Detyrat e organeve drejtuese te DH.K.A per provimin kualifikues

Neni 1

1.1. Kjo rregullore percakton kushtet, afatet dhe procedurat e dhenies se provimit dhe shpalljes rezultateve , per te fituar titullin e avokatit ne R.Sh.

1.2. Titulli avokatit i jep te drejten per te ushtruar profesionin e lire te avokatit vetem ne pajtim me ligjin nr .9109 date 17.07.2003,ndryshuar me ligjin nr 9795 date 23.07.2007 dhe ligjin nr 10047 date 24.12.2008 ” Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise “.

1.3. Per efekt interpretimi ,ne kete regullore ligjet e cituara ne piken 1.2 te nenit 1 do te perfshihen me fjalen ligji .

 

Neni 2
2.1. Ne mbeshtetje te nenit 25 te ligjit , profesionin e avokatit mund ta ushtroje cdo shtetas Shqiptar ose i huaj,qe ka kryer arsimin e larte juridik brenda ose jashte vendit .Ne kuptim te kesaj shprehje do te konsiderohen si dokumenta per njohjen e arsimit te larte juridik.

2.1.1 Diplomat Master shkencor dhe Diplomat Master profesional, te leshuara nga universitetet publike rezidente ne Shqiperi.

2.1.2 Diplomat Master shkencor dhe Diplomat Master profesional,te leshuara nga universitetet private me akreditim pozitiv,ne Republiken e shqiperise.

2.1.3 Diplomat e leshuara nga universitetet e huaja jo rezidente ne Shqiperi,me kushtin qe keto te fundit tekonvalidohen nga MASH si diploma Master Shkencor dhe Master Profesional, nepermjet nje dokumenti shkresor individual dhe rast pas rasti,per cdo kandidat qe paraqitet.
Ne cdo rast universiteti qe ka leshuar diplomat sipas citimit te mesiperm duhet te jete i akredituar pozitivisht nga Keshilli i Akreditimit te arsimit te larte dhe te shpallur me vendim te ministrit te arsimit dhe shkences,sipas nenit 62 te ligjit nr 9741 dt 21.05.2007 “Per arsimin e larte ne Republiken e shqiperise“.Vendimi i akreditimit detyrimisht duhet te jete akreditim pozitiv ose me kusht.Akreditimi negativ nuk mund te krijoje mundesi per njohjen e diplomes per efekt regjistrimi per ushtrimin e profesionit te avokatit.

Neni 3 – Regjistrimi si Asistent
3.1. Sipas kerkesave te ligjit, hapi i pare i regjistrimit per kandidat per avokat,eshte regjistrimi si asistent avokat,prane nje avokati ose zyre avokatie.Rregjistrimi i kandidateve si asistent mund te behet vetem pasi kandidati te kete siguruar diplomen e juristit nga fakulteti drejtesise te universiteteve te percaktuara sipas nenit 2 te kesaj regullore. Ne kete kuptim asnje avokat apo zyre avokatie nuk mund te pranoje asitente dhe te leshoje vertetime per asistentet avokate perpara dates se diplomes te kandidatit dhe asnje prej kandidateve nuk mund ti nenshtrohet provimit kualifikues, kur data e provimit eshte me pak se 365 dite kalendarike,edhe neqoftese eshte paisur me nje vertetim te tille nga nje avokat ose zyre avokatie perpara ketij afati.

Administrata e Dhomes eshte pergjegjese per regjistrimin e personave ne kundershtim me kete kriter.

