Provimi Kualifikues

Neni 1

1.1. Kjo rregullore percakton kushtet, afatet dhe procedurat e dhenies se provimit dhe shpalljes rezultateve , per te fituar titullin e avokatit ne R.Sh.

1.2. Titulli avokatit i jep te drejten per te ushtruar profesionin e lire te avokatit vetem ne pajtim me ligjin nr .9109 date 17.07.2003,ndryshuar me ligjin nr 9795 date 23.07.2007 dhe ligjin nr 10047 date 24.12.2008 ” Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise “.

1.3. Per efekt interpretimi ,ne kete regullore ligjet e cituara ne piken 1.2 te nenit 1 do te perfshihen me fjalen ligji .

 

Neni 2
2.1. Ne mbeshtetje te nenit 25 te ligjit , profesionin e avokatit mund ta ushtroje cdo shtetas Shqiptar ose i huaj,qe ka kryer arsimin e larte juridik brenda ose jashte vendit .Ne kuptim te kesaj shprehje do te konsiderohen si dokumenta per njohjen e arsimit te larte juridik.

2.1.1 Diplomat Master shkencor dhe Diplomat Master profesional, te leshuara nga universitetet publike rezidente ne Shqiperi.

2.1.2 Diplomat Master shkencor dhe Diplomat Master profesional,te leshuara nga universitetet private me akreditim pozitiv,ne Republiken e shqiperise.

2.1.3 Diplomat e leshuara nga universitetet e huaja jo rezidente ne Shqiperi,me kushtin qe keto te fundit tekonvalidohen nga MASH si diploma Master Shkencor dhe Master Profesional, nepermjet nje dokumenti shkresor individual dhe rast pas rasti,per cdo kandidat qe paraqitet.
Ne cdo rast universiteti qe ka leshuar diplomat sipas citimit te mesiperm duhet te jete i akredituar pozitivisht nga Keshilli i Akreditimit te arsimit te larte dhe te shpallur me vendim te ministrit te arsimit dhe shkences,sipas nenit 62 te ligjit nr 9741 dt 21.05.2007 “Per arsimin e larte ne Republiken e shqiperise“.Vendimi i akreditimit detyrimisht duhet te jete akreditim pozitiv ose me kusht.Akreditimi negativ nuk mund te krijoje mundesi per njohjen e diplomes per efekt regjistrimi per ushtrimin e profesionit te avokatit.

Neni 3 – Regjistrimi si Asistent
3.1. Sipas kerkesave te ligjit, hapi i pare i regjistrimit per kandidat per avokat,eshte regjistrimi si asistent avokat,prane nje avokati ose zyre avokatie.Rregjistrimi i kandidateve si asistent mund te behet vetem pasi kandidati te kete siguruar diplomen e juristit nga fakulteti drejtesise te universiteteve te percaktuara sipas nenit 2 te kesaj regullore. Ne kete kuptim asnje avokat apo zyre avokatie nuk mund te pranoje asitente dhe te leshoje vertetime per asistentet avokate perpara dates se diplomes te kandidatit dhe asnje prej kandidateve nuk mund ti nenshtrohet provimit kualifikues, kur data e provimit eshte me pak se 365 dite kalendarike,edhe neqoftese eshte paisur me nje vertetim te tille nga nje avokat ose zyre avokatie perpara ketij afati.

Administrata e Dhomes eshte pergjegjese per regjistrimin e personave ne kundershtim me kete kriter.

3.2. Rregjistrimi i asistentit mund te behet prane dhomes avokatise ne te cilen ka vendbanimin kandidati ose , prane Dhomes Kombetare te Avokatise. Afati i kryerrjes te stazhit eshte 12 muaj per te gjithe asistentet e dhomes avokatise Tirane dhe jo me pak se 11 muaj per asistentet e regjistruar ne dhomat e avokative te rretheve.Ky afat I klasifikuar si me lart, fillon ne diten ne te cilen aplikanti per asistent eshte pajisur me karten e identitetit per asistent ,sipas modularit te percaktuar nga Keshilli Drejtues i Dh.K.A. per kete qellim. Ne rast se aplikanti per asistent ka depozituar kerkesen prane dhomes avokatise te rrethit perkates ku ka vendbanimin,kryetari dhomes perkatese jo me vone se 30 dite nga dita e pranimit te dokumentave,duhet ti depozitoje ato ne Dh.K.A. ,te cilet nga ana e tyre pajisin kandidatin aplikant me karten e identitetit te asistentit.
Ne rast se Brenda 30 diteve nga dita e depozitimit te kerkeses , Dh.K.A. nuk refuzon me shkrim kerkesen e aplikantit per regjistrim si asistent,regjistrimi quhet automatikisht i kryer.

