Rregullore

PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHKOLLES KOMBETARE TE AVOKATISE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

KREU I

DlSPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Objekti dhe qellimi I regullores
Kjo regullore ka per qellim percaktimin e regullave per organizimin dhe funksionimin e Shkolles Kombetare te Avokatise ne sigurimin e trajnimit profesional të avokatëve, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të programeve të trajnimit fillestar për asistent avokatët dhe të trajnimit vazhdues, për avokatët që ushtrojnë profesionin.

Objekti i saj eshte menyra e organizimit te shkolles, percaktimi I kritereve ne pranimin, frekuentimin dhe vleresimin e kandidateve per asistent, sipas kritereve ligjore te percaktuara ne ligjin nr 9109 dt 17.07.2003 “Per profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”, si dhe statutit te kesaj dhome.

Neni 2
Kushtet per regjistrimin fillestar
Referuar nenit 25 te ligjit per avokatine, per regjistrimin dhe frekuentimin e shkolles kombetare te avokatise duhet te plotesohen kriteret e meposhtme :

  • Te kene perfunduar arsimin e larte juridik brenda ose jashte shtetit dhe zoterojne diplome master shkencor ose professional, si dhe diploma te ekuivalentuara me to, per studentet qe kane perfunduar studimet jashte Republikes se Shqiperise.
  • Te jene regjistruar si asistente avokate prane Dhomes Kombetare te Avokatise dhe te ushtrojne detyrimin ligjor per kryerjen e stazhit 1 vjecar prane nje avokati ne Republiken e Shqiperise.
  • Te plotesojne procedurat e regjistrimit ne Shkollen e Avokatise dhe qe lidhen me :
    • a)Pagesen e tarifes se regjistrimit.
    • b)Nenshtrimit te perzgjedhjes nepermjet konkurimit paraeliminator, nepermjet organizimit te konkurimit ose vleresimit te dokumentave individuale.

Neni 3
Procedura e regjistrimit
Fushata e regjistrimit per Shkollen Kombetare te Avokatise publikohet nga ana e Dhomes Kombetare te Avokatise. Ajo fillon ne daten 01 Tetor te cdo viti dhe perfundon ne daten 20 Tetor.

      Dokumentat qe kandidati duhet te paraqese per regjistrim jane:

 

  • Kerkesa sipas formularit tip te hartuar per kete qellim.
  • Karta individuale e asistent avokatit e leshuar nga DHKA.
  • Deklarata tip e nenshkruar ku pranohet pagesa e tarifes se frekuentimit te shkolles per perballimin e shpenzimeve financiare, te percaktuara sipas kesaj regulloreje dhe statutit te dhomes.
  • Mandat arketimi i bankes qe verteton pagesen e tarifes se regjistrimit.

Regjistrimet kryhen prane Dhomes Kombetare te Avokatise dhe shoqerohen me pagesen e tarifes perkatese te regjistrimit, e cila percaktohet cdo vit nga ana e Keshillit te Pergjithshem te Dh.K.A.

Neni 4
Perzgjedhja e kandidateve
Caktimi i numurit te kandidateve qe do te frekuentoje Shkollen Kombetare te Avokatise eshte ne vartesi te kapaciteteve mesimdhenese per kete qellim. Ky numur, deri ne nje percaktim te dyte, nuk mund te jete me i madh se 250 persona.

Perzgjedhja e numurit te kandidateve te percaktuar ne piken 4.1 te ketij neni do te behet nga ana e Komitetit Shkencor te Shkolles Kombetare te Avokatise, mbi bazen e konkurimit te drejtperdrejte, nepermjet organizimit te provimit, ose vleresimit te dosjeve individuale te kandidateve, ne vartesi me kerkesat e paraqitura.

Neni 5
Vleresimi kandidaturave
Vleresimi i kandidaturave te dala nga procesi i konkurimit paraprak mbi bazen e nje procesi te barabarte dhe transparent, do te kene te drejten e per ndjekjen e procesit mesimor per vitin ushtrimor.