3.2. Rregjistrimi i asistentit mund te behet prane dhomes avokatise ne te cilen ka vendbanimin kandidati ose , prane Dhomes Kombetare te Avokatise. Afati i kryerrjes te stazhit eshte 12 muaj per te gjithe asistentet e dhomes avokatise Tirane dhe jo me pak se 11 muaj per asistentet e regjistruar ne dhomat e avokative te rretheve.Ky afat I klasifikuar si me lart, fillon ne diten ne te cilen aplikanti per asistent eshte pajisur me karten e identitetit per asistent ,sipas modularit te percaktuar nga Keshilli Drejtues i Dh.K.A. per kete qellim. Ne rast se aplikanti per asistent ka depozituar kerkesen prane dhomes avokatise te rrethit perkates ku ka vendbanimin,kryetari dhomes perkatese jo me vone se 30 dite nga dita e pranimit te dokumentave,duhet ti depozitoje ato ne Dh.K.A. ,te cilet nga ana e tyre pajisin kandidatin aplikant me karten e identitetit te asistentit.
Ne rast se Brenda 30 diteve nga dita e depozitimit te kerkeses , Dh.K.A. nuk refuzon me shkrim kerkesen e aplikantit per regjistrim si asistent,regjistrimi quhet automatikisht i kryer.

Neni 4 – Dokumentat për regjistrim
Dokumentat per rregjistrimin e kandidatit per paisjen me karten e identitetit per asistent jane :

4.1. Kerkesa me shkrim per regjistrim.

4.2. Vertetimin e avokatit apo zyres avokatise,ku pranohet qe aplikanti te kryeje periudhen 1 vjecare te stazhit.Ky vertetim detyrimisht duhet te leshohet nga nje avokat apo zyre avokatie,anetare te dhomes avokatise ku aplikanti ka vendbanimin e tij.
Ne dosjen e aplikantit detyrimisht duhet te jete dhe mendimi pozitiv i kryesise se dhomes avokatise per kryerjen e stazhit.

4.3. Fokopje e noterizuar e diplomes te fakultetit juridik te universitetit perkates.

4.4. Fotokopje e noterizuar e listes notave te leshuara nga universiteti perkates.

4.5. Karta e identitetit (ne mungese certifikate personale) e aplikantit.

4.6. Deshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesise, te aplikantit ,per te vertetuar se nuk ka precedente penale.Deshmia e penalitetit nuk mund te jete leshuar nga organi competent me teper se 3 muaj nga data e aplikimit.

4.7. Njehsimin e diplomes se huaj ,ose vertetimin nga MASH se ka kryer aplikimin per konvalidimin e saj (Per aplikantet e diplomuar jashte vendit).

4.8. Fotografi me permasa 5 x 4,cope 2.

4.9. Tarifa e regjistrimit si asistent ,prej 1.000 (njemije) leke.

Neni 5 – Regjistrimi i Shtetësave të Huaj
Ne zbatim te nenit 36 te ligjit , shtetasit e huaj qe duan te aplikojne per tu regjistruar si asistent prane nje zyre apo studio avokatie,vec sa me siper duhet te paraqesin dhe nje dokument zyrtar,te leshuar nga nje institucion publik ne Republiken e Shqiperise ku te vertetohet se kandidati per asistent zoteron gjuhen shqipe.

Ne rast se aplikanti ka nje dokument te tille nga nje subjekt privat,atehere ai mund te regjistrohet vetem nese aplikimi behet nga vete aplikanti ne prezence te kryetarit te Dhomes Kombetare Avokatise.

Neni 6
6.1. Numri i kandidateve per regjistrim si asistent, eshte pa limit.Kjo do te thote qe cdo kandidat qe deshiron te regjistrohet dhe qe ploteson kriteret e mesiperme,mund te regjistrohet pa kufizim.

6.2. Dhoma Kombetare e avokatise, pasi ka kryer regjistrimin e te gjithe kandidateve per t´ju neneshtruar provimit te avokatise, me kerkesen e Ministrise se Drejtesise, dergon listen perfundimtare, jo me vone se data e fiksuar per zhvillimin e provimit.Kjo liste eshte e protokolluar dhe nuk shoqerohet me dokumentat individuale te regjistrimit te kandidateve.Dokumentacioni personal i cdo kandidati mund te vihet ne dispozicion te personave te autorizuar nga Ministria e Drejtesise, per verifikime te mundshme.

