KREU IX: DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 48
(shtuar pika 4 me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

  • Ministria e Drejtësisë kujdeset që veprimtaria e avokatisë të ushtrohet normalisht dhe në përputhje me ligjin.
  • Rregullat e hollësishme për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me këtë ligj, caktohen në statutin dhe në “Kodin e etikës së avokatit”, të miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi marrin mendimin e Ministrisë së Financave, caktojnë tarifat e shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike.
  • Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë me vendim të përbashkët shpenzimet për regjistrimin e kandidatëve për avokatë, organizimin e provimit dhe shpalljen e rezultateve të tij, të cilat duhet të jenë të barabarta me koston që duhet të përballohet në këtë rast, si dhe tarifën e marrjes së licencës për avokatët.

Neni 49
(Shfuqizohet me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

Neni 50
(Shfuqizohet me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

Neni 51
Ligji nr. 7827, datë 31.5.1994 “Për avokatinë në Republikën e Shqipërisë”, shfuqizohet.

Neni 52
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3923, datë 30.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu