Anëtarësimi në CCBE

Anëtarsimi i Dhomes Kombetare te Avokatise se Shqiperise ne Keshillin e Bareve dhe Shoqatave Ligjore te Europes (CCBE):

Në Seancën Plenare të Këshillit të Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave Ligjore Europiane (CCBE) të zhvilluar në datën 24 Maj 2008, në Budapest, Hungari, Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërise u pranua me unanimitet të plotë si Anëtare me statusin e vëzhguesit të kësaj Organizate prestigjoze. Aplikimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë u mbrojt nga Av.Prof.as. Dr. Maksim R. Haxhia, Kryetar i saj, mbi raportin e përgatitur nga Avokati Italian z. Aldo Bulgarelli.

CCBE është një organizatë ndërkombëtare e themeluar më 1960 e cila përfaqeson interesat e më shumë se 700, 000 avokatëve europianë nëpërmjet Bareve dhe shoqërive ligjore të 31 vendeve (anëtarë të plotë), dhe 6 vendeve anëtare me status vëzhguesi. Kjo Organizate numëron si anëtarë te saj 27 vendet e Bashkimit Europian dhe 3 vendet e Bashkimit Ekonomik Europian (Norvegjinë, Islandën, Liechtenstein) të cilët janë anëtare me status të plote së bashku me Zvicrën. CCBE bashkëpunon ngushtë me Komisionin dhe Parlamentin Europian nëpërmjet hartimit dhe rishikimit të legjislacionit europian duke përfshire edhe dhënien e rekomandimeve për ndryshimin e aspekteve proceduriale të Gjykatës Europiane të Luksemburgut dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Me anetarsimin ne CCBE, Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise ka aderuar ne Karten e Parimeve Themelore te Profesionit Ligjor ne Europe dhe Kodin e Sjelljes se Avokateve Evropiane, ne themel te te cilave qendrojne parime te rendesishme, ku nder te tjera, mund te vecojme: respektimin e shtetit te se drejtes dhe administrimin e drejte te drejtesise, pavarsine dhe vete-rregullimin e profesionit ligjor te avokatise, ruajtjen e dinjitetit dhe respektit ndaj profesionit te avokatise, shmangjen e konfliktit te interesit apo luftes kunder korrupsionit, rritjen e profesionalizmit te avokateve, etj.

Anëtarësimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë në strukturat e CCBE-së po kontribuon në përmbushjen e objektivave të Dhomës Kombëtare te Avokatisë, përsa i përket rritjes së profesionalizmit dhe integritetit të avokatëve shqiptarë, pavarsisë së këtij profesioni dhe mbrojtjes dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të avokatëve shqiptare brenda dhe përtej kufijve të Shqipërisë.