Neni 4 – Dokumentat për regjistrim
Dokumentat per rregjistrimin e kandidatit per paisjen me karten e identitetit per asistent jane :

4.1. Kerkesa me shkrim per regjistrim.

4.2. Vertetimin e avokatit apo zyres avokatise,ku pranohet qe aplikanti te kryeje periudhen 1 vjecare te stazhit.Ky vertetim detyrimisht duhet te leshohet nga nje avokat apo zyre avokatie,anetare te dhomes avokatise ku aplikanti ka vendbanimin e tij.
Ne dosjen e aplikantit detyrimisht duhet te jete dhe mendimi pozitiv i kryesise se dhomes avokatise per kryerjen e stazhit.

4.3. Fokopje e noterizuar e diplomes te fakultetit juridik te universitetit perkates.

4.4. Fotokopje e noterizuar e listes notave te leshuara nga universiteti perkates.

4.5. Karta e identitetit (ne mungese certifikate personale) e aplikantit.

4.6. Deshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesise, te aplikantit ,per te vertetuar se nuk ka precedente penale.Deshmia e penalitetit nuk mund te jete leshuar nga organi competent me teper se 3 muaj nga data e aplikimit.

4.7. Njehsimin e diplomes se huaj ,ose vertetimin nga MASH se ka kryer aplikimin per konvalidimin e saj (Per aplikantet e diplomuar jashte vendit).

4.8. Fotografi me permasa 5 x 4,cope 2.

4.9. Tarifa e regjistrimit si asistent ,prej 1.000 (njemije) leke.

Neni 5 – Regjistrimi i Shtetësave të Huaj
Ne zbatim te nenit 36 te ligjit , shtetasit e huaj qe duan te aplikojne per tu regjistruar si asistent prane nje zyre apo studio avokatie,vec sa me siper duhet te paraqesin dhe nje dokument zyrtar,te leshuar nga nje institucion publik ne Republiken e Shqiperise ku te vertetohet se kandidati per asistent zoteron gjuhen shqipe.

Ne rast se aplikanti ka nje dokument te tille nga nje subjekt privat,atehere ai mund te regjistrohet vetem nese aplikimi behet nga vete aplikanti ne prezence te kryetarit te Dhomes Kombetare Avokatise.

Neni 6
6.1. Numri i kandidateve per regjistrim si asistent, eshte pa limit.Kjo do te thote qe cdo kandidat qe deshiron te regjistrohet dhe qe ploteson kriteret e mesiperme,mund te regjistrohet pa kufizim.

6.2. Dhoma Kombetare e avokatise, pasi ka kryer regjistrimin e te gjithe kandidateve per t´ju neneshtruar provimit te avokatise, me kerkesen e Ministrise se Drejtesise, dergon listen perfundimtare, jo me vone se data e fiksuar per zhvillimin e provimit.Kjo liste eshte e protokolluar dhe nuk shoqerohet me dokumentat individuale te regjistrimit te kandidateve.Dokumentacioni personal i cdo kandidati mund te vihet ne dispozicion te personave te autorizuar nga Ministria e Drejtesise, per verifikime te mundshme.

6.3. Pas perfundimit te afatit nje vjecar,sipas kritereve te percaktuara me lart, avokati apo zyra e avokatise ku ka kryer stazhin kandidati per avokat,pajis kete te fundit me nje leter rekomande,ku shpreh opinionin e saj lidhur me pergatitjen profesionale dhe etike te asistentit, si dhe me opinionin e vet nese duhet ti nenshtrohet provimit kualifikues apo ka nevoje per nje shtyrje te afatit te ushtrimit te asistentit.Kjo leter rekomande behet pjese e dosjes se aplikantit. Mospajisja e aplikantit me leter rekomande mund te konsiderohet si shprehje ne heshtje me opinion pozitiv nga ana e avokatit ose zyres avokatise dhe aplikanti mund ti nenshtrohet provimit kualifikues.

