KREU VII
AVOKATI I HUAJ
Neni 36
- Shtetasi i huaj mund të ushtrojë profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë nëse plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj për shtetasit shqiptarë dhe pas dhënies së provimit të kualifikimit në gjuhën shqipe.
- Rregullat për dhënien e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit të huaj përcaktohen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.