Te gjithe kandidatet e shpallur fitues per ndjekjen e ciklit te plote te trajnimit fillestar prane Shkolles Kombetare te Avokatise, sipas procedurave te siperpermendura, duhet te kryejne pagesen e plote te tarifes vjetore per pjesemarje ne programin e trajnimit profesional, te percaktuar nga ana e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes Kombetare te Avokatise, brenda nje afati 15 ditor nga dita e perzgjedhjes.

Te gjitha kandidaturat qe i jane nenshtruar procedures se konkurimit paraprak dhe kane rezultuar jo fitues, kane te drejte te kerkojne sqarime ne lidhje me nje vendim te tille prane drejtorise se Shkolles Kombetare te Avokatise. Vendimi i Drejtorise se Shkolles pas ballafaqimit per kete qellim eshte perfundimtar dhe i pa ankimueshem ne asnje organ tjeter te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 6
Organizimi I procesit mesimdhenes
Programi mesimdhenes organizohet i ndare ne grupe. Cdo grup ka nje numur te caktuar pjesemaresish në raport me numurin e kandidatëve të regjistruar. Per cdo grup garantohet zbatim i njejte i programit mesimor. Orari mesimor per cdo grup do te realizohet ne formen e oreve mesimore. Ora mesimore eshte 90 minutshe. Secili grup do te kryeje 4 ore mesimore ne jave, e alternuar ne dy dite te ndryshme, nga te cilat 2 ore mesimore do te jene leksione ne formen teorike per 2 lende te ndryshme dhe 2 ore te tjera, po per te njejtat tem ate ketyre lendeve, do te zhvillohet debat professional ne grup.

Cdo grup do te realizoje ne total 60 ore mesimore, ku perfshihen gjithsej 6 lende baze. Per cdo lende baze do te kete nje pedagog titullar, I cili do te beje ndarjen e personelit mesimdhenes midis stafit te miratuar per kete qellim nga ana e Komitetit Shkencor te Shkolles.

Lendet baze i nenshtrohen ndarjes me nendarjet perkatese si me poshte:

E drejta private __ ore mesimore

  • E drejta Civile.
  • E drejta e detyrimeve.
  • E drejta Tregetare.
  • E drejta Familjare.
  • E drejta e punes.

 

E Drejta procedures civile __ ore mesimore

E Drejta Publike __ ore mesimore

  • E drejta administrative.
  • E drejta Kushtetuese.
  • Te drejtat njeriut

E Drejta Penale __ ore mesimore

  • Penale e Pergjithshme.
  • Penale e posacme.

E Drejta procedures Penale __ ore mesimore

Pergatitje Profesionale __ ore mesimore

  • Shkrim dhe arsyetim ligjor.
  • Etike profesionale dhe deontologji.
  • Teknike avokatie.

Neni 7
Rastet per perjashtimin nga Shkolla
Perjashtimi nga shkolla behet me vendim te Komitetit Shkencor te SHKA, me propozim te drejtorit te shkolles. Kjo ndodh ne rastet si me poshte :

  • Kur pranimi eshte kryer ne kundershtim me regullat qe percakton ligji per avokatine, statuti i Dhomes dhe aktet e tjera ligjore dhe nenligjore.
  • Kur nuk eshte kryer pagesa e plote e tarifes vjetore per pjesemarje ne programin e trajnimit profesional, te percaktuar nga ana e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes Kombetare te Avokatise, brenda afatit te percaktuar ne kete regullore.
  • Kur kryen veprime te cilat bien ndesh me Kodin Etik te Avokatit te miratuar nga Keshilli i Pergjithshem i DHKASH, dhe qe lidhen kryesisht me qendrimin dhe respektin reciprok ndaj shokeve dhe stafit mesimdhenes.
  • Kur nuk frekuenton regullisht dhe kryen mungesa te pajustifikuara me shume se 20% te oreve te planifikuara mesimore.
  • Kur kryen nje veper penale e provuar me nje vendim gjyqesor te formes se prere per kete shkak.

