Kam perfunduar studimet ne universitetin XXXXXXXXX ne shtetin XXXXXXXXX dhe jam diplomuar me titullin Jurist. Kerkoj te regjistrohem prane Dh.K.A. per te fituar titullin Avokat. Si duhet te veproj?
Per tu regjistruar prane Dh.K.A. detyrimisht duhet te respektohen krieteret e mëposhtme:

 

  • Duhet te aplikoni prane Ministrise Arsimit dhe Shkences per njesimin e diplomes se leshuar nga universiteti ku jeni diplomuar, sipas kritereve qe ka percaktuar ky institucion per kete qellim.
  • Nëse diploma e juaj pas njesimit eshte ekuivalente me diplomen Bachelor qe I korespodon programit te studimeve te ciklit te pare, detyrimisht duhet te kryeni studimet e ciklit te dyte, qe I perkon diplomave Master Shkencor ose Master Profesional. Vetem ne kete rast plotesohet kushti I mjaftueshem dhe I domosdoshem per regjistrim. Theksojme se diploma Bachelor nuk ploteson kushtin e mjaftueshmerise per tu regjistruar si asistent avokat.
  • Pasi diploma juaj ploteson kriteret sipas pikes 2, regjistroheni prane Dh.K. Avokatise duke plotesuar kerkesat qe paraqitjen ne formularin e aplikimit per kete qellim, ku ju edhe do te paiseni me karten e asistent avokatit.
  • Nga moment I regjistrimit prane Dh.K.A. do ti nenshtroheni periudhes se detyrueshme 1 vjecare te stazhit prane nje avokati, dhe ne perfundim te kesaj periudhe,pasi te keni mare mendimin pozitiv te avokatit, do ti nenshtroheni provimit te avokatise.
Kam perfunduar studimet ne universitetin JO PUBLIK xxxxxxx ne Tirane dhe jam diplomuar me titullin Jurist. Kerkoj te regjistrohem prane Dh.K.A. per te fituar titullin Avokat. Si duhet te veproj?
Anim pariatur cliche reprehenderit, enim eiusmod high life accusamus terry richardson ad squid. 3 wolf moon officia aute, non cupidatat skateboard dolor brunch. Food truck quinoa nesciunt laborum eiusmod. Brunch 3 wolf moon tempor, sunt aliqua put a bird on it squid single-origin coffee nulla assumenda shoreditch et.
I jam nenshtruar provimit te detyrueshem per fitimin e titullit avokat dhe me vendim te komisionit te provimit te ngritur per kete qellim e kam fituar kete titull qysh prej vitit 2005. Per disa arsye te mia nuk jam paraqitur prane Dh.K.A. per te kryer veprimet e metejshme ligjore te paisjes dhe ushtrimi te profesionit. Si duhet te veproj?
Anim pariatur cliche reprehenderit, enim eiusmod high life accusamus terry richardson ad squid. 3 wolf moon officia aute, non cupidatat skateboard dolor brunch. Food truck quinoa nesciunt laborum eiusmod. Brunch 3 wolf moon tempor, sunt aliqua put a bird on it squid single-origin coffee nulla assumenda shoreditch et.
Ushtroj profesionin e avokatit prej vitit 2000 e ne vijim. Kam paguar regullisht detyrimet deri ne vitin 2007, ndersa nga ky vit e deri me sot nuk kam paguar, pasi per arsye te mia nuk e kam ushtruar kete profesion.Tani duhet te riaktivizoj licencen time. Ne administraten e Dh.K.A. me njoftojne se ne vleren e detyrimit per riaktivizimin detyrimisht duhet te perfshihet edhe shuma e papaguar per vitet qe nuk kam paguar. Si duhet te veproj?
Per te vazhduar procedurat e metejshme ligjore duhet te ndiqni hapat e mëposhtme:

 

