
  • (g) Kompetenca profesionale e avokatit.
  • (h) Respekti ndaj profesionalizmit te kolegeve.
  • (i) Respekti ndaj shtetit te se drejtes dhe administrimin e drejte te drejtesise, dhe Vete-rregullimine profesionit ligjor.

Miratuar ne Seancen Plenare te CCBE me 25.11.2006.

Nje Komentar i Kartes se Parimeve Themelore te Profesionit Ligjor Evropian

1. Me date 24 Nentor 2006, CCBE miratoi ne menyre unanime nje “Karte te Parimeve Themelore te Profesionit Ligjor Evropian”. Karta permban nje liste me dhjete parime te perbashketa mbi profesionin ligjor evropian. Respektimi i ketyre parimeve eshte baza e te drejtes per nje mbrojtje ligjore, ku kjo e fundit eshte guri i themelit i te gjitha te drejtave themelore ne demokraci.

2. Parimet themelore artikulojne bazen e perbashket e cila nenvizohet nga te gjitha rregullat kombetare dhe nderkombetare te cilat rregullojne sjelljen e Avokateve Evropiane.

3. Karta bazohet dhe merr parasysh:

  • Rregullat kombetare profesionale te shteteve te Europes, perfshire rregullat e atyre vendeve qe nuk jane anetare te CCBE, te cilat ndajne keto parime te perbashketa te profesionit ligjor evropian.
  • Parimet e Aplikimit te Pergjithshem ne Kodin Nderkombetar te Etikes te Organizates se Bareve Nderkombetare.
  • Rekomandimin Rec (2000) 21 te dates 25 Tetor 2000 te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes per shtetet anetare lidhur me lirine e ushtrimit te profesionit te avokatit.
  • Parimet Kryesore mbi Rolin e Avokateve, te miratuar nga Kongresi I Tete I OKB mbi Parandalimin e Krimit dhe Trajtimin e te Denuarve, 27 Gusht – 7 Shtator 1990.
  • Jurisprundencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Gjykates Europiane te Drejtesise, ne vecanti gjykimin e dates 19 Skurt 2002 te Gjykates Evropiane te Drejtesise mbi ceshtjen Wouters kunder Algemene Raad van de Nederlandse Orde van Advocaten (C-309/99).
  • Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, dhe Karten e Bashkimit Evropian mbi te Drejtat Themelore.
  • Rezoluten e Parlamentit Europian mbi profesionet ligjore dhe interesin e pergjithshem ne funksionimin e sistemeve ligjore te 23 Mars 2006.

4.Karta eshte hartuar per te sherbyer si nje dokument pan-Europian, pra te aplikohet pertej vendeve anetare apo vezhguese te CCBE. Shpresohet qe Karta te jete nje ndihme, per shembull, per baret te cilat po luftojne per te kriijuar pavarsine e tyre ne vendet e Europes qe kerkojne te ngrene dhe zhvillojne nje sistem demokratik.

5.Shpresohet qe Karta do te rrise mire(kuptimin) ndermjet avokateve, vendim-marresve, dhe publikut mbi rendesine e rolit te avokatit ne nje Shoqeri, dhe te menyres se si parimet te cilat rregullojne rolin e avokatit e mbeshtesin kete rol.

6.Roli I Avokatit, I mbajtur ky nga nje individ, zyre avokatie apo shteti, eshte si keshilltar I besuar dhe perfaqesues I klientit, si profesionist qe respektohet nga palet e treta, dhe si pjesemarres kyc ne administrimin e drejte te drejtesise. Duke perfaqesuar te gjithe keto elemente, avokati, I cili ndershmerisht I sherben interesave te klientit dhe mbron te drejtat e klientit te tij, gjithashtu permbush funksionet e avokatit ne Shoqeri , te cilat jane parashikimi dhe parandalimi I konflikteve, siguria qe konfliktet te zgjidhen ne perputhje me parimet e pranuara te se drejtes civile, publike apo te drejtes penale dhe duke pasur parasysh te drejtat dhe interesat, per te zhvilluar me tej te drejten, dhe per te mbrojtur lirine, drejtesine dhe shtetin ligjor.

