KREU II
OBJEKTI I VEPRIMTARISE.
Neni 2
Objekti i veprimatarise se Dhomes Kombetare te Avokatise eshte :
- Forcimi i pavaresise se profesionit te lire te avokatit.
- Rritja e nivelit te punes se avokateve, zyrave avokatore dhe dhomave te avokateve per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne cdo faze te procesit penal, civil e atij administrativ.
- Te nxise dhenien e ndihmes juridike falas per ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te pajtuar avokat.
- Mbrojtja e avokateve nga cdo qendrim arbitrar ose presion qe synon te cenoje pamvaresine e profesionit te avokatit.
- Konsolidimi i zyrave dhe firmave te avokatise.
- Forcimi i dhomave te avokatise si kusht per rritjen e cilesise se sherbimeve juridike.
- Vendosja e kontakteve me organizata e shoqata te se njejtes natyre dhe shkembimi i pervojes me ta.
- Hartimi dhe zbatimi i politikave qe synojne ngritjen profesionale, krijimin e nje ambjenti dhe infratukture qe rrit mireqenien, besimin dhe krenarine e avokateve per organizaten e tyre.
Neni 3
Keto objektiva do te realizohen kryesisht nepermjet :
- Takimeve, seminareve, debateve profesionale, pergjithesimeve te pervojes se avokateve, zyrave avokatore dhe dhomave te avokateve.
- Rritjes se aftesise botuese me tematike juridike te avoktave ne organet e shtypit periodik.
- Krijimit, funksionimit dhe botimit te nje buletini te pavarur.
- Pjemarjes ne takime te organizatave dhe shoqatave e huaja te juristeve te pavarur.
- Rritja e te ardhurave dhe Dhomes se Avokateve.