6.3. Pas perfundimit te afatit nje vjecar,sipas kritereve te percaktuara me lart, avokati apo zyra e avokatise ku ka kryer stazhin kandidati per avokat,pajis kete te fundit me nje leter rekomande,ku shpreh opinionin e saj lidhur me pergatitjen profesionale dhe etike te asistentit, si dhe me opinionin e vet nese duhet ti nenshtrohet provimit kualifikues apo ka nevoje per nje shtyrje te afatit te ushtrimit te asistentit.Kjo leter rekomande behet pjese e dosjes se aplikantit. Mospajisja e aplikantit me leter rekomande mund te konsiderohet si shprehje ne heshtje me opinion pozitiv nga ana e avokatit ose zyres avokatise dhe aplikanti mund ti nenshtrohet provimit kualifikues.

Neni 7 – Përjashtim nga Detyrimi Regjistrimit si Asistent
Perjashtimi nga detyrimi i rregjistrimit si asistent per kategorite e cituara ne nenin 28 te ligjit ,behet mbi bazen e propozimit te Kryetarit dhe Sekretarit te Pergjithshem te Dh.K.A., kryesisht ,ose ne baze te kerkeses se personit te interesuar. Miratimi i perjashtimit nga e drejta e permbushjes se detyrimit te periudhes njevjecare te stazhit, sipas pikes b te nenit 25 te ligjit,behet automatikisht.

Ky nen nuk aplikohet per personat per sa kohe qe ushtrojne mardhenie pune ne administraten publike, por vetem pasi keto mardhenie te jene nderprere.

 
Neni 8
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise eshte organi i vetem qe regullon me akte administrative organizimin, zhvillimin dhe shpalljen e rezultateve te provimit.

 

Jo me vone se fundi i muajit te pare te cdo viti Keshilli Drejtues cakton :

  • Numrin e provimeve qe do zhvillohen Brenda vitit, datat e zhvillimit te tyre si dhe tarifat e pageses per pjesemarje ne provim.
  • Numrin e kandidateve qe do te marin pjese ne provimet e kualifikimit (me ose pa limit).
  • Hartimin e programit te provimit kualifikues.
  • Perberjen e komisionit te provimit kualifikimit. Ky komision do te jete permanent per vitin ushtrimor.
  • Masat per organizimin dhe zhvillimin e provimit.

8.1.Datat e provimit dhe tarifat e rregjistrimit

Provimet e kualifikimit do te zhvillohen dy here ne vit. Si regull datat e zhvillimit do te jene dita e Shtune dhe e Diele e fundit e muajit Mars dhe dita e Shtune dhe e Diele e fundit e muajit Shtator.Tarifat e pageses llogariten rast pas rasti me koston e organizimit,zhvillimit dhe shpalljes rezultateve te provimit.

8.2.Percaktimi i numrit te kandidateve qe do te marin pjese ne provimet e kualifikimit

Numri i kandidateve qe mund te mare pjese ne provimet e kualifikimit si regull eshte pa limit. Kjo do te thote se te gjithe ata kandidate qe plotesojne kriteret e percaktuara ne ligj,statut dhe ne kete regullore,mund ti nenshtrohen pa asnje kufizim provimit kualifikues.

Ne qofte se e sheh te arsyeshme, Keshilli Drejtues, ne zbatim te pikes 2 te nenit 26 te ligjit, mund te caktoje nje numur te kufizuar pjesemares ne provimet e kualifikimit, dhe ne kete rast detyrohet te caktoje kritere ligjore per pjesemarje ne provim.

Ne nje rast te tille shpallja e numurit te kufizuar dhe kriteret e percaktuara duhet te publikohet jo me pak se dy muaj para dates se zhvillimit provimit.Publikimi behet ne ambientet e Dh.K.A.

8.3. Programi i provimit kualifikues

Programi i provimit kualifikues ka per qellim te orientoje kandidatet te pergatiten per dhenien e provimit brenda ketij programi.Ne te pasqyrohen temat me kryesore te te gjitha lendeve per te cilat kandidatet do ti nenshtrohen provimit. Ai hartohet ne formen e tezave dhe percakton literaturen perkatese per cdo lende.

