KREU V ORGANET DREJTUESE TE DHKA DHE DHOMAVE TE AVOKATISE.

KREU V
ORGANET DREJTUESE TE DHKA DHE DHOMAVE TE AVOKATISE.

Neni 20
KESHILLI I PERGJITHESHEM I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE
Keshilli i Pergjitheshem eshte organi me i larte perfaqesues dhe vendimares i Dhomes Kombetare te Avokatise. Kompetencat e Keshillit te Pergjitheshem percaktohen nga neni 19 i ligjit nr. 9109, date 17. 097. 2003 dhe nga dispozitat e ketij statuti.

Neni 21
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise.
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, eshte organi ekzekutiv i cili zgjidhet nga Keshilli i Pergjitheshem dhe jepe llogari para tij.

Neni 22
Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes se Avokatise.
Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes se Avokatise, eshte organi me i larte perfaqesues dhe vendimares i cdo dhome avokatie, i cili ushtron kompetancat e tij ne baze te nenit 21 te ligjit nr. 9109, date 17. 097. 2003 dhe dispozitave te statutit.

Neni 23
Keshilli Drejtues i Dhomes se Avokatise.
Keshilli Drejtues i Dhomes se Avokatise, eshte organi me i larte ekzekutiv, i cili zgjidhet nga Keshilli i Pergjitheshem dhe jepe llogari para tij.

Neni 24
Keshilli Drejtues i Dhomes se Avokatise.
Dhoma e Avokatise eshte mbledhja e pergjitheshme e anetareve aktive dhe jo aktive te rregjistruar prane saj dhe qe ushtrojne veprimtarine brenda juridiksionit te dhomes perkatese.
Ne vendimarrje marrin pjese vetem antaret aktive. Antaret jo aktive nuk kane te drejte vote.

Neni 25
Numri minimal i cdo dhome vendoset me vndim te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.
Numri i Dhomave dhe qendra e veprimtarise se tyre caktohet me vendim te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 26
Cdo Dhome Avokatie, zgjedh cdo 4 vjet, Keshillin e Pergjitheshem te saj, i cili perbehet nga minimumi prej 5 antare.