Ne nje rast eventual te perjashtimit nga shkolla, pagesa e tarifes vjetore per pjesemarje ne programin e trajnimit professional, eshte e pakthyeshme.

Neni 8
Mosperfundimi me sukses i programit te trajnimit
Kandidatet pjesemares ne programin e trajnimit professional i nenshtrohen testimeve paraprake per lendet mesimore te dhena gjate vitit akademik, per te cilat do te perfitojne edhe kreditet perkatese, sipas menyres se paraqitur ne kete regullore.

Te gjithe kandidatet qe do te perfitojne numurin e krediteve te percaktuara, ju lind e drejta per t’iu nenshtruar provimit te kualifikimit per ushtrimin e profesionit te avokatise avokatise, sipas ligjit per avokatine.
Personat pjesemares qe nuk perfitojne numurin e caktuar te krediteve kane te drejte ti nenshtrohen edhe nje here te dyte ne sezonin e vjeshtes per te plotesuar kreditet e nevojshme. Ne rast se edhe pas ketij sezoni nuk perfitohet numuri I caktuar I krediteve, atehere personi ka te drejte te frekuentoje sezonin e ardhshem te ciklit te trajnimeve vetem ato lende per te cilat nuk ka plotesuar kreditet e nevojshme.
Pagesa e tarifes se vazhdimit te trajnimit professional ne nje rast te tille, do te jete e reduktuar ne raport me oret mesimore te nevojshme qe duhen per nje qellim te tille.

Neni 9
Konvalidimi i kurseve te trajnimit te kryer me kredite e shkolles
Ne rastin kur candidate te vecante I jane nenshtruar kurseve te posacme te trajnimit nga ana e subjekteve te tjera te njohura nga ana e DHKASH, percaktimi I krediteve qe I nevojiten behet ne raport me kreditet e mbetura, pas vleresimit te krediteve te fituara nga trajnimi I meparshem.

Komiteti Shkencor vendos kriteret per konvalidimin e krediteve te fituara, ne raport me numurin total te krediteve te domosdoshme per perfundimin e ciklit te plote te trajnimit professional, te organizuar nga Shkolla Kombetare e Avokatise.

Neni 10
Konvalidimi i kurseve te trajnimit te kryer me kredite e shkolles
Perjashtimi nga e drejta e pjesemarjes ne ciklin te plote te programit te trajnimit professional, dhe vazhdimin per shkak te ligjit te procedurave te paisjes me lejen e ushtrimit te profesionit te avokatit, e kane:

  • Te gjithe personat, te cilet ne baze te nenit 28 te ligjit perjashtohen nga permbushja e detyrimit ligjor per kryerjen e stazhit 1 vjecar dhe ndjekjen e programit te trajnimit professional, si kusht paraprak per pjesemarje ne provimin e kualifikimit.
  • Te gjithe ata persona, te cilet bazuar nenit 27 te ligjit, perfitojne lejen e ushtrimit te profesionit te avokatit duke u perjashtuar nga e drejta e nenshtrimit te provimit te kualifikimit dhe trajnimit professional.
  • Te gjithe personat te cilet kane filluar procedurat e regjistrimit si asistent avokat dhe jane paisur me karten personale te asistent avokatit perpara dates 01 Nentor 2012, date në te cilen kane hyre ne fuqi ndryshimet në ligjin për këtë qëllim

Neni 11
Perzgjedhja e stafit mesimdhenes
Perzgjedhja e stafit mesimdhenes behet nepermjet procedurave te konkurimit. Komiteti Shkencor i Shkolles ç’do prag fillimi sezoni publikon kriteret per aplikim ne procesin mesimdhenes, sipas lendeve te veçanta. Brenda afatit te shpallur mblidhen kerkesat, të cilat i nënshtrohen procesit të shqyrtimit nga ana e Komitetit Shkencor.

Kandidaturat fituese shpallen duke percaktuar edhe temat perkatese për çdo lëndë.