Neni 7 – Përjashtim nga Detyrimi Regjistrimit si Asistent
Perjashtimi nga detyrimi i rregjistrimit si asistent per kategorite e cituara ne nenin 28 te ligjit ,behet mbi bazen e propozimit te Kryetarit dhe Sekretarit te Pergjithshem te Dh.K.A., kryesisht ,ose ne baze te kerkeses se personit te interesuar. Miratimi i perjashtimit nga e drejta e permbushjes se detyrimit te periudhes njevjecare te stazhit, sipas pikes b te nenit 25 te ligjit,behet automatikisht.

Ky nen nuk aplikohet per personat per sa kohe qe ushtrojne mardhenie pune ne administraten publike, por vetem pasi keto mardhenie te jene nderprere.

 
Neni 10 – Shpallja E Provimit Dhe Rregjistrimi I Kandidateve
Shpallja e dates se zhvillimit te provimit behet me vendim te Keshillit Drejtues. Personat e interesuar per pjesemarje ne provim lajmerohen duke bere publikimin ne Dhomen Kombetare te Avokatise ose me mjetet e tjera te komunikimit publik. Shpallja ka formatin e lajmerimit per pjesemarje, ku ftohen te gjithe kandidatet e interesuar qe plotesojne kriteret ligjore ,te paraqiten prane Dhomes Kombetare te Avokatise per rregjistrim dhe per informacione te hollesishme .Ne njoftimin per zhvillimin e provimit kualifikues citohet data e zhvillimit, vendi dhe ora ku do te zhvillohet, afati i fillimit te regjistrimit, i cili nuk mund te jete me shume se 30 dite nga dita e shpallur per zhvillimin e provimit, si dhe afati i perfundimit te regjistrimit, i cili eshte jo me pak se tre dite nga dita e zhvillimit provimit.

 

Neni 11 – Rregjistrimi I Kandidateve Per Pjesemarjen Ne Provim
Rregjistrimi i kandidateve realizohet me paraqitjen personale te tyre (ose me procure perfaqesimi nga persona te tjere) prane administrates te Dh.K.A. Rregjistrimi shoqerohet me pagesen nga ana e kandidatit te tarifes per pjesemarje ne provim.Tarifa e paguar eshte e pakthyeshme ne cdo rast ,edhe nese shpallesh fitues apo jo, me perjashtim te rastit kur kandidati nuk paraqitet ne provim. Ne kete rast tarifa e paguar i kthehet personit te regjistruar dhe qe nuk paraqitet ne provim, por mund te sherbeje dhe si pagese e tarifes per pjesemarje ne provimin e ardhshem.

Administrata pasi verfikon dosjen e kandidatit dhe e gjen ate ne perputhje me ligjin, statutin dhe kete regullore, regjistron kandidatin duke e paisur ate me dokumentin e regjistrimit, ku shenohet dhe vendi,data dhe ora e paraqitjes ne provim.Ne momentin e regjistrimit administrata pajis kandidatin me literaturen si me poshte :

  • Program te Provimit te Avokatise
  • Statutin e Dhomes Kombetare te Avokatise
  • Kodin Etik te Avokatit

Ne perfundim te afatit te shpallur te regjistrimit,administrata pezullon regjistrimet dhe perpilon listat e pjesemarjes ne provim.Listat hartohen sipas rendit alfabetik dhe njekohesisht po sipas rendit alfabetik percakton sallat ne te cilat do te sistemohen kandidatet.Kjo behet ne funksion te numurit te kandidateve te regjistruar dhe kapacitetit te sallave te provimit ne dispozicion,duke ruajtur si kriter baze sistemimin e kandidateve ne menyre te tille qe te eliminoje mundesite e kopjimit dhe te komunikimit midis kandidateve.Ne sallat e zakonshme ky numur nuk duhet te kaloje me shume se 50 kandidate ne nje salle. Listat e perpiluara ne kete menyre ruhen dhe i vihen ne dispozicion komisionit te provimit,i cili nga ana e vet ja dorezon komisioneve te monitorimit per verifikimet e mundshme te pjesemaresve.