7.CCBE ka besim se gjyqtaret, parlamentaret, qeverite dhe institucionet nderkombetare do bejne gjithe cfare kane mundesi, se bashku me baret, per te ruajtur parimet e parashikuara ne Karte.

8.Parathenia e Kartes eshte nje ekstrakt i parathenies se Kodit te Sjelljes se Avokateve Evropian, duke perfshire dhe qendrimin se:

“Respektimi I funksionit profesional te avokatit eshte nje kriter themelor per shtetin e se drejtes dhe demokracine ne Shoqeri.”

Shteti i se Drejtes eshte ngushtesisht I lidhur me demokracine, sipas kuptimit aktual ne Europe.

9.Paragrafi hyres I Kartes percakton se parimet e Kartes jane themelore per administrimin e drejte te drejtesise, aksesin ne drejtesi dhe te drejtes per nje proces ligjor te drejte, te percaktuar nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut. Avokatet dhe dhomat e tyre te avokatise do te vazhdojne te qendrojne ne frontin e pare per te mbrojtur keto te drejta ne vendet me demokraci te reja apo te konsoliduara ne Europe, nese keto te drejta kercenohen.

Parimi (a) – pavarsia e avokatit, dhe liria e avokatit per te ndjekur ceshtjen e klientit:

Nje avokat ka nevoje te jete i lire – politikisht, ekonomikisht dhe intelektualisht – ne ndjekjen e aktiviteteve te tij/saj per keshillimin dhe perfaqesimin e klientit. Kjo do te thote qe avokati te jete i pavarur nga shteti dhe interesa influencuese te tjera, dhe nuk duhet te lejoje qe pavarsia e tij/saj te kompromentohet nga presioni jo I duhur nga shoqatat e biznesit. Avokati gjithashtu duhet te jete i pavarur nga klienti I tij/saj me qellim qe te gezoje besimin e paleve te treta dhe gjykatave. Ne te vertete, pa kete paveresi te avokatit nga klienti i vet nuk mund te kete garanci ne ne cilesine e punes se avokatit. Anetarsimi i avokatit ne nje profesion te lire dhe autoriteti qe buron nga ky anetarsim ndihmon ne ruajtjen e pavarsise, dhe ne kete rast dhomat e avokatise duhet te luajne nje rol te rendesishem per te ndihmuar dhe garantuar pavarsine e avokatit. Vete-rregullimi i profesionit shikohet si aspekt vital ne forcimin e pavarsise se avokatit qe ushtron individualisht profesionin. Duhet theksuar se ne vende/shoqeri qe mungon liria/demokracia avokateve nuk u lejohet te ndjekin ceshtjet e klienteve, dhe mund te denohen me burgim apo vdekje ne rast se tentojne te ushtrojne profesionin.

Parimi (b) – e drejta dhe detyrimi I avokatit per te mbajtur ceshtjet/informacionin e klientit ne menyre konfidenciale dhe respektimin e sekretit profesional:

Eshte me rendesi te madhe per funksionin e avokatit qe atij t’i tregohen nga klienti i tij/saj gjera te cilat klienti nuk duhet t’ja tregoj te tjereve – detajet personale me intime apo sekretet me te rendesishme te biznesit – dhe qe avokati te jete marresi i informacionit mbi bazen e besimit. Pa pasur siguri mbi konfidencialitetin nuk mund te kete besim. Karta thekson natyren e dyfishte te ketij parimi – mbikqyrja e konfidencialitetit nuk eshte vetem detyre e avokatit – eshte nje e drejte themelore e njeriut/klientit. Ne disa juridiksione e drejta e konfidencialitetit shikohet se i perket vetem klientit, ndersa ne juridiksione te tjera “sekreti profesional” mund te kerkoje qe avokati te mbaje sekret nga klienti i tij/saj komunikime nga pale te tjera te marra mbi bazen e besimit/konfidencialitetit. Parimi (b) perfshin te gjitha keto koncepte te lidhura me njeri-tjetrin – privilegjin ligjor profesional, konfidencialitetin dhe sekretin profesional. Detyrimi I avokatit ndaj klientit te tij vazhdon te qendroje edhe pasi avokati ka pushuar se vepruari per klientin e tij.