Ky program domosdoshmerisht duhet te vihet ne dispozicion te kandidateve jo me vone se 30 dite kalendarike para provimit te kualifikimit. Per cdo date provimi mund te hartohet program i ri ose ne varesi te cilesise se tij,mund te operohet me shume se nje here me te njejtin program.


Neni 9 – Ngritja E Komisioneve Per Zhvillimin E Provimit

9.1. Komisioni i Provimit te Kualifikimit

Keshilli Drejtues krahas masave te mesiperme, ne zbatim te Nenit 26,pika 1,cakton Komisionin e provimit te kualifikimit per vitin ne vijim, brenda muajit Janar te cdo viti.Ky Komision ka per detyre te kontrolloje zbatimin e ligjit ne te gjitha fazat e organizimit, zhvillimit dhe shpalljes se rezultateve. Ai eshte i vetmi organ vendimares per masat qe mund te meren gjate gjithe ketij procesi. Vendimet ne komision meren me shumice te thjeshte te votave. Nese numri i votave eshte i barabarte,vota e kryetarit eshte percaktuese.

Komisioni ka perberjen si me poshte :

  • Tre anetare te caktuar nga K.Drejtues
  • Nje anetar i caktuar nga Ministri Drejtesise
  • Nje anetar i caktuar nga personeli akademik i Shkolles Magjistratures

Komisioni drejtohet nga Kryetari i Dhomes Kombetare te avokatise se Shqiperise.Dy anetaret e tjere te caktuar nga Keshilli Drejtues zgjidhen me konsensus dhe ne pamundesi me votim. Nese bihet dakord, votimi mund te jete i hapur. Dy anetaret e tjere perkatesisht nga Ministri Drejtesise dhe Shkolla e Magjistratures caktohen me delegim nga titullaret e ketyre institucioneve.

9.2. Komisioni i Monitorimit dhe Korigjimit te Provimit

Krahas komisionit te provimit te kualifikimit, Keshilli Drejtues cakton dhe komisonet e monitorimit te provimit dhe ato te korigjimit. Anetareve te Komisionit te kualifikimit nuk u mohohet e drejta te perzgjidhen edhe ne komisionet e monitorimit dhe ato te korigjimit.

Anetaret e Komisioneve te monitorimit mund te perzgjidhen edhe nga Keshilli Drejtues apo nga cdo anetar tjeter i Dh.K.A. Ne keto komisione detyrimisht duhet te kete dhe anetare te administrates se Dh.K.A.te cilet angazhohen me problemet teknike qe kane te bejne me organizimin dhe zbatimin e vendimeve te Komisionit te Provimit si dhe marjen e masave te domosdoshme per ecurine normale te procesit para, gjate dhe pas zhvillimit te provimit. Ne komisionet e monitorimit mund te marin pjese, ose jo, edhe anetaret e komisionit te provimit kualifikues. Numuri i anetareve te komisionit te monitorimit duhet te jete jo me pak se 2 anetare per cdo salle provimi.

Komisioni i korigjimit perbehet nga nje korigjues per secilen lende qe permban teza e provimit. Ne komisionin e korigjimit duhet te caktohen persona me integritet te larte profesional ne fushen e drejtesise,nga bota akademike universitare dhe qe duhet te jene anetare te Dh.K.A., si dhe personalitete te tjere te sferes avokatise me eksperience per evenimente te tilla. Anetaret e ketij komisioni duhet te shprehin gadishmerine per korigjimin me profesionalizem dhe, me korrektesi lidhur me afatet e percaktuara ne kete regullore, ne te kundert Komisioni i Provimit Kualifikues mund ti zevendesoje ata me nje tjeter.

Ne te dy rastet e mesiperme te formimit te komisioneve, Komisioni i Provimit Kualifikimit ka te drejte te ktheje ne K.Drejtues persona te vecante qe nuk plotesojne kriteret.Ne nje rast te tille Keshilli Drejtues e zevendeson me nje tjeter.