Neni 12 – Perjashtimi Nga Detyrimi Pjesemarjes Ne Provim
Perjashtimi nga detyrimi i pjesemarrjes ne provim per kategorite e cituara ne nenin 27 te ligjit ,behet mbi bazen e propozimit te 1/3 te anetareve te Keshillit Drejtues te Dh.K.A., kryesisht , ose ne baze te kerkeses se personit te interesuar dhe vendoset me votim te fshehte te K.Drejtues. Ne rast se kandidati fiton 50% +1 te votave te anetareve prezente te Keshillit Drejtues, brenda 10 diteve i propozohet Ministrit te Drejtesise per miratim per perjashtim nga e drejta e nenshtrimit te provimit te detyrueshem kualifikues. Ne rast se votimi rezulton me numer votash te barabarta, vota e kryetarit eshte percaktuese.

Neni 13 – Hartimi I Tezes Se Provimit Dhe Piket Sipas Lendeve

Hartimi i tezes provimit kryhet nga ana e Komisionit te provimit te kualifikimit .Provimi behet me zhvillim .Teza e provimit perbehet detyrimisht nga pyetjet teorike dhe nga pjesa praktike.

Pyetjet teorike hartohen me permbajtje nga fushat kryesore te se drejtes si me poshte:

−E drejta Kushtetuese. 10 pike.
−E drejta civile. 20 pike.
−E drejta procedures civile. 10 pike.
−E drejta penale. 20 pike.
−E drejta procedures penale. 10 pike.
−E drejta administrative. 10 pike.
−E drejta familjare. 10 pike.
−E drejta e punes ose Tregetare. 10 pike.
−Ligji per Avokatine ne Republiken e Shqiperise. 10 pike.

Pjesa praktike perbehet nga dy raste te praktikes gjyqesore :

−Kazusi i te drejtes civile dhe procedures civile. 20 pike.
−Kazusi i te drejtes penale dhe procedures penale. 20 pike.

Vleresimi i tezes behet me pike me maksimumin e mundshem 150. Kandidati qe vleresohet me 50 % + 1 te maksimumit te pikeve( gjithsej 76 pike),shpallet fitues i provimit te kualifikimit.

Hartimi i tezes me permbajtjen e mesiperme behet 16 ore perpara zhvillimit te provimit,ne 5 (pese) variante te ndryshme,te cilat mbyllen ne zarfa dhe depozitohen ne kasaforten e Dh.K.A.nga ana e Kryetarit ne presence te komisionit. Eshte po Kryetari ne presence te komisionit qe terheq zarfat nga kasaforta dhe i transporton ato ne vendin ku do te zhvillohet provimi.

Neni 14 – Vendi I Zhvillimit Te Provimit Dhe Identifikimi I Kandidateve
14.1. Vendi i zhvillimit te provimit eshte jashte ambienteve te Dh.K.A.,ne salla te cilat sigurohen nga ana e administrates se Dhomes. Sallat duhet te jene te pershtatshme per kete qellim dhe kryesisht te shfrytezohen sallat e universiteteve, ku mundesohet shkrimi ne kushte normale. Sistemimi i kandidateve behet ne perputhje me listat e hartuara sipas rendit alfabetik.

14.2. Orari i fillimit te provimit eshte ora 10 oo dhe i perfundimit, ora 14.oo, Provimi zgjat gjithsej 4 ore.Dy kandidatet e fundit perfundojne dorezimin ne te njejten kohe.

14.3. Identifikimi i kandidateve behet sipas apelit te kryer nga ana e komisionit te monitorimit me nje nga dokumentat ligjore te identifikimit (Pasaporte,leter njoftimi,certificate me fotografi ose patente) dhe zene vend sipas radhes se percaktuar ne liste.Per kandidatet qe nuk sigurijne mundesi identifikimi me mjete ligjore behet perjashtimi nga pjesemarja ne provim.