Parimi (c) – shmangja e konflikteve te interesit, ndermjet klienteve te ndryshem apo ndermjet klientit dhe avokatit:

Per nje Avokat eshte e rendesishme te shmange konfliktin e interesit ne menyre qe te ushtroje sic duhet profesionin e tij/saj. Pra, nje avokat nuk mund te punoje per dy kliente per te njejten ceshtje neqofte se ekziston nje konflikt, ose ka rrezik per konflikt, ndermjet interesave te ketyre klienteve. E njejta situate eshte dhe ajo kur avokati nuk duhet te veproje per llogari te nje klienti te ri neqoftese ka ne posedim informacion konfidencial nga nje klient aktual apo I meparshem. Gjithashtu avokati nuk mund te pranoje te veproje per nje klient neqoftese ekziston konflikt interesi ndermjet tij dhe klientit. Nese konflikti I interesit shfaqet gjate ushtrimit te detyres se avokatit ne mbrojtje te klientit te tij atehere avokati duhet heqe dore nga ceshtja. Sic mund te shikohet ky parim eshte I lidhur me parimet e (b) (konfidencialitetit), (a) (pavarsise) dhe (e) ndershmerise/besnikerise).

Parimi (d) – dinjiteti dhe respekti I profesionit ligjor, dhe integriteti dhe reputacioni i mire i avokatit individual:

Per te pasur besimin e klienteve, paleve te treta, gjykatave dhe shtetit, avokati duhet te tregoje qe e meriton kete besim. Ky besim arrihet nepermjet anetarsimit ne nje profesion te nderuar; rezultati eshte qe avokati nuk duhet te beje asgje qe demton si reputacionin e tij/saj apo reputacionin e profesionit ne teresi dhe besimin e publikut ne kete profesion. Kjo nuk do te thote qe avokati te jete nje individ I perkryer, por domethenia eshte qe te mos perfshihet ne sjellje diskretituese/te turpshme, si gjate ushtrimit te profesionit ligjor apo gjate aktiviteteve te bisnesit apo ne jeten private, ne nje menyre dhe mase qe do te turperonin profesionin. Sjelljet e pahijshme/te turpshme mund te cojne deri ne marrjen e sanksioneve, si psh perjashtimi nga profesioni ne rastet me te renda.

Parimi (e) – besnikeria ndaj klientit:

Besnikeria ndaj klientit eshte ceshtje esenciale ne detyren e avokatit. Klienti duhet te jete ne gjendje te besoje avokatin si keshilltar dhe si perfaqesues. Per te qene besnik ndaj klientit, avokati duhet te jete I pavarur (shiko parimin (a)), duhet te shmange konfliktin e interesit (shiko parimin (c)), dhe duhet te ruaje konfidencialitetin e klientit (shiko parimin (b)). Disa nga problemet me delikate ne ushtrimin e profesionit vijne per shkak te nderveprimit ndermjet parimit te besnikerise ndaj klientit dhe parimeve qe percaktojne detyrat ne menyre me te gjere te avokatit – parimi (d) (dinjiteti dhe nderi), parimi (h) (respekti per koleget e profesionit), dhe ne vecanti parimi (i) (respekti per shtetin e se drejtes dhe administrimin e drejte te drejtesise). I ndeshur me keto ceshtje avokati duhet te sqaroje klientin se avokati nuk mund te kompromentoje detyrat e tij/saj me gjykaten apo administraten e drejtesise me qellim cuarjen perpara te nje ceshtje jo te ndershme ne emer te klientit te tij.

Parimi (f) – trajtimi I drejte I klienteve ne lidhje me tarifat:

Nje tarife/fee e vendosur nga avokati duhet t’i behet e ditur dhe te jete transparenete ndaj klienti, duhet te jete e drejte dhe e arsyeshme, dhe duhet te jete ne perputhje me ligjin dhe rregullat profesionale te cilave I nenshtrohet avokati. Megjithese Kodet Profesionale (dhe parimi (c) ne kete Karte ) theksojne rendesine e shmangies se konfliktit te interesave ndermjet avokatit dhe klientit, ceshtja e tarifave te avokatit duket sikur perben nje rrezik te natyrshem per kete lloj konflikti. Si rezultat, parimi dikton nevojen e rregullimeve profesionale per te kontrolluar qe klienti nuk ka paguar me shume se sa duhet.