  • Ne menyre te menjehershme duhet te kontaktoni me departamentin e menaxhimit prane Dh.K.Avokatise, ku duhet te paraqisni arsyet per te cilat nuk keni kryer pagesen e tarifes se detyrueshme vjetore te avokatise. Me kete rast ju bejme me dije se mospagesa e tarifes vjetore, perben shkak ligjor per heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit te avokatit, mbeshtetur nenit 33, pika 3, germa d, e ligjit. Ne menyre te menjehershme duhet te kryeni pagesat teresore, duke perfshire edhe vitet qe ka lindur detyrimi i pa paguar deri ne vitin ushtrimor. Theksojme se pagesat e pakryera per vitet e kaluara behet ne shumen tarifore te percaktuar, pa aplikuar komisione apo gjoba per shumat e papaguara. Me pas mund te ushtroni normalisht te drejten e profesionit te avokatit.
  • Nëse pretendoni te paguani vetem detyrimin e vitit ushtrimor dhe jo ato te papaguara, pa shkak apo per shkak te paperligjur, ju bejme me dije se shkak ligjor eshte vetem papajtueshmeria e profesionit te avokatit me detyren qe Ju mund te keni kryer ne keto vite, e cila eshte qe ju gjate periudhes qe nuk keni paguar keni qene ne mardhenie pune si nepunes civil apo ne administraten publike, ose keni ushtruar profesione te tilla si gjyqtar, prokuror, noter, sikurse percaktohet ne nenin 4 te ligjit 9109 date 17/07/2003.
Ushtroj profesionin e avokatit prej vitit 2004 e ne vijim. Kam paguar regullisht detyrimet deri ne vitin 2010 ndersa per vitin 2011 nuk kam paguar tarifen e avokatit. Per vitin ushtrimor 2012, per arsye te mia, nuk mund ta ushtroj profesionin, dhe kerkoj te kaloj ne status pasiv. Si duhet te veproj?
Per te vazhduar procedurat e metejshme ligjore duhet te ndiqni hapat e mëposhtme:

 

  • Ne menyre te menjehershme duhet te kontaktoni me departamentin e menaxhimit prane Dh.K.Avokatise, ku duhet te kryeni pagesen e papaguar te prapambetur per vitin 2011. Pa kryer kete pagese, apo pagesa te tjera qe lidhen me periudhat ushtrimore te kaluara, nuk mund te kete mareveshje. Pasi te keni bere likuidimet e prapambetura, duhet te paraqisni arsyet per te cilat kerkoni te kaloni ne statusin a avokatit pasiv. Ne qofte se arsyet jane ligjore, kalimi ne statusin pasiv kryhet automatikisht. Ne rast arsye personale, mund te kerkoni statusin pasiv vetem pasi te keni pezulluar paraprakisht NIPT-in tuaj prane drejtorise rajonale tatimore ne juridiksion te te cilit ushtroni aktivitetin e biznesit, gje qe mund te vertetohet me ekstraktin perkates te leshuar nga QKR. Per periudhen e pezullimit te licences, pagesa e tarifes do te jete dukshem e reduktuar.
  • Nëse verifikohen raste te ushtrimit te profesionit ne kushtet e kalimit vullnetar te statusit pasiv te avokatit, qe ne kete rast do te thote ushtrim ilegal i profesionit, avokatit i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit, sipas vendimit perkates qe do te mare Keshilli Drejtues i Dh.K.A. Ne asnje rast dhe per asnje arsye riaktivizimi i licences brenda periudhes se pezulluar nuk eshte kompetence e asnje prej strukturave te Dh.K.A. apo te tjera te percaktuara me ligj.
  • Pas perfundimit te afatit te pezullimit vullnetar te licences, avokati ka te drejte te riaktivizoje ate duke u paraqitur personalisht ne departamentin e menaxhimit te Dh.K.A. ku dhe do te kryeje regullisht pagesen perkatese dhe duke riaktivizuar NIPT-in prane drejtorise rajonale tatimore ne juriduksion te se ciles avokati ushtron aktivitetin.