Neni 15 – Procedurat E Zhvillimit Provimit
Provimi i kualifikimit fillon ne oren 10 te dates se njoftuar.Cdo pjesemaresi i jepet nje flete – praktike e perbere prej 6 flete formati A4, per zhvillimin e tezes.Ne faqen e pare te kesaj praktike kandidati ploteson te dhenat personale te kerkuara ne te.
Kryetari i komisionit te provimit ne prezence te anetareve sqaron pjesemaresit:

  • per menyren e zhvillimit te tezes (me zhvillim)
  • per kohen e fillimit dhe perfundimit te provimit
  • per regjistrimin e emrit ne faqen e pare dhe te dhenave te tjera sipas formatit,duke sqaruar qe ne fleten e pare te mos behet zhvillimi i tezes, pasi ajo do te perdoret per qellim sekretimi.
  • per fikjen e celulareve dhe vendosjen e librave,cantave apo cdo mjeti tjeter te komunikimit ne vend te dukshem dhe te kontrollueshem lehtesisht.
  • per perjashtimin nga provimi ne rast kopjimi dhe komunikimi.
  • per menyren e komunikimit me anetaret e komisionit provimit dhe monitorimit ne rast nevoje,e cila duhet te jete me ze te ulet dhe duke e thirur ne vendin e zhvillimit provimit.
  • perzgjedhjen e zarfit te tezës me zgjedhje rastesore perpara auditorit.Pasi behet perzgjedhja e tezës,cdo kandidati u jepet nga personeli administrativ dhe ai monitorues nje flete me tezën e perzgjedhur dhe shpall fillimin e provimit.

Mbas perfundimit te orarit te provimit te percaktuar ne kete regullore, nga ana e personelit te administrates behet grumbullimi i te gjitha praktikave te kandidateve si dhe gjithe materialeve te tjera te perdorura ne provim,dhe ne prezence te Komisionit te provimit kualifikimit behet transportimi i tyre ne seline e Dh.K.A. Komisioni cakton ne moment nje person i cili nuk ka mare pjese dhe nuk ka konflikt interesi lidhur me provimin,per te bere sekretimin e praktikave, duke shenuar numurin rendor kronologjik nga 1 deri ne praktiken e fundit dhe ne cdo flete te cdo praktike.Me pas behet shkeputja e fletes se pare ku eshte shkruar emri dhe numri perkates korespondues per cdo praktike dhe te gjitha fletet e para konservohen nga Kryetari komisionit ne nje vend te mbyllur,deri ne korigjimin e praktikave sipas numurave kronologjike.

Neni 16 – Korrigjimi I Provimit Dhe Shpallja E Rezultateve
16.1. Afatet e korigjimit , procedurat e vleresimit dhe shpallja e rezultateve
Afati i perfundimit te korigjimeve eshte 20 dite nga dita e perfundimit te provimit. Vleresimi i tezes behet me pike me maksimumin e mundshem 150.Kandidati qe vleresohet me 76 pike (50 % + 1 te pikeve) shpallet fitues i provimit te kualifikimit. Shpallja e rezultateve te provimit behet nga ana e komisionit te provimit kualifikimit pas perfundimit te korigjimeve nga anetaret e komisionit te korigjimit.
Shpallja e rezultateve behet jo me vone se 2 dite pas perfundimit te afatit te korigjimit.Per anetaret e komisionit qe shkelin afatet e mesiperme meren masa me efekt financiar (zbritje nga shperblimi i parashikuar per kete qellim) deri ne pezullim dhe zevendesimin me nje anetar tjeter.Masat e mesiperme meren me vendim te Keshillit Drejtues me propozim te komisionit provimit kualifikues.
Korigjimi i provimeve behet duke vleresuar cdo praktike te etiketuar me nje numur rendor me pike nga 0 deri ne 10 ose deri ne 20 ,sipas rastit (emrat e kandidateve jane te sekretuar ) te praktikave te konservuara deri ne kufirin maksimal te pikeve te percaktuar ne kete regullore. Vleresimi behet sipas formulareve te pergatitur nga administrata e dhomes,ku secili korigjues, anetar i komisionit te korigjimit, ruan konfidencialitetin e vet. Ne perfundim korigjuesit dorezojne rezultatet individuale te nxjera nga vleresimi ne Komisionin e Provimit Kualifikues, te cilet nga ana e tyre hedhin te dhenat e cdo korigjuesi ne tabele permbledhese, duke bere renditjen e klasifikimit sipas pikeve te grumbulluara, me rend dekreshendo , nga kandidati i vleresuar me me shume pike deri tek ai qe ka grumbulluar me pak pike. Pasi eshte vendosur kufiri ndares prej 76 pike, qe perfaqeson kufirin kualifikues, behet unifikimi i numurit perkates me emrin korespondues sipas listes se sekretuar, duke kompletuar tabelen me te gjitha parametrat e saj, prej se ciles dalin kandidatet fitues.
Kjo liste shpallet ne ambientet e Dhomes Kombetare te Avokatise.

