KREU IV E DREJTA E ANTARESISE

KREU IV
E DREJTA E ANTARESISE

Neni 8
E drejta per tu bere avokat

      Avokati per te ushtruar profesionin e tij duhet :

 

  • Te kete fituar titullin e avokatit, sipas kushteve te parashikuara ne ligjin nr. 9109, date 17.07. 2003.
  • Te jete rregjistruar si antar i nje Dhome Avokatie.
  • Te jete paisur me leje per ushtrimin e profesionit nga organet fiskale.
  • Te plotesoje detyrimet e antaresise ndaj Dhomes se Avokateve.
  • Te mos verifikohen raste te tjera perjashtimore.

Neni 9
Antare te dhomave te avokatise mund te pranohen edhe petagoget efektive te lendeve juridike te fakulteteve te drejtesise si dhe pesonat e tjere percaktuar ne ligj dhe ne kete satut.

Antare jo aktiv te dhomave te avokatise mund te pranohen edhe juriste te tjere me grada shkencore dhe qe mund te kryjene edhe pune shtetrore me page te perhereshme.

Subjektet e mesiperm mund te jene antare te Dhomes se Avokatise vetem pasi te kene fituar titullin ne kushtet e percaktura ne ligjin nr. 9109, date 17.07. 2003. dhe ne kete statut.

Neni 10
Shtetasit shqiptare qe kane mbaruar arsimin e larte juridike, por qe nuk kane praktike pune mund te jene antare te nje dhome avokatie si asistente avokate sipas kritereve dhe kushteve te arashikuara nga ky ligj dhe ne kete statut.

Neni 11
Antar jo aktiv. 
Antar jo aktiv te dhomes se avokateve, jane te gjithe ata persona te cilet e kane fituar titullin avokat ne baze te ligjit, por nuk e ushtrojne kete profesion per shkak pamjaftueshmerise me profesionin e avokatit.

Neni 12
Antar nderi. 
Antare nderi te dhomes se avokateve, mund te pranohen avokate te shteteve te huaja, te cilet shpallen te tille me vendim te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 13
Per tu pranuar avokat, personi i interesuar duhet t’i paraqese kerkese me shkrim dhomes se avokateve te rrethit ku ai deshiron te punoje. Kerkesa duhet te permbaje nder te tjera edhe deklarimin se ai pranon te permbushe te gjitha detyrimet e parashikuara ne Statutin dhe Kodin Etik te Avokatit.
Kekeses duhet t’i bashkangjitet kopjo e diplomes, lista e notave, kualifikime te dryshme te avokatit brenda dhe jashte vendit, dy fotografi dhe nje CV.

Neni 14
Kerkesa e paraqitur sipas nenit te mesiperm duhet te shqyrtohet nga Dhoma e Avokatise, e cila brenda 30 diteve nga paraqitja e saj duhet t’ia percjelle per shqyrtim Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, se bashku me mendimin e saj.

Dhoma Kombetare e Avokatise brenda afatit 30 ditor duhet te njoftoje kerkuesin, kur ai ploteson kushtet per te marre pjese ne provimin e kualifikimit duke caktuar edhe datat zhvillimit te tij, dhe sipas ne perputhje me kerkesakt e ligjit nr. 9109, date 17. 097. 2003 dhe dispozitave te ketij statutit mund te vendose perjashtimin e kerkuesit nga provimi i kualifikimit.

Neni 15
Procedura e pranimit vlen edhe per avokatet qe jane larguar vullnetarisht ose jane perjashtuar me vendim te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, te cilet kerkojne te pranohen perseri.

Neni 16
Cdo jurist qe paiset me lejen e ushtrimit te profesionit te avokatit eshte i detyruar te betohet. Betimi behet ne prani te sekretarit te dhomes perkatese, ne ambjentet e Dhomes Kombetare te Avokatise dhe ne prani te titullareve te kesaj te fundit.

Formula e betimit do te jete : “Betohem si avokat, se do te ushtroj finksionet e mia ndaj klientit dhe drejtesise me dinjitet, ndergjegje te paster, ndershmeri, pavaresi dhe humanizem”.

Neni 17
Humbja e se drejtes se ushtrimit te profesionit te avokatit.

      Avokatet e humbasin te drejten e ushtrimit te profesionit ne raste kur :

 

  • I hiqet leja per ushtrimin e profesionit te avokatit sipas rasteve te parashikuara ne ligj.
  • b. Doreheqje.

Per rastet e prashikuara ne nenin 33, paragrafi 3/a dhe b, heqia e lejes se ushtrimit te profesionit passjell edhe pavlefeshmerine e fitimit te titullit te avokatit.

Neni 18
Avokatet qe kane fituar titullin si te tille, per shkak te ushtrimit te nje profesionit tjeter privat, publik ose shtetror, e humbasin te drejten e ushtrimit te profesionit te avokatit, por ruajne te drejten e titullit te fituar.

Neni 19
Ne raste se avokati e humbet titullin si te tille, kontributi qe ka dershur me vullnetin e tij mbetet ne favor te Dhomes Kombetare te Avokatise.