Parimi (g) – kompetenca profesionale e avokatit:

Nje avokat nuk mund te keshilloje apo te perfaqesoje ne menyre te efektshme klientin e tij nese nuk ka shkollimin profesional dhe trajnimin e duhur. Aktualisht, trajnimi post-kualifikues (zhvillimi profesional vazhdues) ka fitur nje rendesi ne rritje ne pergjigje te ndryshimeve te shpejta ne legjislacion dhe praktike, dhe ne mjedisin ekonomik dhe teknologjik. Rregullat profesionale shpesh theksojne se nje avokat nuk duhet te marre persiper nje ceshtje ne rastin kur ai/ajo nuk eshte kompetent per t’u marre me ate ceshtje.

Parimi (h) – respekti ndaj kolegeve te profesionit:

Ky parim perfaqeson me shume se nje deklarim te nevojes per te qene I edukuar/I sjellshem – megjithese kjo eshte e rendesishme ne ceshtje shume sensistive dhe te debatueshme ne te cilat avokatet jane shpesh te perfshire per shkak te klienteve te tyre respektive. Ky parim lidhet me rolin e avokatit si mediator/ndermjetes, i cili besohet se do te thoje te verteten, do te respektoje/veproje ne perputhje me rregullat profesionale dhe do te mbaje premtimet e tij/saj. Administrimi i duhur i drejtesise kerkon nga avokatet te sillen me respekt ndaj njeri-tjetrit ne menyre qe ceshtjet e debatueshme te zgjidhen ne menyre te civilizuar. Ne menyre te ngjashme, duhet te jete ne interesin e pergjithshem te avokateve te sillen ne mirebesim ndaj njeri-tjetrit. Respekti reciprok mes kolegeve te nje profesioni ndihmon administrimin e duhur te drejtesise, ndihmon ne zgjidhjen e konflikteve me mareveshje, dhe eshte ne interesin e klientit.

Parimi (i) – respektimi i shtetit te se drejtes dhe administrimit te drejte te drejtesise:

Ne e kemi karakterizuar nje pjese te rolit te avokatit si pjesemarres ne administrimin e drejte te drejtesise. E njejta ide eshte ndonjehere e shprehur duke pershkruar avokatin si “punonjes te gjykates” apo si “minister I drejtesise”. Nje avokat asnjehere nuk duhet te jape informacion te rreme apo te gabuar gjykates, dhe nuk duhet asnjehere t’i genjeje palet e treta gjate ushtrimit te aktiviteteve profesionale te tij/saj. Keto ndalime shpeshhere shkojne kunder interesave te menjehershme te klientit te avokatit dhe menaxhimi I ketij konflikti aparent ndermjet interesave te klientit dhe interesave te drejtesise paraqet probleme delikate qe avokati eshte profesionalisht I trajnuar per t’i zgjidhur. Avokati ka te drejte te kerkoje mbeshtetjen e Dhomes se Avokatise mbi keto probleme. Por si analize e fundit avokati mund te perfaqesoje ne menyre te sukseshme klientin e tij/saj nese avokati mund te mbeshtetet nga gjykatatat dhe palet e treta si nje ndermjetes I besuar dhe pjesemarres ne administrimin e drejte te drejtesise.

Parimi (j) – vete-rregullimi i profesionit ligjor:

Kontrolli i pjesshem apo i plote i profesionit ligjor apo aktiviteteve te avokatise nga shteti eshte karakteristike e shoqerive jo-demokratike. Shumica e profesioneve ligjore europiane parashikojne nje kombinim te rregullimit te shtetit me vete-rregullimin. Ne shume raste, shteti njeh rendesine e parimeve themelore, duke pergatitur legjislacion per t’i mbeshtetur keto parime – psh duke i dhene mbeshtetje statutore konfidencialitetit, ose duke i dhene bareve te avokatise fuqi statutore per te vendosur rregulla profesionale. CCBE eshte e bindur se vetem nje element i forte i vete-rregullimit mund te garantoje pavarsine profesionale te avokateve kundrejt shtetit, dhe pa nje garanci te pavarsise do te jete e pamundur per avokatet te permbushin rolin e tyre profesional dhe ligjor.

Miratuar ne Seancen Plenare te CCBE me 11.05.2007.