16.2. E drejta per rishikim rezultati
Te gjithe kandidatet qe i jane nenshtruar provimit kualifikimit dhe kane rezultuar jo fitues, dhe diferenca e pikeve te tyre nga kufiri minimal nuk eshte me i madh se 10 pike, kane te drejte te kerkojne rivleresim te provimit te tyre. Kerkesa per rivleresim behet jo me vone se 48 ore nga dita e shpalljes se rezultateve te provimit dhe depozitohet me shkrim ne administraten e Dh.K.A. Kjo e fundit, pasi perfundon afati i kontestimit, grumbullon te gjitha kerkesat,ben seleksionimin e flete-praktikave te personave te kontestuar dhe ja paraqet Kryetarit te Komisionit Provimit.Ky i fundit, mbledh anetaret e tjere te komisionit dhe harton program rikorigjimi nga ana e anetareve te komisionit korigjimit me qellim qe jo me vone se 10 dite nga dita e ankimimit,ky proces te kete perfunduar.Rezultatet e dala nga procesi i rikorigjimit jane perfundimtare dhe te paapelushme ne strukturat e tjera te Dhomes.
Do te quhet jolegjitime dhe si e tille nuk do te pranohet kerkesa e asnje prej kandidateve humbes apo fitues,si dhe cdo personi tjeter anetar i Dhomes ose jo,per ballafaqim te provimit ose rivleresim te rezultateve te kandidateve te tjere pjesemares ne provim.

Neni 17 – E Drejta E Riperseritjes Te Provimit Te Kualifikimit
Te gjithe kandidatet qe nuk kane rezultuar fitues ne nje sezon provimi, kane te drejte te riperseritin provimin e kualifikimit sa here qe ata do ta vleresojne vete, duke iu nenshtruar detyrimit ligjor si asistente prane nje avokati edhe per nje periudhe tjeter 6 mujore.Per cdo rast do te paguhet tarifa e re e regjistrimit,njelloj si ne regjistrimin e pare dhe si per cdo kandidat qe regjistrohet rishtaz.

Neni 18 – Shperblimi I Anetareve Te Komisioneve
Anetaret e komisioneve te permendura ne kete regullore, realizojne qellimin qe u njeh ligji, statuti dhe kjo regullore, kundrejt nje shperblimi.
Shuma e vene ne dispozicion per kete qellim percaktohet ne varesi te numurit te kandidateve,normativave te korigjimit si dhe masa e shperblimit te caktuar per cdo praktike. Ne cdo rast Burimi i vetem i financimit qe do te perdoret per kete qellim sigurohet totalisht nga te ardhurat e realizuara nga regjistrimi i kandidateve. Normativa baze e korigjimit te cdo praktike nuk mund te jete me pak se 10 minuta. Niveli I shperblimit te komisionereve te korigjimit nuk mund te jete me pak se 3000 (Tre mije) leke ora. Perllogaritja e sakte e ketij shperblimi do te behet rast pas rasti dhe per cdo anetar te komisionit te korigjimit vecmas.Anetaret e komisionit te monitorimit perfitojne shperblim,I cili percaktohet rast pas rasti nga ana e Komisionit te Provimit te Kualifikimit.
Anetaret e komisionit te provimit, ne se shihet e nevojshme, mund te perfitojne shtese prej 5 % te shumes se paguar te anetareve te komisionit te korigjimit,ne rastin kur marin pjese ne korigjim dhe nje shperblim te barabarte me ate te nje anetari komisioni,pa shtesen 5 % ,ne rastin kur nuk eshte anetar i komisionit korigjimit.
Shperblimi perfshin shumen brutto te te ardhurave dhe jepet kur perfundon i gjithe procesi deri ne shpalljen e rezultateve duke perfshire brenda dhe rikorigjimet me rastin e kontestimit te rezultateve, sikurse percaktohet ne kete regullore. Rikorigjimi i provimeve kryhet nga po keta anetare komisioni pa shperblim suplementar.
Dega e finances kryen te gjitha veprimet e shperndarjes se shperblimit,duke respektuar kerkesat ligjore ne fushen e tatimit mbi te ardhurat personale.